0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbani dietë dhe nuk dobësoheni?- Ja arsyet

Më të lexuarat

A ju ka ndodhur të mbani dieta të njëpasnjëshme dhe nuk dobësoheni ashtu sic e prisnit? Dietologët thonë se ka disa shkaqe për këtë fenomen.

-Mungesa e vitaminave

Gratë që e plotësojnë dietën me vitamina shtesë kanë më pak uri sesa ato që nuk e bëjnë këtë, sipas kërkimeve të Laval University në Kanada.

Zgjidhja: Bëj një test nëse të mungon ndonjë lloj vitamine dhe drejt e në farmaci, ose kërko ushqime të pasura me atë lloj vitamine. Ato mund të jenë vitaminat B që ndihmojnë në djegien e yndyrave dhe uljen e nivelit të stresit nëse ai ka fluturuar pa kontroll.

-Masa e racioneve

Gjatë 30 viteve të fundit, përmasat mesatare të një pjate janë rritur nga 23cm në 33cm, gjë që ka ndodhur dhe me racionet. “Shumë nga ne kanë harruar si janë racionet normale” thotë dietologia skoceze Fiona Kirk.

Zgjidhja: Fiona rekomandon të përdorim racione ushqimesh me karbohidrate apo proteina jo më të mëdha sesa grushti dhe ta mbushim pjesën tjetër të pjatës me fruta dhe perime. Sigurisht duhet të përdorni pjata më të vogla që mos të ngelet më vend.

3.Bakteret e zorrëve

Bëhet fjalë për bakteret që jetojnë në sistemin tretës. Studiuesi Peter Turnbaugh i Washington University School of Medicine ka vëzhguar dy lloje bakteresh që gjenden në zorrë: bakteroidetes dhe firmikutes. Ai zbuloi që njerëzit obezë kishin një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata fillonin dietën, sasia e tyre ulej dhe rritej ajo e grupit të parë, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.

Zgjidhja: Ndërkohë që nuk është gjetur deri tani asgjë që mund të rrisë nivelet e bakteroideteve, duke rritur nivelet e baktereve në përgjithësi do rritej dhe numri i atyre që shpërbën karbohidratet. Mënyra më e mirë është të marrësh më shumë ushqime probiotike që furnizojnë nivelet e baktereve të shëndetshme që përfshijnë preshin, hudhrën dhe bananet dhe të shmangësh antibiotikët që mund t’i vrasin ato. Gjithashtu mund të marrësh një pije të përditshme probiotike si kosi.

4. Truri yt

Studiues në Universitetin e Utrecht në Holandë kanë vërtetuar që njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit, shkruan revista “Class”. Trajnerja Alyssa Abey thotë që nëse truri yt e di që po bën diçka që do të bëjë të ndihesh keq, e ndalon atë. Kështu ti do e ndjesh çdo copë torte që lë pas në raftin e ëmbëltores.

Zgjidhja: Fokusohu te arsyet pse do të humbasësh peshë dhe thuaji vetes që do e bësh. Duhet të ndalosh të shohësh njëkohësisht ëmbëltoren dhe palestrën ngjitur me të. Gjithashtu bën mirë t’i shënosh objektivat për peshën në një letër. “Unë këshilloj që të gjithë të mbajnë shënime dhe ta kontrollojnë para se të bëjnë diçka që vë në provë premtimin”, – thotë trajnerja personale V. Waters

5. Qëndroni ulur për një kohë të gjatë dhe nuk merreni me aktivitet sportiv.

6. Nuk konsumoni ujë sa duhet

7. I kapërceni proteinat- Shumë studime kanë arritur në përfundimin se proteinat përshpejtojnë dobësimin dhe forcojnë muskujt.

Provoni ujin me limon

Zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.

Të provojmë ta nisim ditën duke u fokusuar në praktika të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe ta forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën.

Mendja mund t’ju thotë se duhet ta kontrollosh emailin, ta bësh një shëtitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh këto praktika të mira të mëngjesit.

Por, nëse mund të gjesh kohë për vetëm një praktikë të thjeshtë që do të përmirësojë shëndetin, atëherë shqyrtoje edhe këtë…

Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar.

Ujë i ngrohte me limon – Dobitë shëndetësore

1. Forco imunitetin tuaj

Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

2. Balanco nivelet e pH-s

Limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik në vetvete, por brenda në trupin tonë janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet në trup pasi të metabolizohet). Ashtu si ata që ndjekin shëndetin e mirë tregojnë, një trup alkaline vërtetë është çelësi drejt shëndetit të mirë.

3. Ndihmon për humbje peshe

Limonët janë gjithashtu të pasur me fibër pectin, që ndihmojnë për të luftuar dëshirën për të ngrënë (nuk do të thuash më “po më hahet diçka”). Gjithashtu është parë në disa studime që njerëzit që mbajnë një dietë më alkaline humbin peshë më shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbarë është më lehtë që të bësh zgjedhjet e duhura më vonë gjatë ditës.

4. Ndihmon tretjen

Uji i ngrohët shërben për të stimuluar traktin gastroinestinal dhe peristalsis – valët e kontraktimeve të muskujve brenda mureve të zorrëve që shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët janë të pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në lirimin e toksinave në traktin e tretjes.

5. Shërben si diuretik natural

Lëngu i limonit ndihmon në nxjerrjen jashtë të materieve të padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje më të madhe e kështu duke ndihmuar që trakti urinar të jetë i shëndetshëm.

6. Lëkurë të pastër

Vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon që gjithashtu të kesh lëkurë të pastër.

7. Hidraton sistemin limfatik

Kjo gotë e mirësisë ndihmon që të filloni ditën i hidratuar, që ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, apo thellë dehidrohet (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej të gjitha funksionet e tij, e kjo shpien në mbledhje të helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhë. Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Kështu që nuk vërtetë nuk ke pse mos ta marrësh seriozisht gjendjen e thellë dehidratimi.

Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së ujë te ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshojë përvojën tuaj ditore. Mos u habisni nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim.

Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit