3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mbi 3 milionë vdekje në botë shkaktohen nga alkooli

Më të lexuarat

Më shumë se 3 milionë vdekje në botë kanë ardhur nga konsumimi i alkoolit në vitin 2012, dhe Evropa është vendi me përqindjen më të lartë të konsumatorëve të alkoolit duke i llogaritur për kapital.

Alkooli jo vetëm që të bën të pavetëdijshëm por gjithashtu është shkak i 200 sëmundjeve duke përfshirë edhe disa lloj kanceresh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit njerëzit që konsumojnë alkool humbin vetëdijen nëse janë konsumatorë të rregullt, duke përfshirë moshat e reja.

Në vitin 2014 është zbuluar se ata që pijnë alkool janë më të predispozuar për tu infektuar me tuberkuloz dhe pneumoni.

Por truri është pjesa që preket më shumë nga pija e tepruar duke e bërë atë të pafuqishëm për veprim.

Sipas përllogaritjeve çdo person në moshën 15 vjeç ose më i madh, pi 6.2 litër alkool në vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit