3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbajtja e kafshëve shtëpiake

Më të lexuarat

Pyetja:

Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Zoti ju shpërbleftë për këtë web që ka shumë gjëra të bukura që mëson një njeri musliman që ti largohet harameve të shumta. Ju falenderoj shumë. Kisha një pyetje rreth mbjatjes së kafshëve shtëpiake. Unë që i vogël kam pasur dashuri ndaj kafshëve si p.sh qen ose zogj në mbajtjen e tyre. Tani jam mbjatës i zogjve (papagaj), e dua të di nëse është haram ose e ndaluar mbjatja e tyre në kafaz ose a lejohet të mbaj ndonjë kafshë si kafshë shtëpiake dhe cila? Me pëlqejnë shumë kafshët dhe tani s’mund të rri pa mbajtur ndonjë kafshë shtepiake. A e kam haram këtë që bëj ndaj tyre, që kujdesem shumë për to?

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Mbajtja e qenit është e ndaluar përveç në disa raste p.sh. për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë. Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush mban një qen tjetër përveç atij që është për gjueti apo për të ruajtur bagëtinë, i pakësohen atij dy kirate prej sevapeve.” Hadithi është i saktë.  (Dijetarët nuk kanë dhënë një përkufizim të caktuar të kiratit, por në një hadith tjetër thuhet se një kirat është sa mali i Uhudit, një prej maleve në afërsi të Medinës.)

Pakësimi i sevapeve (si edhe marrja e gjynaheve) tregon se vepra që e shkakton këtë gjë është e ndaluar (haram).

Ndërsa mbatja e maceve në shtëpi është e lejuar, pasi  Ebu Hurejra r.a. mbante mace dhe Pejgamberi alejhi selam nuk ia ndaloi dhe për këtë shkak edhe e quajti Ebu Hurejre (baba i maceve).

Sa i përket mbatjes së zogjve në kafaz janë disa mendime të dijetarëve. Disa e lejojnë me kusht që këta zogj të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe disa të tjerë e ndalojnë mbatjen e zogjve për shkak se ata janë krijuar për të jetuar të lirë dhe jo të mbyllen në kafaze.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit