Rishfaqen maskat në rrugë. Banorë të zonave të Burrelit janë tmerruar pasi njerëz të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar dhe grabitur personat qe udhëtonin ne automjetet në rrugën nacionale, Burrel-Milot.
Nën kërcënimin e armës ata kanë grabitur varëse, celularë, para që udhëtarët kanë patur me vete. Grabitja më të fundit ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 12:00 në zonën Bushkash. Mësohet se policia është sinjalizuar për këto ngjarje dhe ka shoqëruar si të dyshuar 7 persona. Dyshohet se ata kane grabitur rreth 3-4 automjete te vogla dhe një furgon.
Policia e Burrelit thotë se patrullojnë vazhdimisht rrugën nacionale, por këto raste janë sporadike dhe se autoret do te përballen me ligjin, transmeton BalkanWeb
Historitë me maska nuk janë të pazakonta në Shqipëri. Pas trazirave në vitin ’97, persona të maskuar, duke përfituar nga mungesa e rendit dhe ligjit, grabisnin në akse nacionale udhëtarët që udhëtonin me automjete të ndryshme në kënde të ndryshme të vendit. /Telegrafi/kohaislame