7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Mbi 76% e kosovarëve e përdorin internetin

Më të lexuarat

Rreth 76.65% e kosovarëve mbi moshën 10 vjeçare janë të lidhur ngushtë me internetin, prej të cilëve 50.3% përdoruesve janë meshkuj dhe 49.6% janë femra, është bërë e ditur të hënën nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës ( STIKK), gjatë prezantimit të një raporti të ri mbi depërtimin dhe përdorimin e internetit në Kosovë me temë, “Kosova në përputhje me standardet globale për depërtimin dhe përdorimin e internetit”.

Po ashtu sipas këtyre të dhënave nuk vërehet një ndarje sa i përket përdorimit të internetit edhe në vendet rurale dhe urbane, ku ka një përdorim të konsiderueshëm të internetit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha se ky raport tregon për një numër të madh përdoruesish interneti në Kosovë duke mos pasur ndarje në mes të punësuarve dhe të papunësuarve.
“Raporti flet se Kosova jo vetëm që është në nivel të përdorimit të internetit në Ballkan, por është edhe më lartë se shtetet fqinje, ku kemi një popullatë e cila është e gatshme t’i adopton mënyrat më të reja te komunikimit digjital”, tha ai.
Sipas tij, edhe të papunët e përdorin internetin, i cili është një mënyrë e shkëmbimit të informatave dhe gjetjes së punës më shpejt.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, tha se në raport me rajonin Kosova ka një numër shumë më të madh përdoruesish interneti, dhe se kjo tregon për një zhvillim shumë të madh në këtë aspekt, raporton kosovalive.
“Ky studim tregon për një depërtim të lartë të internetit në Kosovë, ku 84% janë shtëpiak që do të thotë se populli kosovarë ka pasur një progres të madh gjatë kësaj periudhe kohore”, ka thënë ai.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, tha se depërtimi i internetit në Kosovë është shumë i madh në krahasim me vendet e rajonit.
“Çështja kryesore është se depërtimi i internetit në Kosovë është shumë i madh krahasuar me vendet e tjera, dhe mendoj se do të ishte mirë që në të ardhmen njerëzit të kenë qasje edhe në shërbimet publike përmes internetit”, theksoi ai.
Në prezantimin e këtij raporti u tha se rreth 76.62% e kosovarëve kanë qasje në internet, prej të cilëve rreth 73.29% e përdorin Facebook-un kurse 63.37 e përdorin Skype-n, ndërsa rreth 76% e përdorin internetin në telefon./reporteri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit