3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mattis: Nuk do ti japim armë PKK

Më të lexuarat

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në avionin e tij ushtarak Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Metis tha se ShBA-ja nuk e ka furnizuar dhe nuk do ta furnizojë PKK-në me armë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Metis (James Mattis) takimin që pati në Londër me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) e ka vlerësuar si një takim të sinqertë, transparent dhe të dobishëm.

Deklaratat mbi takimin me Kryeministrin Binali në Londër Sekretari Metis i bëri për gazetarët që e shoqëronin atë në avionin ushtarak.

Metis tha se i kishin pranuar shqetësimet e Turqisë në lidhje me ndihmën në armatim që ShBA-ja do ti bëjë organizatës terroriste PKK/PYD, ndërsa shtoi se Amerika mbështet luftën e Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

“Nuk ka asnjë dyshim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia mund ta kapërcejnë këtë problem duke i kushtuar rëndësinë e duhur sigurisë së Turqisë, sigurisë së NATO-s dhe operacionit që vazhdon kundër organizatës terroriste DAESH”, u tha Metis për gazetarëve.

Xhejms Metis tha se nuk i kanë dhënë dhe nuk do ti japin asnjëherë armë organizatës separatiste terroriste PKK.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Metis me Kryeministrin Binali Jëlldërëm ishte takuar në Londër, ku të dy kishin shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Somalisë, organizuar nën patronazhin e Anglisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB). Në takim Metis kishte rikonfirmuar angazhimin e ShBA-ve për të mbrojtur Turqinë, aleaten e tyre në NATO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit