3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbi 400 shkolla në Angli marrin kërcënime për bombë, Policia: Po tallen

Më të lexuarat

Një numër shkollash anembanë Anglisë kanë marrë kërcënime tallëse për bombë që dyshohet se janë dërguar që nga SHBA-ja, njofton The Guardian.

Policia e Humberside tha se më shumë se 400 shkolla dhe kolegje në vend, përfshirë 19 në rajon kishin marrë një email ku thuhej se kishin vendosur një bombë në ndërtesë dhe se ajo do të shpërthente nëse nuk u jepnin para. hetuesit e kanë shqyrtuar emailin që dukej se e kishte origjinën në SHBA dhe mund të konfirmojnë se nuk kishte ndonjë kërcënim të dukshëm.

Tony Cockerill nga rajoni i policisë tha se “ne kemi kontaktuar me kolegët tanë të antiterrorizmit në të gjithë vendin dhe mendojmë se kërcënimet nuk janë të besueshme. ne kemi folur më të gjitha shkollat që na kanë kontaktuar dhe i siguruam ato që nuk është e nevojshme të evakuohen dhe u janë ofruar këshilla për masa sigurie.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit