Mbi gjysma e tyre e kanë humbur jetën gjatë 27 muajve të fundit.
Numri i humbjeve në radhët e personelit ushtarak amerikan gjatë luftës në Afganistan e kaloi shifrën 2 mijë. Mbi gjysma e tyre e kanë humbur jetën gjatë 27 muajve të fundit.
Shtimi i viktimave ndodhi pasi presidenti Barak Obama dërgoi mijëra trupa shtesë në Afganistan për të intensifikuar përpjekjet e NATO-s, të drejtuara nga Shtetet e Bashkura, kundër kryengritësve.
Trupat shtesë amerikane, së bashku me forcat e vendeve të tjera, po fillojnë të tërhiqen, ndërsa forcat afgane po marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi për sigurinë, para afatit të vitit 2014 kur trupat e huaja duhet të largohen nga Afganistani.
Ushtria dhe policia afgane kanë përsuar më shumë humbje në njerëz që nga fillimi i luftës në vitin 2001. Sipas statistikave mbi 6 mijë e 500 forca afgane kanë humbur jetën.
Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 13 mijë banorë civilë afganë po ashtu kanë humbur jetën./BS/kohaislame