29 Korrik 2011
Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
Sa e sa herë kemi shpjeguar ne dhe të gjithë ata që flasin për Islamin dhe të mirat e tij se kjo fe është gjithëpërfshirëse e të gjitha poreve të jetës, dhe se islami synon që ta krijoi një individ të shëndosh, pastaj një familje të shendosh dhe më vonë edhe një shoqëri të shëndosh. E për ta formuar individin e shëndosh duhet edukuar atë që nga vegjëlia që ta ketë besimin e shendosh, moralin , etikën dhe se ai duhet ti ketë raportet e mira me qiellin lartë dhe me njerëzit poshtë në tokë. Më pyeti dikush pse djalin e madh pse nuk e ke dërguar në medrese për ta bërë hoxhë siç je vet, por në gjimnaz? Ju thash:nuk është synim i imi që djali im të bëhet hoxhë, sepse fundi fundit nuk është obligim, nuk është patjetër që ai të bëhet hoxhë. Por synim i imi është që ai të jetë mysliman i mirë dhe njeri i mirë. Që ai mos ta harroi Zotin e tij, kudo që shkon dhe çfarëdo profesioni që ndjek le ta bëj për hir të Allahut, për të përfituar ai vet dhe për ti kontribuar shoqërisë. E pastaj a bëhet politikan, biznesmen, arkitekt, polic, apo ushtar etj, krejt kjo nuk është shumë me rëndësi sa është me rëndësi që ai ta kuptoi amanetin e tij që e ka mbi supe si mysliman dhe si qytetar i këtij vendi.
Po të nderuar, ky islam synon njeri të mirë, kuadër të mirë të cilët nesër çfarëdo amaneti apo detyre nëse ja lenë, apo me të e ngarkon, nuk ke frik se ai nuk ta kryen në mënyrën më të mirë të mundshme. Sepse ai nga ana shpirtërore është përgatitur që nga vegjëlia, pastaj edhe nga ana profesionale. Ai e di vlerën e përgjegjësisë që e ka marr përsipër. Ai patjetër se do të jetë syçelë dhe shumë vigjilent për ta çuar atë amanet në vend. Ai ka parasysh fjalën e Pejgamberit Muhamed a.s. “ Secili prej jush është përgjegjës për diçka (për atë që i është besuar atij) dhe ai do të përgjigjet për atë (përgjegjësi që e ka marr)”. Andaj ai e di se për këtë përgjegjësi që e ka marr dhe që e kryen me nder shpërblehet shumë, ai përpos që merr një pagë në këtë dynja, apo ndoshta edhe një emër apo pozitë, ai merr sevapin e madh, shpërblimin e pritur nga i madhi Zot nesër në Ditën e Gjykimit.
Natyrisht se dëshira ime shumë e madhe do të ishte që unë sot të shënoj për muajin e madh e të bekuar, për Ramazanin, i cili po na vjen pas tri dite, porse situata në të cilën jemi në të kërkon solidaritetin me ngjarjen aktuale. Dua të them me fjalë tjera shkaku që më shtyu që ta shkruaj këtë temë është guximi i madh e i pa shok i vëllait tonë, tashmë të ndjerit –rahmetliut- policit ton i cili humbi jetën para dy dite duke mbrojtur vatanin e tij përball armiqve të përbetuar të këtij populli. Ai humbi jetën në rrugën më të mirë të mundshme mbrojtja e vatanit. E që është një prej parimeve për të cilat ka zbritur sheriati i Allahut. Me këtë rast po më kujtohet edhe hadithi tjetër i Pejgamberit a.s. i cili për të atillët ka thënë: “ Dy lloj sysh (dy lloj njerëzish) nuk i prek zjarri i xhehenemit. Syri i cili qan nga frika e Allahut dhe syri i cili bun në rrugë të Allahut” është fjala e ruan vinë kufitare mos do vjen armiku. Ai rri zgjuar me armë në dorë tërë natën duke ju kanosur rrezikut për jetë, dhe atë e bënë që populli i tij të jetë i sigurt, që vatani i tij të jetë i pa cenueshëm. Zjarri i xhehenemit i ka haram sytë e atij njeriu. Këtu dy hadithe na u sqaruan shumë mirë me rastin e fundit ku policia jonë tregoi trimëri të pashoqe dhe gatishmëri për të vdekur për vatan. Jam i bindur se jo vetëm Enveri, por që të gjithë policët kanë qenë në gatshëm për të vdekur sikur të ishte kërkuar nga ta, bile edhe ne bashkë me ta po të na lejohej. Gjithmonë kam thënë se kemi një polici të shkëlqyer, por kësaj radhe na u vërtetua qartë edhe në praktik. Andaj shumë ju kemi borxh kësaj policie, duhet të kujdesemi për ta e ti ruajmë si sytë e ballit. Allahu na e pastë mëshiruar Enverin, e pastë ngritur në gradën e shehidit ja rabbelalemin dhe familjes së tij sabër, durim e shpërblim.
Situata në të cilën po kalon sot vendi ynë kërkon një syçelësi nga i gjithë stafi politik, kërkon një përkrahje gjithë popullore qeverisë në vendimet e saja të marra karshi veriut të Mitrovicës sonë të dashur. E qe besa kërkon edhe përgatitje shpirtërore dhe psikologjike që nëse është nevoja duhet të vdesim, pse jo, ja për vatan ja për çka? Tashmë jemi pran një interesi madhor, një interesi shtetëror dhe gjithë kombëtarë, andaj ndarjet partiake dhe të tjera duhet lihen anash sepse po na rrezikohet vatani, duhet një mobilizim gjithë popullor. Ja vlen që një kritik ta adresojmë drejt policisë së Eulexit e cila nuk është në gjendje të bëjë atë që mundet dhe që e ka marr edhe përgjegjësi, Eulexi ka dështuar në misionin e tij. Ashtu siç ja vlen ta falënderojmë shumë Kforin Amerikan i cili tashmë ka marr kontrollin e dy pikave kufitare 1 dhe 31 në dorë. Nuk e dimë se çka do të ndodh në të ardhmen, por një gjë duhet ta dimë se mbrojtja e vatanit është obligim moral, fetar, kombëtar dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë që të na shkelet e cenohet integriteti territorial. Allahu na ndihmoftë në punë të mëdha, e na ruajt Kosovën tonë të dashur nga çdo e ligë dhe nga çdo sherr. Amin deri javën e ardhshme mirë u dëgjofshim dhe Urime muaji i Ramazanit. Agjërim të lehtë.