4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mashtruesi “Burdush” dënohet me burg, i ndalohet veprimtaria

Më të lexuarat

Hysri Peqani, një magjistar dhe mashtrues, i njohur si “Burdushi” është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Gjykata e shkallës së pare e ka gjetur fajtorë ‘Burdushi’-n për veprën penale të mashtrimit, aktakuzë kjo e vitit 2015.

“Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

Sipas kësaj aktakuzës Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit