-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Maxhuni: 9 kosovarë të vrarë dhe 21 të arrestuar në Kumanovë

Më të lexuarat

Edhe Shefi i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se ende nuk i kanë certifikatat e atyre që kanë vdekur në Kumanovë. Sipas tij, edhe familjarët ende nuk janë informuar zyrtarisht për shkak se autoritetet maqedonase nuk japin detaje.
“Ne jemi në një situatë të pavolitshme sepse autoritet maqedonase nuk po japin detaje lidhur me këtë rast. Të vetmet informatë që e kemi marrë ka qenë ajo e verifikimit te atyre personave. Sa i përket njoftimit të familjeve, ne nuk mund të verifikojmë vdekjen e ndokujt përderisa nuk e kemi certifikatën e vdekjes së atyre personave. Ne as sot nuk i kemi certifikatat e tyre sepse Maqedonia ende nuk i ka lëshuar ato. 9 kosovarë të vrarë rezultojnë të jenë në Kumanovë dhe 21 të a arrestuar”, ka thënë Maxhuni./Indeksonline/
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit