4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Maska me domate që heq qimet e padëshiruara të fytyrës përgjithmonë

Më të lexuarat

Mund të keni tipare të mrekullueshme të fytyrës, por ka diçka që ju bën të ndjeheni keq. Qimet. Janë një ndër gjërat më të tmerrshme për një femër. Ata janë në pjesën më të dukshme të trupit dhe është e pamundur për t’i mbuluar.

Heqja e tyre mund të bëhet duke aplikuar metoda nga më të ndryshmet, por shpesh pas tyre fshihen edhe disa efekte anësore. Përveç kostos, ato mund të shkaktojnë irritim të lëkurës ose shqetësime të tjera, duke qenë se lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme.
Mund të mos ju ketë shkuar në mendje, por zgjidhjen e keni në shtëpi. Është një recetë mahnitëse me domate e cila zhduk qimet e fytyrës tuaj përgjithmonë.

Përbërësit:
2 lugë gjelle lëng domate
1 lugë gjelle xhelatinë pluhur
1 lugë gjelle qumësht
2-3 pika mjaltë

Përgatitja dhe aplikimi:
Shtrydhni një domate derisa të nxirrni 2 lugë gjelle lëng prej saj. Hidhini në një enë të vogël sëbashku me xhelatinën dhe një lugë qumësht. Për të shkrirë plotësisht xhelatinën duhet të hidhni pak ujë të nxehtë në një enë të madhe dhe të vendosni mbi të tasin me përzierjen me domate dhe xhelatinë. Shtoni 2-3 pika mjaltë dhe më pas përziejini mirë. Aplikojeni maskën në zonat ku keni qime me anë të  një furçe. Lëreni maskën të thahet pë 5-10 minuta. Pastaj hiqeni atë ngadalë. Lajeni fytyrën në fund me ujë të ngrohtë.
E mira është se kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, jo vetëm që do të heqë qimet e padëshiruara, por do të bëjë gjithashtu lëkurën tuaj të butë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit