0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

MASHTRIMET E SHEJTANIT (Satanait)

Më të lexuarat

Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

MASHTRIMET E SHEJTANIT(Satanait)


Dr. Omer El-Eshkar

Botuar nga: SHB SIRA
Të gjitha të drejtat e këtij libri i takojnë botuesit

Permbajtja

ARMIQËSIA MES NJERIUT DHE SHEJTANIT

SHKAQET E ARMIQËSISË, HISTORIA DHE ASHPËRSIA E SAJ
QORTIMI I ALL-LLAHUT NDAJ SHEJTANIT

QËLLIMET E SHEJTANIT
QËLLIMI I LARGËT I TIJ
QËLLIMET E TIJA TË AFËRTA
HUDHJA E NJERËZVE NË SHIRK (IDHUJTARI) DHE MOSBESIM:
HUDHJA E TYRE NË MËKATE DHE MOSBINDJE:
HEDHJA E TYRE NË BIDATE – RISI NË FE;
PENGIMI I NJERËZVE NGA BINDJA NDAJ ALL-LLAHUT:
PRISHJA E ADHURIMIT:
SHEJTANI SHTYNË NJERIUN QË TË KALOJË PARA ATIJ QË ËSHTË DUKE FALË NAMAZRESPEKTIMI I SHEJTANIT ËSHTË KUNDËRSHTIM I ALL-LLAHUT
PËRFUNDIMI

DËMTIMI FIZIK DHE SHPIRTËROR

SHEJTANI SULMOI MUHAMMEDIN S.A.V.S
ËNDËRRIMI ËSHTË PREJ SHEJTANIT
DJEGIA E SHTËPIVE ME ZJARRË:
PREKJA E NJERIUT NGA SHEJTANI NË MOMENTIN E VDEKJES
SHEJTANI DËMTON FËMIUN E POSALINDUR
KOLERA ËSHTË SËMUNDJE NGA XHINDËT

DISA SËMUNDJE TË TJERA
SHEJTANI SHOQËRON NJERËZIT NË USHQIMIN, PIRJEN DHE SHTËPITË E TYRE:
KOMANDANTI I BETEJËS NË KONFLIKTIN MES BOTËS SË XHINDËVE DHE BOTËS NJERËZORE

USHTRIA E SHEJTANIT JANË NGA XHINDËT DHE NGA NJERËZIT
ÇDO NJERI KA NJË SHOQËRUES
KURTHA DHE POSHTËRIMI QË U BËN AI MIQËVE TË TIJ

METODAT E SHEJTANIT NË HUMBJEN E NJERIUT

1- UA ZBUKURON TË KOTËN:
SHQUARJA E GJËRAVE TË NDALUARA ME EMRA TË BUKUR:
2- EL-IFRAT VET-TEFRIT – MANGËSIMI DHE TEPRIMI:
3- LARGIMI I NJERËZVE NGA PUNA DHE HUDHJA E TYRE NË SHPRESIME DHE PËRTACI:
4- PREMTIMI DHE SHPRESIMI I TIJ:
5- PARAQITJA E SHEJTANIT SI KËSHILLTAR I NJERIUT:
6- SHEJTANI PASON HAPA TË NJËPASNJËSHËM DERI NË DEVIJIMIN E NJERIUT:
7- AI E BËN NJERIUN TË HARROJ ATË QË I BËN MIRË DHE QË ËSHTË NË INTERES TË TIJ:
8- FRIKËSIMI I BESIMATRËVE PËRMES ITHTARËVE TË TIJ:
9- HYRJA E SHEJTANIT NË SHPIRTË TË NJERIUT PËRMES DERËS TË CILËN AI E PËLQEN DHE E DO
10- PARAQITJA E DYSHIMEVE
11-14- ALKOOLI, BIXHOZI, IDHUJTË DHE FALLI
KËRKIMI I NJOHJES SË PËRCAKTIMEVE PËRMES FALLIT

15- ES-SIHRU – MAGJIA
A ËSHTË MAGJIA REALITET?
MAGJIA QË I BËN JAHUDITË MUHAMMEDIT SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM
16- DOBËSIA E NJERIUT
17- GRATË DHE DASHURIA PËR KËTË BOTË:
18- MUZIKA DHE KËNGËT:
ZILJA ËSHTË MUZIKA E SHEJTANIT:
19- PËRTACIA E MUSLIMANËVE NË REALIZIMIN E ASAJ ME TË CILËN JANË URDHËRUAR

SI ARRINË SHEJTANI TË PËSHPËRITË NË SHPIRTIN E NJERIUT?

VESVESJA-PËSHPËRITJA

ARMËT E BESIMTARIT NË LUFTËN KUNDËR SHEJTANIT

RUAJTJA DHE PËRGATITJA

PËRMBAJTJA E KUR’ANIT DHE SUNNETIT
STREHIMI TEK ALL-LLAHU DHE MBROJTJA ME TE
VENDET E KËRKIMIT TË STREHIMIT
KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATË HYRJES NË NEVOJTORE
KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU ME RASTIN E HIDHËRIMIT
KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATË MARRËDHËNIEVE SEKSUALE
KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATË ZBRITJES NË NDONJË LUGINË APO GJATË HYRJES NË SHTËPI
KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU NGA SHEJTANI GJATË PËLLITJES SË GOMARIT
KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU NË FILLIM TË LEXIMIT TË KUR’ANIT
KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU PËR FËMIJËT DHE FAMILJEN
SURET KUR’ANORE MË TË MIRA ME TË CILAT KËRKOHET STREHIM

SI VEPRON ME SHEJTANIN KUR T’I HIJESHON MËKATET
TË MARRURIT ME PËRKUJTIMIN E ALL-LLAHUT
NDJEKJA E XHEMAATIT TË MUSLIMANËVE

ZBULIMI I PLANEVE DHE I GJUEJTJEVE TË SHEJTANIT
KUNDËRSHTIMI I SHEJTANIT
BARTËSIT E SHEJTANËVE-.
NGUTËSIA ËSHTË PREJ SHEJTANIT
KOTJA:
TEVBEJA DHE ISTIGFARI (PENDIMI DHE KËRKIMI I FALJES)
LARGIMI I PAQARTËSIVE DHE DYSHIMEVE TË CILAT I FUTË SHEJTANI NË SHPIRTRA
SHPIRTI NJERËZOR NË FUSHBETEJËN E KONFLIKTIT

ARMIQËSIA MES NJERIUT DHE SHEJTANIT

SHKAQET E ARMIQËSISË, HISTORIA DHE ASHPËRSIA E SAJ

Armiqësia në mes njeriut dhe shejtanit është më rrenjë të thella, historia e saj kthehet në ditën në të cilën All-llahu krijoi Ademin ende pa i dhuruar shpirtin. Transmetoi Muslimi nga Enesi radiAllllahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur All-llahu e krijoi trupin e Ademit në Xhennet, e la ashtu një kohë sa Ai dëshiroi, Iblisi filloi t’i afrohet e të shikojë se ç’është ai, kur e pa se është i zbrazët, e kuptoi se është një krijesë labile”.

Kur All-llahu i dhuroi Ademit shpirtin dhe i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde atij, Iblisi adhuronte All-llahun me melekët e qiellit, kështu që ky urdhër e përfshiu edhe atë, por ai e pa vetën të madh, bëri mendjemadhësi dhe refuzoi t’i bëjë sexhde atij: “Tha (Iblisi): “Unë jam më i mirë se ai, mua më krijove nga zjarri, kurse ate nga balta” (El-A’raf: 12).
Kur babai ynë Ademi (alejhis-selam) i hapi sytë, gjeti para vetës respektin më të lartë, ai i gjeti melekët duke i bërë sexhde, por ai gjeti edhe një armik të rrezikshëm, i cili i kërcënohet atij dhe pasardhësve të tij që t’i shkatërrojë dhe t’i devijojë.

Pas kësaj All-llahu e largoi Iblisin nga Xhenneti i përhershëm si shkak i mendjemadhësisë së tij dhe i premtoi se do ta lë të gjallë deri në Ditën e Kijametit: “Tha (Iblisi): “Më jep afat deri në Ditën e ringjalljes së tyre”. I tha (All-llahu): “Ti tash më je nga ata që iu është dhënë afati” (El A’rafë: 14-15). Ky i mallkuar u betua se do t’i devijojë bijtë e Ademit: “Tha (Iblisi): “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)” (El-A’rafë:16-17).

Kjo fjalë sqaron masën e mundit të tij që ai shpenzon në devijimin e njerëzimit, ai u del para atyre nga çdo rrugë, nga e djathta e nga e majta, para dhe prapa; dmth nga të gjitha anët. Tha Zemhasheriu duke komentuar këtë ajet: “Pastaj do t’u vijë atyre nga të katër anët, nga të cilat anë në të shumtën e rasteve vjen armiku dhe ky është shembull i pëshpëritjes së tij dhe i zbukurimit të punës së tyre sa të ketë mundësi, sikurse thuhet në fjalën e All-llahut: “Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri ata…” (El-Isra: 64).

QORTIMI I ALL-LLAHUT NDAJ SHEJTANIT

Kur’ani në shumë vende na tërhoqi vëmendjen ndaj shejtanit si shkak i trazirës dhe zotësisë së madhe të tij në devijim dhe nxitje të vazhdueshme: “O bijtë e Ademit, ruanu mos t’ju sprovojë shejtani juve…” (El-A’rafë: 27), “Shejtani vërtetë është armik i juaji, pra merrne edhe ju atë armik” (Fatir: 6), “Ai që e merr shejtanin për dashamirë përveç All-llahut, ka dështu me dështim të qartë” (En-Nisa: 119).

Armiqësia e shejtanit nuk ndryshon dhe nuk merr fund; sepse sipas tij shkak i largimit të tij nga Xhenneti dhe shkak i mallkimit të tij është njeriu (Ademi), kështu që ai dëshiron në çdo mënyrë të hakmirret kundër Ademit dhe pasardhësve të tij: “Tha (Iblisi): “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në Ditën e Kijametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice” (El-Isra: 62).

Disa njerëz i kanë dhënë shumë rëndësi të metave dhe mëkateve të shpirtit, por nuk i kushtuan kujdes të madh njohjes së këtij armiku të palodhshëm.

QËLLIMET E SHEJTANIT

QËLLIMI I LARGËT I TIJ

Shejtani nxiton vetëm për një qëllim të fundit të tij, ai është hudhja e njeriut në Xhehennem dhe pengimi nga hyrja në Xhennet: “Ai (shejtani) fton partinë e tij që të jenë nga banorët e zjarrit të fortë” (Fatir: 6).

QËLLIMET E TIJA TË AFËRTA

Ky ishte qëllimi i tij i largët, kurse qëllimet e tija të afërme janë të shumta, nga ato:

HUDHJA E NJERËZVE NË SHIRK (IDHUJTARI) DHE MOSBESIM:

Duke i thirrur kështu që të adhurojnë tjetër kë përveç All-llahut, të bëjnë mosbesim dhe të mohojnë sheriatin (Ligjin) e Tij: “Sikur shembulli i shejtanit kur i tha njeriut: Moho! Kur ai mohoi (besimin në All-llahun) i tha: Unë jam i pastër prej teje..” (El-Hashr: 16). Transmeton Muslimi nga Ijjad Ibni Himari radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem mbajti me një rast një fjalim, e tha: “O ju njerëz, All-llahu më urdhëroi t’ju mësojë atë që nuk dini nga ajo që më mësojë në këtë ditë: Çdo pasuri që i dhurova robit tim është për të hallall (njerëzit nuk mund të bëjnë pasurinë e All-llahut haram përveç asaj që Ai vetë e ndaloi), Unë i krijova robërit e Mi të pastër (në fenë Islame, të pastër nga mëkatet) në përgjithësi, pastaj u
erdhën shejtanët dhe i larguan nga feja e tyre, u ndaluan atyre çka Unë u lejova dhe i urdhëruan të më bëjnë shok Mua çfarë Unë fare nuk u shpalla”.

HUDHJA E TYRE NË MËKATE DHE MOSBINDJE:

Nëse shejtani nuk arrinë t’i hedhë njerëzit në shirk dhe kufër, nuk e humbë shpresën, por është i kënaqur që t’i hedhë në mëkate dhe mosbindje e kështu të mbjellë mes tyre armiqësinë dhe urrejtjen. Transmeton Tirmidhiu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Vëni re, shejtani ka humbur shpresën përgjithmonë që të adhurohet në këtë vend tuajin (Mekkën dhe Medinen, apo në Gadishullin Arabik), por atij do t’i bëhet respekt me vepra që ju do t’i urreni, kurse ai do të jetë i kënaqur me atë”. Po ashtu Muslimi transmeton nga Xhabiri radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Shejtani ka humbur shpresën që ta adhurojnë falësit (namazlitë) në Gadishullin Arabik, por atij i mjafton që t’ju nxitë kundër njëri-thetrit”. Dmth. hedhjen e armiqësisë dhe urrejtjes në mes tyre dhe në sulmimet kundër njëri-tjetrit, sikurse thotë All-llahu: “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)” (El-Maide: 91).
Ai urdhëron çdo të keqe: “Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e imoralitet, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini” (El-Bekare:169).
Përfundimisht mund të themi se:
Çdo adhurim i dashur për All-llahun, është i urrejtur për shejtanin dhe çdo mëkat i urrejtur për All-llahun, është i dashur për shejtanin.

HEDHJA E TYRE NË BIDATE – RISI NË FE;

Kjo gjë është më e dashur për shejtanin sesa mëkatet dhe moskryerja e urdhërave; sepse risia dëmton vetë fenë. Tha Sufjan Eth-Thevriu: “Bidati (risia në fe) është më i dashur te shejtani sesa mëkati; sepse për mëkatin njeriu mund të pendohet, kurse për bidatin nuk do të pendohet (sepse ai që bën bidate është i bindur se ajo është feja e vërtetë)”.

PENGIMI I NJERËZVE NGA BINDJA NDAJ ALL-LLAHUT:

Shejtani nuk mjafton vetëm me thirrjen e njerëzve në shirk, kufr dhe mëkate, por i pengon ata edhe nga veprimi i veprave të mira, nuk e lë asnjë rrugë të mirë të cilën njeriu e ndjek përveçse ai i del në pritë, mundohet ta pengojë dhe ta largojë nga ajo rrugë. Transmeton Sibretu Ibni Ebi Fakih se tha: “Dëgjova të dërguarin e All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë:
“Shejtani i ka zënë pritën birit të Ademit në të gjitha rrugët e tij, i ka zënë pritën atij në rrugën e Islamit, e i tha: A e pranon Islamin dhe kështu e hedhë fenë tënde dhe fenë e paraardhësve?! Njeriu (ai që pranoi Islamin) e kundërshtoi atë dhe e pranoi Islamin. Pastaj shejtani i zuri pritën atij në rrugën e emigrimit (Hixhretit), e i tha: A emigron dhe kështu e lenë tokën dhe nënqiellin tënd? Shembulli i emigruesit është sikurse kali i lidhur për shtylle (që nuk mund të ikë se është i lidhur). Ai e refuzoi atë dhe emigroi. Pastaj shejtani i zuri pritën atij në rrugën e Xhihadit, e i tha: A lufton, e shpenzon shpirtin e pasurinë, lufton dhe vritesh dhe pastaj gruaja jote martohet e pasuria jote ndahet?! Ai e refuzoi atë dhe luftoi. Ai i cili i vepron të gjitha këto, është hak për All-llahun që ta dërgojë atë në Xhennet, si dhe ai që vritet, është hak për All-llahun që ta dërgojë në Xhennet, si dhe ai që fundoset, është hak për Allllahun që ta dërgojë në Xhennet dhe ate që e godet shtaza e tij, është hak për All-llahun që ta shtijë në Xhennet”.
Këtë e vërteton edhe fjala e All-llahut në gjuhën e shejtanit, i cili tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)” (El-A’rafë: 16-17).

Ibni Abbasi e komentoi “rrugën” e përmendur në këtë ajet si: feja e qartë. Kurse Ibni Mes’udi tha se është: Libri i All-llahut. Ndërsa Xhabiri tha se është: Islami. Muxhahidi tha se është: E vërteta. Pra, shejtani nuk lë asnjë rrugë nga rrugët e mira përveçse mundohet t’i largojë njerëzit nga ajo.

PRISHJA E ADHURIMIT:

Kur shejtani nuk arrinë që t’i pengojë njerëzit në kryerjen e ibadeteve (adhurimeve ndaj Zotit), mundohet që së paku t’ua prishë ato, që kështu mos t’i arrijnë shpërblimet dhe sevapet, sikurse transmetohet se Sahabiu Othman Ibni Ebil-As radiAll-llahu anhu, erdhi te Muhammedi sal-lAllllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Shejtani më ndërhyri në namazin dhe leximin tim, mundohej të ma përziej ate”.
Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ai është një shejtan që quhet: Hinzib, kur ta ndiesh prezencen e tij, kërko strehim tek All-llahu nga ai dhe pështyj në të majtë tri herë”. Tha (Sahabiu): Unë veprova sikurse me tha ai dhe All-llahu ma largojë ate”.
Kur njeriu fillon të falet, i afrohet shejtani dhe fillon t’i pëshpëritë, ta pengojë në adhurimin e tij ndaj All-llahut dhe i përkujton problemet e kësaj bote, sikurse transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur të thirret ezani për namaz, ikë shejtani duke lëshuar një bërtimë që mos ta dëgjoj ezanin, e kur të përfundojë ezani, kthehet, pastaj kur të bëhet ikameti për namaz, ikë prap, pastaj afrohet dhe i ndërhynë në mendimet e tij, i thotë: përkujto këtë, përkujto atë, nga ato çështje që nuk i kujtoheshin derisa në fund nuk e di njeriu se sa reqate i fali”.

SHEJTANI SHTYNË NJERIUN QË TË KALOJË PARA ATIJ QË ËSHTË
DUKE FALË NAMAZ:

Tha Ebu Salih Es-Semman: “E pashë Ebu Seid El-Huderijjin në ditën e xhuma duke u falur, para vetës kishte vendosur diç që mos t’i kalojnë njerëzit para, një djalosh nga fisi Benu Ebu Muit tentoi të kalojë para duarve të tij, Ebu Seidi e shtyu në gjoksin e tij, djaloshi shikoi të kalojë nga ndonjë anë por nuk gjeti vend tjetër veçse të kalojë para duarve të tij, kështu që tentoi të kalojë prap, por Ebu Seidi e shtye edhe më fortë se herën e parë, ai u godit nga Ebu Seidi, pastaj ai hyri te Mervani dhe u ankua nga ajo që i ndodhi, menjëherë pas tij hyri tek ai edhe Ebu Seidi, Mervani i tha: Çfarë ke ti me djalin e vëllait tënd, o Ebu Seid? Tha: E dëgjova Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kur dikush nga ju është duke u falur para ndonjë gjëje që e mbron nga njerëzit dhe dikush dëshiron të kalojë para duarve të tij, le ta shtyjë, e nëse ai refuzon të
largohet, le ta luftojë sepse ai është shejtan”. Qëllimi me fjalën “ai është shejtan” është se: veprimi i tij është veprim i shejtanit, sikurse tha Ibni Haxher El-Askalani.
Ibni Haxheri përmendi edhe një mundësi tjetër më të vërtetë të komentimit të kësaj thënie, ai tha: “Kuptimi i saj mund të jetë: ai që e nxiti të bëjë atë vepër është shejtani, kështu u tha edhe në transmetimin e El-Ismailiut: “…sepse me të është shejtani”, po kështu transmetoi edhe Muslimi nga Ibni Omeri”.

RESPEKTIMI I SHEJTANIT ËSHTË KUNDËRSHTIM I ALL-LLAHUT

Thotë All-llahu: “Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu” (En-Nisa: 117-118). Kushdo që adhuron dike tjetër përveç All-llahut, siç janë idhujtë, dielli, hëna, dëshira personale (epshi), njeriu, ide (në kundërshtim me Islamin), është adhurues i shejtanit, pa marrë parasyshë a e pranon këtë apo e refuzon; sepse shejtani është ai që i urdhëroi dhe ua hijeshoi ato vepra, për këtë arsye ata që adhurojnë melekët, në realitet adhurojnë shejtanin: “Dhe, (përkujto) Ditën kur All-llahu i tubon të gjithë ata e pastaj melekëve u thotë: “A këta ishin që vetëm juve u adhuronin? “Ata (melekët) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Ata në realitet adhuronin xhindët (shejtanët dhe xhinët) dhe shumica e tyre u besonin atyre” (Sebe’ë: 40-41) Dmth. se melekët nuk i urdhëruan të veprojnë ashtu, por shejtanët i urdhëruan që t’i adhurojnë ata, sikurse i urdhëruan edhe idhujtarët t’i adhurojnë idhujtë, prapa të cilëve fshiheshin shejtanët.

PËRFUNDIMI:

Nga kjo mund të përfundojmë se shejtani urdhëron çdo të keqe, nxitë në të dhe largon nga çdo e mirë, sikurse thotë All-llahu: “Shejtani ju premton varfëri (ju frikëson me varfëri) dhe ju urdhëron të bëni imoralitete (çdo gjë të keqe), kurse All-llahu ju premton falje dhe mirësi nga Ai…” (El- Bekare: 268), ai i frikëson njerëzit me varfëri, e u thotë: nëse ju shpenzoni pasurinë tuaj në rrugën e All-llahut, do të varfëroheni, kurse “imoraliteti” me të cilin ai na urdhëron është çdo vepër e keqe, sikurse koprracia, prostitucioni, etj.

DËMTIMI FIZIK DHE SHPIRTËROR:

Ashtu sikurse mundohet shejtani ta humbë njeriun përmes mosbesimit dhe mëkateve, ashtu mundohet edhe ta dëmtoi atë fizikisht dhe shpirtërisht. Më poshtë do të paraqesim diçka nga ajo që dimë rreth këtij dëmtimi:

SHEJTANI SULMOI MUHAMMEDIN S.A.V.S:

Më parë përmendëm hadithin në të cilin na lajmëron Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem se shejtani e sulmoi atë dhe deshi t’ia hedhë një shkëndijë të zjarrtë në fytyrën e tij.

ËNDËRRIMI ËSHTË PREJ SHEJTANIT

Shejtani ka mundësi t’i paraqesë njeriut në gjumë ëndërra të këqija, të cilat e tronditin dhe e lodhin atë, me qëllim që ta pikëlloi dhe ta mundoi atë. Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmëroi se ëndërrat të cilat njeriu i përjeton në
gjumë janë tri lloje. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se ai tha: “Ëndërrat janë tri lloje:
Përgëzim prej All-llahut, të folur të shpirtit (ajo që e mundon shpirtin e njeriut) dhe frikësim i shejtanit”.
Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Seid El-Huderijji radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sallAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë “Kur ndonjëri nga ju sheh ëndërr të cilën e do, ajo është nga All-llahu, prandaj le ta falënderojë All-llahun për të dhe le ta rrëfejë atë, e nëse sheh diç tjetër që e urren, ajo është nga shejtani, prandaj le të kërkojë strehim tek All-llahu nga sherri i saj dhe mos t’ia përmendë atë askujt, sepse kështu ajo nuk i bën dëm”.

DJEGIA E SHTËPIVE ME ZJARRË:

Ai mund ta bëj këtë me ndihmën e disa shtazëve të cilat i nxitë që ta bëjnë këtë, sikurse transmeton Ebu Davudi se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur të bini në gjumë, fikni llampat tuaja, sepse shejtani e udhëzon miun te llampa dhe kështu ju djegë”.

PREKJA E NJERIUT NGA SHEJTANI NË MOMENTIN E VDEKJES:

Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem shumë herë kërkonte strehim tek All-llahu nga kjo gjë, e thoshte: “O Zot, tek Ti kërkoj strehim nga rrëzimi (prej ndonjë naltësie), shkatërrimi (rënia e diçkaje mbi të), fundosja, zjarri dhe te Ti kërkoj strehim nga prekja (turbullira) e shejtanit në momentin e vdekjes, po ashtu te Ti kërkoj strehim që të vdes duke qenë dezertues nga rruga Jote dhe te Ti kërkoj strehim që të vdes i helmuar (nga gjarpëri, akrepi, etj)”.

SHEJTANI DËMTON FËMIUN E POSALINDUR:

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çdo fëmijë e prekë shejtani në ditën që e lindë nëna e tij përveç Merjemes dhe birit të saj”.
Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çdo fëmijë kur ai lind, e therrë shejtani në të dy anët e tij me gisht, përveç Isaun të birin e Merjemes (nuk pat mundësi ta prek), shkoi që ta therri por ai therri vetëm mbulesën”.

Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk ka asnjë fëmijë që lindë përveçse shejtani e prekë atë, kështu që e ngritë zërin (duke qajtur) nga prekja e shejtanit, nga kjo shpëtuan vetëm Merjemja dhe biri i saj”. Shkak për mbrojtjen e Merjemes dhe birit të saj (Isaut alejhis-selam) nga shejtani është përgjigjja e All-llahut ndaj lutjes së nënës së Merjemes (gruaja e Imranit) kur e lindi ate: “…e atë (Merjemen) dhe pasardhësit e saj (Isaun alejhis-selam) po t’i lë Ty në mbrojtje prej shejtanit të mallkuar” (Ali Imran: 36). Për këtë arsye Ebu Hurejre kur e përmendi hadithin e sipërm, e lexoi këtë ajet. Pasi që nëna e Merjemes (alejhas-selam) ishte e sinqertë në këtë lutje të saj, All-llahu iu përgjigj lutjes së saj dhe i mbrojti Merjemen dhe të birin e saj, Isaun (alejhis-selam), nga shejtani i mallkuar. Prej atyre që po ashtu i mbrojti All-llahu prej shejtanit është Ammar Ibni Jasiri, sikurse transmeton Buhariu se Ebud-Derdai radiAll-llahu anhu e pyeti Alkamen, i cili ishte nga banorët e Kufes, e i tha: “A është në mesin tuaj ai që e strehoi All-llahu prej shejtanit në gjuhën e profetit të Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem? “Tha Mugire: “Atë që e strehoi All-llahu prej shejtanit me gjuhën e profetit të Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, ka për qëllim Ammarin”.

KOLERA ËSHTË SËMUNDJE NGA XHINDËT:

I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmëroi se: “Zhdukja e ummetit të tij është me therrje dhe kolerë; si shkak i prekjes së armiqëve tuaj në mesin e xhindëve, dhe që të dyja janë dëshmorësi (në shkallën e dëshmorit)”. Kurse Hakimi transmeton se Muhammedi sallAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kolera është prekje e armiqëve tuaj në mesin e xhindëve, nëse ajo ju ndodhë për ju është dëshmorësi (në shkallën e dëshmorëve)”. Ndoshta sëmundja e cila e kaploi profetin e All-llahut, Ejubin (alejhis-selam), ishte nga xhindët, sikurse thotë All-llahu: “Përkujto edhe robin Tonë Ejjubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Shejtani më ka goditur me mundim e dhimbje!”. (El-Enbija: 83)

DISA SËMUNDJE TË TJERA:

I tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem një gruaje që ishte me menstruacione, kjo ishte Himnetu Bintu Xhahsh: “Ai është shqelmim nga shqelmimet e shejtanit”. (Ebu Davudi dhe Nesaiu).

SHEJTANI SHOQËRON NJERËZIT NË USHQIMIN, PIRJEN DHE SHTËPITË E TYRE:

Prej dëmeve që i bën shejtani njeriut është edhe ajo se e sulmon atë në ushqimin e pijen e tij, kështu që e shoqëron në të, si dhe e shoqëron në shtëpinë e tij, por kjo ndodhë vetëm nëse njeriu harron përmendjen e All-llahut dhe udhëzimin e Tij, kurse nëse i përmbahet udhëzimit me të cilin na udhëzoi All-llahu dhe nuk harron përmendjen e All-llahut, atëherë shejtani nuk gjenë kurrfarë rruge deri te pasuritë dhe shtëpitë tona.

Shejtanit nuk i lejohet ushqimi ynë përveç nëse e ngrëmë atë pa thënë bismil-lahin, e nëse kjo thuhet, ai ushqim është i ndaluar për të. Transmeton Muslimi nga Hudhejfe radiAll-llahu anhu se tha: “Kur ne uleshim pranë ushqimit në prezencën e Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, nuk i vinim duart tona para se të fillojë i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe kur ai fillonte edhe ne fillonim pas tij. Me një rast ishim pranë ushqimit, në atë moment erdhi një robëreshë sikurse të jetë e shtyer nga dikush, shkoi dhe deshi të marrë ushqim, i Dërguari i Allllahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i kapi dorën e saj, pastaj erdhi një beduin sikurse ishte duke e shtyer dikush, edhe këtij i kapi dorën”. Pastaj u tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Shejtanit i lejohet ushqimi gjatë ngrënies së atij i cili nuk e ka përmendur emrin e All-llahut, shejtani është ai që erdhi me këtë robëresh që t’i bëhet ushqimi i lejuar, për këtë arsye unë i kappa dorën, pastaj erdhë shejtani me këtë beduin që t’i bëhet ushqimi i lejuar, për këtë arsye edhe këtij i kapa dorën. Betohem në Atë që shpirti im është në dorën e Tij, dora e shejtanit ishte me dorën e saj dhe bashkë me dorën time”.

I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na urdhëroi që t’i ruajmë pasuritë tona nga shejtani duke i mbyllur dyert, duke i mbuluar enët dhe duke përmendur emrin e All-llahut; sepse këto i mbrojnë ato prej shejtanit. Transmeton Muslimi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Mbyllni dyert,
perrmendeni emrin e Allllahut, sepse shejtani nuk hapë nje derë të mbyllur dhe mbuloni tengjerët, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni enët tuaja, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni ato qoftë edhe me diç të hollë dhe fikni llampat tuaja”. Shejtani pinë ujë me njeriun nëse ai e pinë atë në këmbë. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e pa një njeri duke pirë në këmbë, e i tha: “Vjelle”. Ai tha: “Pse!” I tha: “A gëzohesh që me ty të pijë maca?” Tha: “Jo”. Tha: “Me ty ka pirë ai që është më i keq se maca, ai është shejtani”. Që ta përzesh shejtanin nga shtëpia, mos e harro përmendjen e All-llahut gjatë hyrjes në shtëpi, i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na udhëzoi në këtë kur tha: “Kur njeriu hynë në shtëpinë e tij dhe përmend All-llahun gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies së tij, thotë shejtani: Nuk ka qëndrim (bujtje) e as darkë për ju. E nëse ai gjatë hyrjes në shtëpi nuk e përmend All-llahun, thotë shejtani: E arritët fjetjën, e nëse nuk e përmend All-llahun edhe gjatë ushqimit të tij, ai thotë: E arritët fjetjën dhe e arritët darkën”.

KOMANDANTI I BETEJËS NË KONFLIKTIN MES BOTËS SË XHINDËVE
DHE BOTËS NJERËZORE

Iblisi është ai i cili e pregatitë planin dhe e udhëheqë betejën kundër njerëzimit, nga baza e tij i dërgon ushtritë në drejtime të ndryshme, pastaj ai përcakton takime në të cilat diskuton me ushtrinë e tij për rezultatet që kanë arritur dhe i lavdëron ata që kanë patur sukses në humbjen dhe hudhjen e njerëzve në trazira.
Transmeton Muslimi nga Xhabiri radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sellem tha: “Vërtetë Iblisi e vë fronin e tij mbi ujë, pastaj i dërgon ushtritë e tij dhe më i afërmi tek ai është ai që më së shumti bën trazira (fitne), dikush nga ata i thotë: Bëra kështu e kështu, i thotë: Ti nuk ke bërë asgjë. Pastaj dikush tjetër i thotë: Unë nuk iu largova njeriut përderisa nuk e ndava me gruan e tij. Këtë shejtan e afron Iblisi afër vete dhe i thotë: Eh, ti je ai (që meriton të jesh më i
afërmi)”.
Po ashtu Muslimi transmeton nga Ebu Seidi radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha Ibni Saidit kur e takoi në një rrugë të Medinës (Muhammedi alejhis-selam dyshonte se ky është vetë Dexhxhalli): Tha: “Çfarë sheh”? Tha: “E shoh një fron mbi ujë”. Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ti e sheh fronin e Iblisit mbi det”.
Shejtani ka zotësi dhe praktikë të gjërë e të lashtë në humbjen e njerëzve, për këtë arsye ai është i përpiktë në vënien e planeve të tij, si dhe në vënien e kurthave dhe mashtrimeve të tij, sepse ai jeton që prej krijimit të njeriut të parë e deri më sot dhe do të jetojë deri në Ditën e Kijametit: “Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat deri në Ditën e ringjalljes së tyre”. I tha (All-llahu): “Ty veç të është dhënë afati deri në Ditën e kohës së njohur (Ditën e Kijametit)” (El-Hixhr: 36-38).
Shejtani është gjithmonë në veprim të sherrit, mu ashtu sikurse u betua dhe asnjëherë nuk ndalet e as nuk lodhet. Tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Tha shejtani: Betohem në fuqinë dhe madhërinë Tënde o Zot, unë nuk do të ndalem duke i mashtruar robërit e Tu përderisa janë shpirtrat në trupin e tyre. All-llahu i tha: Betohem në fuqinë dhe madhërinë Time, Unë nuk do të ndalem duke ua falur atyre sa herë që kërkojnë falje prej Meje”.

USHTRIA E SHEJTANIT JANË NGA XHINDËT DHE NGA NJERËZIT

Shejtani ka dy grupe të ushtrive: një grup nga xhindët dhe një grup nga njerëzit. Më parë paraqitëm hadithin në të cilin Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem se tha shejtani i dërgon ushtritë e tij që t’i devijoj njerëzit, kurse në Kur’an thuhet: “Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri ata…” (El-Isra: 64).
Ushtria e tij sulmojnë me këmbësori dhe me kalorës, i dërgon ai ata te njerëzit që t’i nxisin në sherr: “A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar shejtanët kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pa ndërprerë në vepra të këqija” (Merjem: 83).

ÇDO NJERI KA NJË SHEJTAN SHOQËRUES:

Çdo njeri ka një shejtan i cili e shoqëron gjithmonë dhe nuk ndahet prej tij, sikurse thuhet në hadithin të cilin e transmeton Muslimi nga Aishja radiAll-llahu anha, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem një natë doli nga dhoma e saj, tha ajo: “Pata smirë ndaj tij, ai u kthye që të shikoj se çfarë do të veprojë, e tha: “Ç’është me ty, oj Aishe?” I thashë: “Për çfarë arsye të mos ketë smirë ndaj teje një grua sikurse unë? Ai tha: “A të erdhi shejtani yt”. Tha Aishja: O i Dërguar i All-llahut, a me mua ka ndonjë shejtan? Tha: “Po”. I thashë: Dhe me çdo njeri ka një shejtan? Tha: “Po”. I thashë: A edhe me ty ka një shejtan? Tha: “Po, përveçse Zoti im më ndihmoi kundër tij, dhe ai pranoi Islamin”.
Transmeton Muslimi nga Abdull-llah Ibni Mes’udi radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAllllahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk ka asnjë nga ju përveçse i është përcaktuar shoqëruesi i tij nga xhindët dhe shoqëruesi i tij nga melekët”. Sahabët i thanë: “A edhe ty, o i Dërguar i All-llahut? Tha: “Edhe mua, vetëmse All-llahu më ndihmoi kundër tij, kështu që ai e pranoi Islamin dhe nuk më urdhëron përveçse të bëj mirë”.
Në Kur’an thuhet: “Kush mbyll sytë para këshillave të All-llahut, atij ia shoqëron një shejtan që nuk i ndahet kurrë” (Ez-Zuhruf: 36)
“Ne u shoqëruam atyre (pabesimtarëve) asi shoqërues (xhindë) që ua hijeshonin atë që bënin në atë kohë (derisa ishin në dun’ja) dhe atë që do t’u vijë më vonë (në ahiret)..” (Fussilet: 25).
Shejtani ka pasues nga njerëzit të cilët e kanë bërë atë udhëheqës të tyre, i pasojnë hapat e tij dhe kënaqen me idetë e tij edhe pse ai është armik i parë i tyre i cili nxiton që t’i shkatërroj, andaj eshtë gjë e keqe për njeriun që armikun e tij ta bëjë dashamirë: “…vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë (shejtanin) dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiqë tuaj? Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!” (El-Kehf: 50).

Nuk ka dyshim se ata dështuan në mënyrë të qartë kur e morën ate për mik: “…e kush e bën mik shejtanin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi” (En-Nisa: 119). Ata dështuan, sepse shejtani i ndyti dhe i prishi shpirtrat e tyre, u ndaloi begatinë udhëzuese dhe i hudhi ata në devijime dhe dyshime: “…e kujdestarë të atyre që nuk besuan janë shejtanët që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira.Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë” (El-Bekare: 257).
Po ashtu dështuan sepse ai i drejton për në Xhehnem: “…ai në realitet fton partinë e tij që të jenë nga banorët e zjarrit të fortë” (Fatir: 6). Këta miq të shejtanit, i shfrytëzon ai si nëpunës dhe ushtri të vetën që t’i realizoj planet dhe qëllimet e tij.

KURTHA DHE POSHTËRIMI QË U BËN AI MIQËVE TË TIJ:

Shumë njerëz e marrin për mik shejtanin, por ai u vë atyre kurtha dhe i dërgon ata në vendin e zhdukjes së tyre, spastrohet nga ata, i dorëzon, i fyen, qeshet me ta, i urdhëron të vrajnë, të vjedhin, të bëjnë imoralitet dhe i poshtëron ata. E bëri këtë ai me idhujtarët e Mekkës në betejën e Bedrit, kur iu paraqit atyre në pamjen e Suraka Ibnu Malikut dhe iu premtoi se do të triumfojnë dhe do t’i mposhtin muslimanët: “Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: “S’ka kush që mund t’iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës i juaji..” (El-Enfal: 48).

Kur armiku i All-llahut (shejtani) i pa melekët duke zbritur në ndihmën e muslimanëve, iku me vrap, i dorëzoi pabesimtarët dhe u tha: “…unë shoh çka ju nuk shihni, unë i frikohem All-llahut, All-llahu është dënues i ashpër”.
Kështu veproi edhe me priftin i cili vrau gruan dhe fëmiun e saj, shejtani e urdhëroi ate të bëj imoralitet, pastaj e urdhëroi ta vrajë ate, më vonë familjen e gruas i udhëzoi deri te varri i saj dhe u zbuloi realitetin e kësaj ngjarje, pastaj e urdhëroi t’i bëj sexhde, e kur ai veproi këtë iku nga ai dhe e la në vetmi, këtë do ta sqarojmë më vonë.
Në Ditën e Kijametit u thotë dashamirëve të tij kur të gjithë bashkohen në Xhehnem: “…unë mohova pasi që më shoqëruat ju më parë…” (Ibrahim: 22). Ai i sjelli deri në atë vend të shëmtuar, pastaj u spastrua nga ata në përgjithësi.
Më vonë do ta paraqesim rrëfimin e atij që pretendoi se është dijetar i madh dhe si u larguan shejtanët nga ai pasi që arriti famë të madhe, kështu që ai mbetë i hutuar dhe nuk dinte se çfarë punonte.

Shejtani i mobilizon dashamirët e tij që t’i shërbejnë atij dhe që t’i luftojnë besimtarët: Njerëzit janë dy lloje: Dashamirë të All-llahut dhe dashamirë të shejtanit. Dashamirë të shejtanit janë pabesimtarët, pa marrë parsysh popujt dhe fetë e tyre: “Ne, shejtanët i bëmë dashamirë të atyre që nuk besojnë” (el-A’raf: 27).

Shejtani i shfrytëzon pabesimtarët që t’i devijojnë besimtarët përmes dyshimeve që ua paraqesin atyre: “S’ka dyshim se shejtanët i shpallin dashamirëve të tyre që t’ju polemizojnë, e nëse ju u bindeni atyre, atëherë s’ka dyshim se ju jeni idhujtarë” (El-En’am: 121).
Nuk ka dyshim se dyshimet të cilat i paraqesin orientalistët, kryqtarët, çifutët dhe ateistët janë të këtij lloji (frymëzim i shejtanit). Po ashtu shejtani i shtynë dashamirët e tij që t’i prekin shpirtrat e besimtarëve: “S’ka dyshim se biseda e fshehtë është nxitje e shejtanit për t’i shqetësuar ata që besuan…” (El-Muxhadele: 10). Ai i shtyente idhujtarët që t’i pëshpëritin njëri-tjetrit në prezencën e muslimanëve, kështu që muslimanët mendonin se janë duke bërë komplot kundër tyre.
Madje ai i shtyen ata edhe t’i luftojnë muslimanët: “Ata që besuan luftojnë në rrugën e All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugën e shejtanit.Luftoni pra miqtë e shejtanit, s’ka dyshim se intriga e shejtanit është e dobët” (En-Nisa: 76).
Ai gjithmonë mundohet t’i frikësoj besimtarët me dashamirët e tij: “Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet idhujtarët), t’ju frikësojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtarë” (Ali Imran: 175). Dashamirët e shejtanit janë numër i madh: “Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh” (Sebe’ë: 20).

METODAT E SHEJTANIT NË HUMBJEN E NJERIUT

Shejtani nuk shkon te njeriu e t’i thotë: mos i vepro këto vepra të mira dhe veproi këto vepra të këqija; që të jesh i palumtur në këtë botë dhe në botën e ardhme; sepse sikur ai të vepronte kështu nuk do ta respektonte askush, por ai ndjekë rrugë të ndryshme me të cilat i mashtron robërit e All-llahut.

1- UA ZBUKURON TË KOTËN:

Kjo është rruga të cilën shejtani e ndoçi dhe vazhdon ta ndjekë në tentimin e tij që t’i humbë njerëzit. Ai të pavërtetën e paraqet si të vërtetë, kurse të vërtetën si të pavërtetë dhe nuk i largohet njeriut duke ia zbukuruar të pavërtetën dhe duke ia urrejtur të vërtetën përderisa nuk fillon njeriu t’i veprojë gjërat e urrejtura dhe derisa ta urrej të vërtetën, sikurse i tha vetë i mallkuari All-llahut: “Tha (Iblisi): “Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqiat)
atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë! Përveç robëve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë” (El-Hixhr: 39-40).
Tha Ibni Kajjimi në këtë kontest: “Nga kurthat e tij është se ai i bën magji mendjes çdoherë dhe nuk i shpëton magjisë së tij përveç ai që All-llahu dëshiron, ai ua zbukuron veprën e cila u bën dëm saqë i duket njeriut se nuk ka vepër më të vlefshme se sa ajo, pastaj e largon nga vepra e vlefshme saqë mendon njeriu se nuk ka vepër më të dëmshme, fela Ilahe il-lAll-llah (dhe nuk ka zot tjetër përveq All-llahut), sa sprovime i kanë ndodhur njeriut nga kjo magji! Sa ndërhyrjen e bëri ai me të mes zemrës dhe mes Islamit, imanit e bëmirësisë! Sa të pavërtetën ai e paraqiti në formë të bukur dhe sa të vërtetën e paraqiti në pamje të kobshme! Ai është i cili u bëri magji mendjeve derisa i hudhi të zotët e tyre në epshe dhe mendime të ndryshme, i futi ata në çdo rrugë devijuese, i hudhi në shkatërrim pas shkatërrimi, ua zbukuroi adhurimin e idhujve, ndërprerjen e
marrëdhënieve farefisnore, mbytjen e fëmijve, martesën me nënat, ju premtoi hyrjen në xhennete me gjithë pabesimin në cilësitë e All-llahut të madhëruar dhe në librat e Tij duke u thënë se kështu e kërkon pastërtia e All-llahut, lënien e urdhërimit në të mira dhe pengimit nga të këqiat duke u thënë se kështu e kërkon dashuria ndaj njerëzve, i largoi nga mirësjellja, i urdhëroi të shikojnë interesin e vet: “…shikoni vetën tuaj..”, i detyroi ta refuzojnë atë me të cilën u dërgua
Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke u thënë t’i imitojnë të parët…
Kjo është mënyra me të cilën Iblisi i mallkuar i bëri kurthë Ademit alejhis-selam; kur ia zbukuroi ngrënien nga pema të cilën ia ndaloi All-llahu, pandërprerë u mundua ta bindë se ajo pemë është pema e përjetësisë, ngrënia nga ajo pemë e bënë ate të qëndrojë në Xhennet përgjithmonë, ose e bënë atë një prej melekëve, derisa në fund edhe i besoi Ademi, kështu që All-llahu e nxjerri nga Xhenneti.
Shiko pasuesit bashkëkohorë të shejtanit se si ndjekun të njejtën rrugë në tentimet e tyre që t’i devijojnë njerëzit.
Thirrësit e komunizmit dhe socializmit supozojnë se drejtimet e tyre janë ato të cilat e shpëtojnë njerëzimin nga hutia, frika, humbja dhe uria… thirrësit të cilët ftojnë që gruaja të dal në rrugë lakuriq në emër të lirisë e tolerancës, duke shkelur në këtë mënyrë çdo fytyrë e moral, supozojnë se ftojnë në lirinë njerëzore. Pastaj shiko idetë e helmuara të cilat ftojnë që pasuria të dorëzohet nëpër banka të cilat punojnë me fajde; që t’i realizojnë kështu fitimet e tyre në emër të zhvillimit dhe kamatës.
Pastaj shiko thirrjet të cilat supozojnë se përmbajtja e fesë është prapambeturi, ngurtësi dhe kthim në shekujt e kaluar dhe të cilat thirrje i quajnë thirrësit islam të çmendur dhe nëpunës të shteteve lindore…etj.
E gjithë kjo është vazhdim i rrugës së shejtanit me të cilën ai i bëri kurthë Ademit qysh herët, duke i zbukuruar të pavërtetën dhe duke i urrejtur të vërtetën: “Betohem në All-llahun (All-llahu betohet në vetën e Vetë), Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi shejtani, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët” (En-Nahl: 63).
Kjo metodë -betohem në All-llahun- është metodë e rrezikshme; sepse kur njeriut i zbukurohet e pavërteta dhe i duket si e vërtetë, e shfrytëzon fuqinë e tij në përgjithësi që të realizoj atë që i duket si e vërtetë, madje edhe nëse aty fshihet shkatërrimi i tij: “Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre? Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë” (El-Kehf: 103-104).
Ata pasues të shejtanit ngriten që t’i pengojnë njerëzit nga feja e All-llahut dhe t’i luftojnë dashamirët e Tij dhe në të njejtën kohë ata mendojnë se janë në rrugë të drejtë dhe të vërtetë: “E ata (pabesimtarët) shmangin nga rruga e drejtë, kurse llogarisin se janë të udhëzuar” (Ez-Zuhruf: 37).

Ky është edhe shkaku që pabesimtarët i dhanë përparësi kësaj bote, kurse refuzuan botën e ardhme, sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “Ne u bashkuam atyre asi shoqërues të cilët ua hijeshuan atë që bënin në atë kohë (në këtë botë) dhe atë që do t’u vijë më vonë (në botën e ardhme)…” (Fussilet: 25). Shoqëruesit e përmendur në këtë ajet janë shejtanët, të cilët u
zbukuruan veprat që bënin në këtë botë dhe i bënë që ta përgënjeshtrojnë ahiretin dhe këtë çështje ua zbukuruan deri në atë pikë saqë mohuan ringjalljen, llogarinë, Xhennetin dhe Xhehnemin.

SHQUARJA E GJËRAVE TË NDALUARA ME EMRA TË BUKUR:

Nga mashtrimet me të cilat shejtani e mashtron njeriun është po ashtu shquarja e gjërave të ndaluara, të cilat janë në kundërshtimin e All-llahut, me emra të dashur për shpirtin; që kështu ta mashtrojë njeriun dhe të falsifikojë realitetin, sikurse e quajti p.sh. pemën e ndaluar: pema e përjetësisë, që kështu t’i zbukurojë Ademit ngrënien nga ajo: “Tha (Iblisi): “O Adem, a të udhëzojë deri te pema e përjetësisë dhe deri te pushteti që nuk ka fund” (Taha: 120).
Tha Ibnul-Kajjimi: “Pasuesit e Iblisit e trashëguan nga ai emrimin e gjërave të ndaluara me emra të cilët i pëlqejnë shpirtit, kështu që e quajtën alkoolin: nëna e gëzimeve, kamatën e quajtën: bashkëpunim (biznis), …” . Sot fajden e quajnë me emrin: kamatë, kurse muzikën, filmin dhe formimin e statujave e quajnë: art.

2- EL-IFRAT VET-TEFRIT – MANGËSIMI DHE TEPRIMI:

Tha Ibnul-Kajjimi për këtë çështje: “Nuk ka asnjë urdhër që All-llahu e urdhëroi përveçëse shejtani ka ndaj tij dy dëshira: ose mangësim dhe mosinteresim në te, ose teprim dhe kalim i kufirit në te, atij nuk i intereson se cilën të keqe e arrinë te njeriu. Ai i afrohet zemrës së njeriut dhe i merr erë, nëse në te gjenë zbrazëti, ngadalësim dhe lirim, e kërkon ate nga kjo rrugë, e përforcon për toke, e ulë dhe e bën që të jetë përtac e i ngadalshëm, si dhe i hap derën e komentimeve, shpresës, etj, derisa njeriu lë urdhërat në përgjithësi.

E nëse tek ai gjen kujdes e sinqeritet, përgatitje e ringjallje, kështu që humbë shpresën ta kërkojë nga ajo derë, e urdhëron që të bëjë përpjekje të tepërt, e bindë se ajo që vepron është pak, e bindë se interesimi i tij është më i lartë, kështu që duhet të veprojë më shumë se çdo njëri, të mos flejë kur njerëzit flejnë, të mos ngrënë kur njerëzit ngrëjnë, të mos ndalet kur njerëzit ndalen, nëse ndonjëri nga ata i lanë duart dhe fytyrën e tij tri herë, i thotë këtij t’i laji shtatë herë, nëse të tjerët marrin avdes për namaz, ti laju në përgjithësi, dhe teprime e tejkalime të ngjashme. Kështu shejtani ate e dërgon në ekstremitet dhe gjëra të tejkalueshme, e bën ta kalojë rrugën e drejtë, ashtu sikurse e bëri njeriun e parë ta lë çdo gjë të mëngët. Qëllimi i shejtanit me të dytë është që t’i largojë nga rruga e drejtë: i pari që mos t’i afrohet asaj, kurse i dyti që ta kalojë ate. Ai me këtë metodë sprovoi shumicën e njerëzve dhe nga kjo nuk të shpëton veçse dituria e rrënjosur, imani dhe fuqia e mjaftueshme për luftimin e tij dhe përmbajtja e rrugës së mesme. All-llahu qoftë në ndihmë”.

3- LARGIMI I NJERËZVE NGA PUNA DHE HUDHJA E TYRE NË SHPRESIME DHE PËRTACI:

Ai në këtë çështje ndjek disa rrugë e metoda. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur ndonjëri nga ju është në gjumë, i lidhë shejtani në qafën e tij tri lidhëse, në vendin e çdo lidhëse i bie (dhe i thotë): nata është e gjatë, prandaj bi (flejë e pusho), e nëse kur ai zgjohet e përmend All-llahun, i zgjidhet një lidhëse, e nëse merr edhe avdes, i zgjidhet një tjetër lidhëse, e nëse ngritet e falet, i zgjidhet edhe lidhësja e fundit, kështu që kur ai gdhinë, është aktiv dhe me shpirtë të mirë, përndryshe gdhinë me shpirtë të keq dhe përtac”.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur të zgjohet ndonjëri nga ju prej gjumit, le t’i pastrojë hundët tri herë, sepse shejtani ka fjetur në zgavrën e hundës së tij”.
Po ashtu Buhariu transmeton se dikush i përmendi Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem një njeri që kishte fjetur deri në mëngjes (pa e falur namazin e sabahut), e tha: “Ai është një njeri që shejtani kreu nevojen (urinën) në veshët e tij”.
Kjo që përmendëm është përtaci e stimuluar nga shejtani. Ai mund ta largojë njeriun nga veprat e mira edhe me pëshpëritje dhe me metodën e tij që t’i bëj njeriut të dashur përtacinë, t’i lë punën e sotit për nesër dhe i jep shpresime të shumta. Thotë Ibnul-Xhevziu për këtë: “Sa ka hebrenjë dhe të krishterë të cilëve u është bërë i dashur Islami në zemrat e tyre, por Iblisi pandërprerë i largon ata nga ai, e u thotë: mos shpejto, shiko me vëmendje dhe kështu i lenë me shpresime derisa të vdesin në mosbesimin e tyre. Të njejtën gjë i bën edhe mëkatarit që dëshiron të pendohet nga mëkatet e tij… ndoshta dijetari mendoj ta përsëritë mësimin e tij, e ai i tha: Pusho pak. Ndoshta një i devotshëm mendoi që të falet natën, kurse ai i tha: Ka kohë.
Për këtë arsye ai që është i vendosur duhet të punoj me vendosmëri, vendosmëria është kapja e kohës dhe lënia e shpresimeve… disa nga të parët thanë: “Ju këshilloj që t’i ruheni shpresimit, sepse ai është ushtari më i madh i Iblisit…”.
Disa njerëz janë të përgatitur e të zgjuar, e kur t’u vie meleku i vdekjes, nuk pendohen, kurse disa janë të mashtruar e me shpresime, kështu që kur t’i vie momenti i ndarjes nga kjo botë, ndien idhëtim dhe bën pendim të madh.

3- PREMTIMI DHE SHPRESIMI I TIJ:

Shejtani u premton njerëzve premtime të rrejshme dhe këtë ua justifikon me shpresime të embëla; që kështu t’i hedhë ata në gropën e thellë të devijimit: “Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por shejtani nuk premton tjetër vetëm se mashtrim” (En-Nisa: 120).
Kur pabesimtarët i luftojnë besimtarët, u premton se do të triumfojnë, pastaj kur ata pësojnë disfatë, ikë dhe i lë ata: “Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: “S’ka kush që mund t’ju mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës i juaji! “E kur u ballafaquan të dy grupet (u takuan muslimanët me idhujtarët e Mekkës në Bedr), ai u tërhoq prapa e tha: “Unë jam i pastër prej juve, unë shoh çka nuk shihni ju (i pa Xhibrilin, Mikailin dhe melekët duke zbritur në
anën e muslimanëve të përgatitur për luftë), unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër” (El-Enfalë: 48).
Ai u premton pabesimtarëve të pasur se në botën e ardhme do të kenë pasuri të madhe, kështu që pabesimtari thotë: “..nëse ndodhë që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo (në këtë botë)” (El-Kehf: 36).
Betohem në Zotin se ky pabesimtar gënjeu, ai në botën e ardhme nuk do të gjenë asgjë tjetër veçse zjarr.
Ai po ashtu i premton atij shpresime të ëmbëla që nuk ekzistojnë në realitetin jetësor, kështu ai e pengon ate nga puna e sinqertë dhe e frytshme.

4- PARAQITJA E SHEJTANIT SI KËSHILLTAR I NJERIUT:

Shejtani e fton njeriun që të bëj mëkate dhe mundohet ta bindë se është këshillues i tij dhe se i do të mirën. Ai iu betua babait tonë Ademit se është këshillues i tij: “… dhe u bëri be atyre dyve (Ademit dhe Havës): “Unë vërtetë jam këshillues i juve dyve” (El-A’raf: 21).
Vehb Ibni Munebbihi radiAll-llahu anhu transmeton një rrëfim të këndshëm nga historia e Beni Israilëve, të cilën ne e paraqesim që të kuptojmë një metodë të shejtanit në tentimin e tij për humbjen e njerëzve dhe që ne t’i ruhemi këshillimeve të tij e ta kundërshtojmë atë.
Tha Vehbi: “Ekzistonte një adhurues në kohën e Beni Israilëve, ishte adhuruesi më i madh i kohës së tij. Në kohën e tij jetonin tre vëllezër të cilët kishin një motër të pamartuar. Një ditë prej ditëve të tre vëllezërit u detyruan të dalin në luftë, por nuk dinin se kujt t’ia lënë motrën e tyre, nuk dinin kujt t’i besojnë dhe ku ta lënë. Në fund vendosën që të gjithë ta lënë atë te adhuruesi i Beni Israilëve (adhuruesi i përmendur në fillim) meqë kishin besim tek ai. Shkuan tek ai dhe kërkuan që ta lënë motrën e tyre tek ai, kështu që ajo të qëndroi nën mbikëqyrjen e tij derisa këta të kthehen nga lufta. Ai e refuzoi këtë dhe kërkoi strehim tek All-llahu nga ata dhe nga motra e tyre. Por ata nuk u larguan nga ai derisa pranoi. Ai u tha: Sillne atë në një shtëpi afër faltores time. Ata e zbritën atë në atë shtëpi, pastaj shkuan dhe e lanë atë.
Ajo qëndroi afër atij adhuruesit një kohë dhe ky ia lente ushqimin te dera e faltores së tij, kur e lente ushqimin te dera e mbyllte derën dhe ngritej lartë në faltore, pastaj e urdhëronte atë që të dal nga shtëpia dhe ta marri ushqimin që i ka lënë te dera. Shejtani filloi ta zbusë atë, t’i bëj të dashur bëmirësinë dhe filloi t’ia bëj të madhe daljen e saj nga shtëpia ditën dhe e frikësonte ta sheh atë dikush e t’i ngjitet asaj, shejtani i tha: sikur t’i dërgosh ushqimin te dera e shtëpisë së saj, do të
ishte më vlefshëm. Shejtani nuk iu nda atij derisa filloi t’ia dërgoi ushqimin te dera e saj pa i folur fare.
Ai qëndroi në këtë gjendje një kohë, pastaj shejtani ia bëri të dashur më tepër bëmirësinë dhe e nxiti në te, e i tha: sikur t’i dërgosh ushqimin asaj në shtëpinë e saj, do të ishte shumë më vlefshëm. Shejtani nuk iu nda atij derisa ky filloi t’i dërgoj ushqimin në shtëpi. Në këtë mënyrë qëndroi një kohë.

Pastaj, erdhi shejtani dhe filloi t’ia bëj bëmirësinë të dashur, e nxiti në te dhe i tha: sikur të kishe biseduar ndonjëherë me te që të ndiej ngrohtësi, sepse ate e ka kapluar vetmi e madhe. Shejtani nuk iu largua atij derisa ky filloi t’i flasë asaj nga faltorja e tij. Pas një kohë i erdhë shejtani dhe i tha: sikur të zbritësh te dera jote dhe ajo të zbret te dera e saj dhe të bisedoni do të ishte më mirë për te. Shejtani nuk iu largua këtij derisa filloi të dali te dera e faltores së tij dhe ajo të dali te dera e saj. Ata qëndruan kështu një kohë duke biseduar.
Pastaj, shejtani i zbukuroi punën dhe shpërblimin që fiton me bëmirësinë e tij ndaj saj, e i tha: sikur të dilje nga dera e faltores tënde dhe të afrohesh afër shtëpisë së saj e të bisedoni, do të ishte më ngrohtësi për te. Ai nuk iu nda duke e nxitur në këtë derisa veproi këtë dhe kështu qëndruan një kohë. Pastaj i erdhë shejtani e i tha: sikur të hysh në shtëpi me te dhe të bisedosh, kështu nuk do të lejoshe që ta sheh fytyrën e saj askush. Ai nuk iu nda atij duke e nxitur derisa filloi të hyjë në
shtëpi me te dhe të bisedojnë tërë ditën, e kur kalonte dita, ngjitej në faltoren e tij.
Pas një kohe i erdh shejtani dhe nuk iu nda derisa e kapi atë për kofshën e saj dhe derisa e puthi. Ai vazhdoi t’ia zbukuroi atë në syrin e tij derisa edhe bëri marrëdhënie seksuale me të, kështu që ajo mbet shtatëzënë dhe lindi një fëmijë. Atëherë i erdh shejtani e i tha: Çfarë do të bësh kur të vijnë vëllezërit e saj dhe e shohin se ajo ka lindur? Unë nuk mendoj se ti do të shpëtosh pa u marruar, prandaj merre fëmiun, preje dhe varrose, sepse nëna e tij nuk do ta shfaqi këtë nga frika që vëllezërit e saj do ta kuptojnë se çfarë ke vepruar me te. Ai veproi sikurse i tha shejtani.Pastaj ai i tha: a mendon se ajo do të fshehi para vëllezërve të saj çfarë bëre me te dhe me fëmiun e saj, por ti merre edhe atë e preje dhe varrose me fëmiun e saj. Shejtani nuk iu largua atij derisa ky veproi sikurse i tha ai. Më pastaj i futi me një gropë dhe i mbuloi me një guri të madh, pastaj shkoi në faltoren e tij dhe filloi të bënte adhurim. Ai qëndroi në këtë gjendje aq sa dëshiroi All-llahu dhe pastaj erdhën vëllezërit e asaj vajze. Erdhën menjëherë te ky dhe e pyetën për te, ky u tregoi se ajo ka vdekur, kërkoi falje për te dhe filloi të qajë, e tha: ajo ishte gruaja më e mirë dhe shikoni ky është varri i saj. Vëllezërit e saj erdhën te varri, qajtën aty, kërkuan mëshirë për te dhe qëndruan te varri i saj disa ditë, pastaj shkuan te gratë e tyre.

Kur erdhë nata dhe ranë në gjumë, u erdhë shejtani në ëndërr në formën e një udhëtari, e filloi me vëllaun më të madh, e pyeti ate për motrën e tij, ky i tregoi se çka i kishte thënë adhuruesi se ajo kishte vdekur dhe si u tregoi vendin e varrit të saj, por shejtani i tregoi se ai kishte gënjyer dhe i tha: ai nuk u tha të vërtetën për motrën tuaj, ai e bëri shtatzënë motrën tuaj dhe ajo lindi një djal, pastaj ai i mbyti që të dy sepse kishte frikë nga ju dhe i varrosi prapa derës së shtëpisë në të cilën ajo qëndronte dhe në anën e djathtë të saj, unë jam i bindur se ju do t’i gjeni aty që të dy. Pastaj shkoi te vëllai i mesëm dhe më i vogëli dhe u tha të njejtën gjë.

Kur gdhinë në mëngjes ata u habitën nga ëndërra që kishin ëndërruar, kështu që u tubuan të gjithë dhe filluan t’i thonë njëri-tjetrit: unë sonte pashë një ëndërr të çuditshme, kështu që të gjithë treguan se çfarë kishin ëndërruar. Vëllau i madh tha: Kjo është ëndërr dhe nuk është asgjë, andaj ejani të shkojmë e lëne këtë gjë. Por vëllau i vogël tha: Betohem në All-llahun unë nuk largohem nga këtu përderisa të shkoj tek ai vend dhe të shikoj se çfarë ka në te. U drejtuan ata të gjithë në drejtim të shtëpisë në të cilën qëndronte motra e tyre, e hapën derën dhe hulumtuan vendin të cilin e kishin parë në ëndërr, kur shikuan aty, e gjetën motrën dhe fëmiun e saj të prerë e të varrosur në atë vend, ashtu sikurse kishin parë ëndërr. Këta menjëherë shkuan te adhuruesi dhe e pyetën për këtë dhe ai ua vërtetoi fjalën e shejtanit në atë që veproi me ata dy. Ia morën këta pasurinë që i kishin dhënë, e zbritën nga faltorja dhe e dërguan që ta kryqëzojnë. Kur e lidhën në drurin e kryqëzimit, i erdhi shejtani dhe i tha: Ti e kuptove se unë jam ai që të mashtrova me atë gruan derisa mbet shtatzënë dhe derisa e preve atë dhe fëmiun e saj, nëse ti sot më bindesh, mohon All-llahun i cili të krijojë dhe të formoi, unë do të shpëtojë nga gjendja në të cilën je. Adhuruesi mohoi All-llahun, e kur ai mohoi, shejtani e la atë dhe pastaj e kryqëzuan”.
Këtë rrëfim e përmendën komentatorët e Kur’anit gjatë komentit të fjalës së All-llahut: “Sikurse shembulli i shejtanit, i cili i tha njeriut: “Moho!” E, kur ai mohoi, i tha: “Unë jam i pastër nga ti…” (El-Hashr: 16).

6- SHEJTANI PASON HAPA TË NJËPASNJËSHËM DERI NË DEVIJIMIN E NJERIUT:

Nga rrëfimi i mëparshëm mund të kuptojmë një metodë të shejtanit në tentimet e shumta të tij për humbjen e njeriut. Ai e tërheqë njeriun hap pas hapi pa pushuar e pa u lodhur, sa herë që e hedhë në një mëkat, e udhëzon në një mëkat tjetër më të madh, derisa ta dërgojë te mëkati më i madh dhe kështu e shkatërron atë. Ky është edhe ligji i All-llahut për robërit e Tij, kur ata devijojnë, ua mbizotëron shejtanin dhe ua shmang zemrat nga rruga e drejtë: “…e kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur” (Es-Saff: 5).

7- AI E BËN NJERIUN TË HARROJ ATË QË I BËN MIRË DHE QË ËSHTË NË INTERES TË TIJ:

Kjo është ajo që shejtani veproi me Ademin, ai pandërprerë i pëshpëriti derisa Ademi harroi urdhërin e Zotit të tij: “Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra tek ai nuk gjetëm vendosmëri” (Taha: 115).
Kurse shoqëruesi i Musaut alejhis-selam i tha atij: “Ai (djaloshi-Jushaë bin Nun) tha: A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç shejtanit, nuk më bëri kush të harrojë që të përkujtojë ty atë…” (El-Kehf: 63).

All-llahu i ndaloi të Dërguarit të Tij dhe Sahabëve të të Dërguarit që të ulen në mexhliset (vendndejat) ku bëhet përqeshje me fenë e All-llahut, por shejtani e bën njeriun të harrojë këtë urdhër të All-llahut, kështu që i shoqëron ata përqeshës: “Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në ajetet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër.Nëse shejtani të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor” (El-En’amë: 68).

Jusufi alejhis-selam kërkoi nga shoku i tij që ishte me te në burg, që kur të dal nga aty dhe të filloj t’i shërbejë mbretit, ta përmend çështjen e tij para mbretit, por shejtani e bëri këtë njeri të harrojë atë që i tha Jusufi alejhis-selam, për këtë arsye mbeti Jusufi në burg disa vite: “E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: “Më përkujto mua te zotëriu yt”. Po shejtani e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet” (Jusuf: 42).

Kur shejtani e sundon njeriun në përgjithësi, e bën që ta harrojë Zotin në përgjithësi: “Ata i ka nënshtruar shejtani dhe ua ka qitur në harresë përmendjen e All-llahut. Ata janë partia e shejtanit. Vëre, partia e shejtanit janë më të dëshpruarit” (El-Muxhadele: 19). Me këtë ajet janë për qëllim munafikët -dyfytyrshat- sikurse thuhet në ajetin para këtij. Përmendja e All-llahut është arma e cila largon shejtanin: “Përkujto Zotin tënd kur të harrosh…” (El-Kehf: 24).

8- FRIKËSIMI I BESIMATRËVE PËRMES ITHTARËVE TË TIJ:

Nga metodat e shejtanit është frikësimi i besimtarëve përmes ushtrisë dhe dashamirëve të tij, kështu që besimtarët nuk i luftojnë ata, nuk i urdhërojnë në të mira dhe nuk i pengojnë nga të këqijat. Kjo është prej kurthave më të mëdha që shejtani i bën besimtarëve, All-llahu i madhëruar na lajmëroi për këtë duke thënë: “Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju frikësojë, prandaj ju mos u frikësoni prej tyre, Mua frikësomuni, nëse jeni besimtarë” (Ali Imran: 175). Tha Katadeja: “Kuptimi i “…dëshironte me miqtë e vet t’ju frikësoj…” është: e rritë çështjen e tyre në zemrat tuaja, për këtë arsye pastaj tha “…ju mos u frikësoni prej tyre, Mua frikësomuni, nëse jeni besimtarë”, sa herë që forcohet besimi i njeriut, i largohet nga zemra e tij frika nga miqtë e shejtanit dhe sa herë që dobësohet imani i tij, forcohet frika e tij nga ata”.

9- HYRJA E SHEJTANIT NË SHPIRTË TË NJERIUT PËRMES DERËS TË CILËN AI E PËLQEN DHE E DO:

Tha Ibnul-Kajjimi rreth kësaj teme: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut sikurse qarkullon gjaku, madje ndeshet me shpirtin e njeriut dhe përzihet me te, kështu që e pyet atë se ç’farë dëshiron dhe cilës gjë i jep përparësi, e kur e kupton këtë, e përdorë atë kundër njeriut dhe i hynë atij nga kjo derë. Këtë gjë ai ua mësoi edhe dashamirëve të tij në mesin e njerëzve, kur dëshirojnë t’i realizojnë qëllimet e prishta të tyre që të hyjnë përmes derës të cilën ata e dëshirojnë, sepse ajo është derë që nuk mbetet pa iu kryer nevoja ai që hynë përmes saj, kurse ai që dëshiron të hyjë përmes ndonjë dere tjetër, e gjenë atë të mbyllur..”
Nga kjo derë i hyri shejtani Ademit dhe Havës, sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “Ai (Iblisi) u tha: “Zoti juaj nuk u ndaloi këtë pemë përveçse të bëheni dy melekë, ose të bëheni të përjetshëm” (El-A’rafë: 20).
Tha Ibnul-Kajjimi: “Armiku i All-llahut vërejti dhe ndjeu se ata dy anonin kah përjetësia në atë shtëpi të begatshme e të përhershme, për këtë arsye e diti se nuk mund t’ju hyjë atyre përveçse nga kjo derë dhe u betua se ai është këshillues i tyre, e u tha: “Zoti juaj nuk u ndaloi këtë pemë përveçse të bëheni dy melekë, ose të bëheni të përjetshëm” (El-A’rafë: 20).

10- PARAQITJA E DYSHIMEVE:

Nga metodat e shejtanit në tentimet e tij për humbjen e njeriut është trazimi i besimit perms dyshimeve që i paraqet. I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na këshilloi që të ruhemi nga disa dyshime të tij në hadithin të cilin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se tha: “I vie shejtani ndonjërit nga ju, e i thotë: Kush e krijoi këtë, kush e krijoi këtë? Derisa në fund thotë: Kush e krijoi Zotin tënd? Kur të arrinë deri këtu, le të
kërkojë njeriu strehim tek All-llahu dhe le të përfundojë”.
Edhe Sahabët radiAll-llahu anhum nuk i shpëtuan dyshimeve të tij, disa nga ata erdhën te Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe u ankuan nga dyshimet dhe pëshpëritjet që janë duke i përjetuar. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se tha: “Një grup i Sahabëve erdhën te Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe e pyetën, e i thanë: “Ne ndiejmë në shpirtin tonë gjëra të tilla që na duken të pahijshme t’i flasim! Ai u tha: “A keni përjetuar diç të tillë”? Thanë: “Po”. Ai u tha: “Kjo është dlirësia (apo sinqeriteti) e imanit (pasi që nuk folën diç të tillë)”. Dlirësi e imanit të tyre është sepse larguan, urrejtën dhe e panë të pahijshme pëshpëritjen e shejtanit.
Shiko dyshimet e vështira të cilat i përjetonin Sahabët nga ai, transmeton Ebu Davudi nga Ibni Abbasi radiAll-llahu anhu se tha: “Një njeri erdhi te profeti sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguar i All-llahut, ndonjëri nga ne ndien në shpirtin e tij diç të tillë që më mirë do të ishte për te të ishte hi se sa të fliste një gjë të tillë”. Ai i tha: “All-llahu Ekber, All-llahu Ekber, All-llahu Ekber, falënderimi i qoftë All-llahut i Cili e ktheu kurthën e tij (shejtanit) vetëm në pëshpëritje”.

Nga të gjitha ato dyshime që ai i paraqet është edhe ajo që All-llahu na tregoi në fjalën e Tij: “Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij shejtani, kurse All-llahu asgjëson atë që hedh shejtani, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet. E për ta bërë atë (dyshim) që shejtani e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata, që i kanë zemrat e shtangëta. S’ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur’anin) është e vërtetë prej Zotit tënd dhe kështu t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij.
E All-llahu patjetër do t’i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë” (El-Haxhxh: 52- 54).
Dëshira e profetit e përmendur në ajetin e parë është: të folurit e shpirtit. Dmth. kur Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i fliste vetës shejtani u mundonte të hyjë ndërmjet fjalëve të tij si mashtrues, i thonte: Sikur të kërkoshe nga All-llahu që të pasurojë dhe që të pasurohen muslimanët, ose të dëshirojnë besimin e të gjithë njerëzve… kurse All-llahu asgjësonte këtë
pëshpëritje të shejtanit të paraqitur në dëshirën e profetit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe e drejtonte nga e vërteta dhe nga qëllimi i Tij. Mendimi se këto ajete vërtetojnë se shejtani mund të shtojë në Kur’an diç që nuk është prej tij, nuk është me vend, sepse Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem është i pagabuar në komunikimin e shpalljes.

Tha një dijetar duke sqaruar dyshimet të cilat shejtani i hedhë në shpirtin e njeriut: Në çdo mëngjes shejtani më ze pritën në katër vende: para dhe prapa meje dhe nga e djathta e nga e majta, e thotë: Mos u frikëso, sepse All-llahu është falës dhe i mëshirshëm, kurse unë e lexoj këtë ajet: “S’ka dyshim se Unë jam falës i atij që pendohet, beson dhe punon vepra të mira dhe pastaj përqëndrohet për në rrugën e drejtë” (Taha: 82), ose ai më vjen nga prapa dhe më frikëson humbjen e asaj që lë mbrapa, kurse unë lexoj këtë ajet: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë përveçse All-llahu e furnizon atë..” (Hud: 6), nga e djathta më paraqitet me gratë, kurse unë e lexoj këtë ajet: “…e ardhmja e lumtur është për të devotshmit” (El-A’rafë: 128), dhe nga e majta më paraqitet me anën e epsheve, kurse unë e lexoj këtë ajet: “Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata…” (Sebe’ë: 54).

11-14- ALKOOLI, BIXHOZI, IDHUJTË DHE FALLI:

Thotë All-llahu i Madhëruar: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera (dhe çdo pije dehëse), bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveçse nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El-Maide: 90-91). El-Hamr (vera) është: çdo gjë që dehë, El-Mejsir (bixhozi) është: bixhozi e kumori, El-Ensab (idhujt) janë: çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut, sikurse guri, druri, statuja, varri, dituria, etj, kurse El-Ezlam (falli) janë: falli që bëhet me hedhjen e shigjetës (apo me çfarëdo falli tjetër) me anën e të cilës kërkohet përcaktimi i çështjeve; dmth. përmes tij dëshirojnë të dijnë ajo që iu është përcaktuar. Ky fall mund të bëhet përmes shtizave, shigjetave, gurëve apo diç tjetër, në njërën nga ato shkruhet: më urdhëroi Zoti im, kurse në tjetrën: më ndaloi Zoti im, e kur dikush dëshiron të martohet apo të udhëtojë apo diç të ngjashëm, e fut dorën aty ku gjinden ato shtiza apo shigjeta, nëse nxjerr ate ku shkruan: më urdhëroi Zoti im, e bën veprën që kishte për qëllim, e nëse nxjerr tjetrën, nuk e vepron atë vepër.

Shejtani i nxitë njerëzit në këto katër gjëra; sepse në vetvete janë humbje dhe të dërgojnë deri në rezultate të dëmshme dhe ndikime të këqija. Alkooli i humbë mendjen pirësit të saj, e kur ai e humbë mendjen, i vepron veprat shkatërruese, i vepron të ndaluarat, i lenë veprat e mira dhe u bën dëm robëve të All-llahut.
Përmendi Ibni Kethiri në tefsirin e tij nga Othman Ibni Affani radiAll-llahu anhu se tha: “Largojuni alkoolit, sepse ai është nëna e të këqijave. Para jush ekzistonte një njeri që ishte adhurues i madh dhe largohej nga njerëzit, një grua e prishur u dashurua në te, kështu që ajo e dërgoi robëreshën e saj që ta ftojë këtë për dëshmi, ky shkoi me te dhe sa herë që kalonte një
derë, ia mbyllte atë derisa arriti te një grua e pashme, afër saj kishte një fëmijë dhe një enë me verë. Ajo i tha: Unë betohem në All-llahun se nuk të ftova për dëshmi, por të ftova që të bësh marrëdhënie me mua, ose ta vrasësh këtë fëmijë, ose ta pijshë këtë verë. Kështu që ajo i dha të pijë një gotë verë, pastaj ai i tha: Më jepni ende, e nuk u ndal derisa edhe bëri marrëdhënie me te dhe e vrau fëmiun. Është e pamundshme që të bashkohen vera dhe besimi e që njëri prej tyre
mos ta largoj tjetrin”.

Transmetojnë Ibni Xheriri, Ibnul-Mundhiri, Ibni Ebi Hatimi, Ebush-Shejh, Ibnu Merdevijje dhe En-Nuhhasi nga Sa’d Ibni Ebu Vekkasi se: njëri nga Ensarët (banorët e Medinës) i përgatiti ushqim disa Sahabëve, pastaj u dha të pijë verë para se të ndalohet ajo, e kur ata u pinë, filluan të lavdërohen, kështu që u përleshen ndërmjet vete. Edhe Sa’d Ibni Ebu Vekkasin e kishte goditur dikush në këtë përleshje, ai ishte goditur me eshtrat e kokës së deves në hundën e tij dhe gjurmët e kësaj goditje nuk i ishin larguar tërë jetën.

Pastaj njëri nga Sahabët doli para tyre imam që t’ua falë namazin duke qenë i pirë dhe në namaz tha : Kul ja ejjuhel-kafirune, a’budu ma tabudun – Thuaj: “O ju pabesimtarë, unë adhuroj atë që ju adhuroni” (në vend se të thotë: la a’budu ma tabudun – unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni), për këtë arsye All-llahu e zbriti ajetin: “Mos iu afroni namazit derisa ju jeni të dehur që ta dini se çka jeni duke thënë” (En-Nisa: 43).

Kur njeriu pinë alkoolin, qoftë edhe në moshën më të shtyer, bën sjellje si të jetë i çmendur, me të qeshin të vegjlit e të mëdhenjtë dhe njerëzit e shkelin ate me këmbët e tyre midis rrugës. Nuk ka dyshim se edhe bixhozi është sëmundje e rrezikshme sikurse alkooli, kur ai rrënjëset në shpirtin e njeriut, vështirë mund të shërohet nga ai, ai është rrugë për humbjen e kohës dhe të pasurisë, ai formon armiqësi dhe të shtynë në veprimin e harameve. Po ashtu shejtani fton në ngritjen e statujave që pastaj të adhurohen si zota përveç All-llahut. Adhurimi i idhujve ishte i përhapur në të kaluarën dhe është i përhapur edhe sot, shejtanët i shoqërojnë ata idhuj, u flasin adhuruesve të tyre ndonjë herë dhe i bëjnë të shikojnë disa gjëra të cilat i tërheqin adhuruesit e tyre të besojnë në ata idhuj, kështu që kërkojnë nga ata kryerjen e nevojave, i thërrasin ata në vështirësi, kërkojnë ndihmë prej tyre në luftra, u bëjnë atyre kurbana dhe u dhurojnë dhurata, lozin e kërcejnë afër tyre dhe bëjnë aty festat dhe tubimet. Shejtani përmes idhujve humbi shumë njerëz, sikurse tha Ibrahimi alejhis-selam duke iu lutur Zotit të tij: “Dhe më largo mua e fëmijët e mi që t’i adhurojmë udhujt, o Zoti im, ata (idhujt prapa të cilëve janë shejtanët) humbën shumë njerëz…” (Ibrahim: 35-36).

Edhe sot e kësaj dite adhurimi i varreve është i përhapur në mesin e muslimanëve, luten tek ato dhe bëjnë kurbana… po ashtu në ditët tona është përhapur një risi e re – përmes të cilës shejtani përqeshet me njerëzit- ajo është statuja e ushtarit të panjohur, supozojnë se ajo është shenjë e ushtarit luftëtar, e respektojnë atë duke dërguar lule tek ai dhe e madhërojnë dhe sa herë që i viziton vendet në të cilat ekziston kjo statujë ndonjë kryetar, shkon tek ajo statuj dhe vendos ato dhurata e lule. Nuk ka dyshim se e gjithë kjo është adhurim i shejtanit dhe vepër e tij.

KËRKIMI I NJOHJES SË PËRCAKTIMEVE PËRMES FALLIT:

E ardhmja është fshehtësi e All-llahut, për këtë arsye i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na mësoi salatul-istiharen (namazin e zgjedhjes) kur dëshirojmë të udhëtojmë, të martohemi, etj, shpresojmë nga All-llahu që të na zgjedhë çështjet më të mira për ne.
Islami zhduki tentimet e njohjes së ardhmërisë përmes fallit, sepse shtizat dhe shigjetat nuk e dijnë se ku është e mira, prandaj kërkimi i diturisë nga ato është prishje e mendjes dhe mëngëti e diturisë.
E njëjta gjë thuhet edhe për trembjen e shpendëve. Arabët e kishin shprehi që kur vendosnin të udhtojnë, dilnin nga shtëpia dhe e trembnin ndonjë shpendë, nëse ai fluturonte nga ana e djathtë, e konsideronin udhëtimin e tyre të begatshëm, e nëse ai fluturonte nga ana e majtë, e konsideronin udhëtimin e tyre të papëlqyeshëm…, nuk ka dyshim se e gjithë kjo është humbje.

15- ES-SIHRU – MAGJIA:

Magjia është një prej metodave me të cilat shejtani humbë njerëzit, ata u mësojnë atyre këtë dituri, e cila bën vetëm dëm e nuk bën dobi dhe është rrugë për ndarjen në mes burrit dhe gruas së tij, të cilën gjë shejtani e konsideron prej veprave më të mëdha të cilat i kryejnë ushtria e tij. Këtë gjë e kemi përmendur më herët. Thotë All-llahu: “(e hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin shejtanët në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte pabesimtar, por shejtanët ishin të tillë, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy melekëve, Harutit dhe Marutit. Kurse ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën pabesimtar!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jahuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për çka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe” (El-Bekare: 102).

A ËSHTË MAGJIA REALITET?

Dijetarët ranë në dilemë rreth kësaj çështje, disa thanë: ajo nuk është realitet, por vetëm iluzion: “…kur, ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjët lëviznin (si gjarpërinjë)” (Taha: 66), kurse disa të tjerë thanë se: ajo është realitet siç argumentoi ajeti i sures El-Bekare. Realiteti është se ajo është dy lloje: një lloj është vetëm iluzion, e cila mbështetet në mashtrimet shkencore dhe lëvizjen e lehtë e të shpejtë, kurse një lloj tjetër është realitet, sikurse magjia e cila
ndanë burrin me gruan…

MAGJIA QË I BËN JAHUDITË MUHAMMEDIT SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM:

Transmetoi Buhariu nga nga Aishja radiAll-llahu anha, se tha: “I bëri magji të Dërguarit të Allllahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem një njeri nga Beni Zurejkët, i quajtur me emrin Lebid A’sam, saqë i dukej të Dërguarit të All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem se është duke vepruar diç pa e bërë atë.
Duke qenë kështu një ditë apo një natë, ai ishte tek unë, bëri lutje të gjatë, pastaj tha: “Oj Aishe, a mendon se All-llahu mu përgjigj në atë që kërkova nga ai? Më erdhën dy persona, njëri nga ata u ulë te koka ime, kurse tjetri te këmbët e mia. Njëri nga ata i tha shokut të tij: Ç’farë dhimbje ka ky njeri? Tjetri i tha: I është bërë magji. Tha: Kush i ka bërë magji? Tha: Lebid Ibnul-A’sami. Tha: Si i bëri magji? Tha: Me krahër dhe mbetjen e flokëve (flokët që mbesin në krahën pas krehjes) dhe
me sythë të hurmëve. Tha: Ku është ajo? Tha: Në bunarin Dhervan. I Dërguari i All-llahut (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) shkoi tek ai me një grupë të Sahabëve të tij, pastaj u kthye e tha: “Oj Aishe, uji i tij sikur të ishte tretje e kanaës dhe frytet e palmave të tij ishin sikurse kokat e shejtanëve”.
I thashë: O i Dërguar i All-llahut, sikur ta nxirrje atë (magjinë nga bunari)? Tha: “All-llahu më shëroi nga ajo, e unë urreva që me te t’u bëhet njerëzve ndonjë sherr, për këtë arsye urdhërova që të mbulohet me dhe”.
Nuk mund të thuhet se: kjo magji i ndikoi dhe i pështjelli Muhammedit (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) shpalljen e tij; sepse magjia që iu bë atij ndikoi vetëm në trupin e pastër të tij dhe nuk arriti në zemër e mendje. Ajo i ndodhi atij sikur çdo sëmundje tjetër që i paraqitet trupit, kurse shpallja është e ruajtur nga All-llahu: “Ne e zbritëm përkujtimin (Kur’anin) dhe Ne e ruajmë atë” (El-Hixhr: 9).

16- DOBËSIA E NJERIUT:

Njeriu posedon shumë pika të dobëta, të cilat në realitet janë sëmundje, e shejtani i forcon këto sëmundje në shpirtin e njeriut, madje, edhe i shfrytëzon si hyrje të tij në shpirtin njerëzor, në mesin e atyre sëmundjeve janë: dobësia, pesimizmi, humbja e shpresës në mëshirën e All-llahut, kryelartësia, gëzimi i tepruar, hamendja, lavdërimi, mizoria, sulmimi, injorimi, mohimi i begatisë, ngutja, sjellja e pahijshme, mendjelhtësia, koprracia, shpirtngushtësia, lakmia, konflikti, llomotitja, dyshimi, injoranca, hutia, shpërthimi në armiqësi, vetmashtrimi, akuza e rrejshme, dorështrëngimi dhe frika, mosdurueshmëria, ndalimi i dhënjes, renegimi, kalimi i çdo kufiri, dashja e pasurisë, sprovimi me këtë botë…
Pra, Islami fton në përmirësimin e shpirtit dhe shërimin nga sëmundjet e tij, por kjo ka nevojë për mund të madh, sikurse ka nevojë edhe për durim ndaj vështirësive të rrugës.

Ndërsa ndjekja e dëshirës dhe e asaj që shpirti i preferuar për të keqe të urdhëron është gjë e lehtë, shembulli i parë i ngjanë njeriut që ngjitet në maje të malit plotë gurë, kurse shembulli i dytë i ngjanë njeriut që hudhet nga maja e malit, për këtë arsye ata që iu përgjigjën shejtanit janë shumë, kurse thirrësat e të vërtetës në rrugën e All-llahut u ballafaquan më vështirësi të mëdha. Më poshtë do t’i paraqesim disa thënie të selefit (të parëve tanë) që të sqarojmë se si shejtani i
shfrytëzon pikat e dobëta te njeriu. Tregon El-Mu’temer Ibni Sulejmani nga babai i tij se tha: “Më është përmendur mua se shejtani pëshpëritës lëshohet në zemrën e njeriut kur ai është i pikëlluar dhe kur është i gëzuar, e kur ai
përmend All-llahun zbrapset”.
Tha Vehb Ibni Munebbihi: “Një prift i tha shejtanit i cili iu kishte paraqitur atij: Cila sjellje e njeriut është më e përshtatshme për ju që ta përdorni kundër tij? Tha: Hidhërimi i mprehtë, kur njeriu është shumë i mprehtë, luajm ne me te sikurse luajn fëmijët me top”.
Transmetoi Ibnul-Xhevziu nga Ibni Omeri radiAll-llahu anhu se: “Nuhu alejhis-selam e pyeti shejtanin për cilësitë me të cilat i shkatërron njerëzit, e i tha: zilia dhe lakmia”.
Nuk është larg prej nesh vepra të cilën e punuan vëllezërit e Jusufit kundër tij, tha Jusufi: “.. Zoti mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi shejtani pat future përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mij..” Jusuf:100).

17- GRATË DHE DASHURIA PËR KËTË BOTË:

I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmëroi se nuk la pas vete sprovim –fitne më të madhe për burrat se sa gratë, për këtë arsye është urdhëruar femra që ta mbulojë trupin e saj në përgjithësi përveç fytyrës dhe shuplakave të dorës (është e preferueshme që ajo të mbulohet në përgjithësi), kurse burrat u urdhëruan t’i ulin shikimet. I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem po ashtu na ndaloi që të vetmohemi me femrën dhe na lajmëroi se kurdo që një njeri
vetmohet me ndonjë grua, shejtani është i treti i tyre. Po ashtu transmeton Tirmidhiu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Gruaja është avret (i gjithë trupi i saj është turpësi përveç fytyrës dhe shuplakave të dorës), e kur ajo del, i drejton shejtani sytë nga ajo”.
Ne sot e shohim këtë sprovim të madh të daljes së grave ashtu sikurse i përshkruajti i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: të veshura e të deshura. Sot janë themeluar me mija organizata, në Lindje e në Perëndim, të cilat shfrytëzojnë ushtri të grave e të mashkujve për përhapjen e imoralitetit përmes televizionit, romaneve dhe filmave të cilët ftojnë në imoralitet! Dashuria për këtë botë është koka e çdo të keqe. A mos u derdh gjaku, u shkelën moralet, u
grabitën pasuritë, u shkëputën marrëdhëniet farefisnore,… përveçse si shkak i animit kah dun’jaja, konfliktit për pasuritë e përkohshme të saj dhe lakmisë për kënaqësitë zhdukëse të saj.

18- MUZIKA DHE KËNGËT:

Muzika dhe këngët janë dy rrugë me të cilat shejtani i shkatërron zemrat dhe i prishë shpirtërat, thotë Ibnul-Kajjimi:”Prej kurthave të armikut të All-llahut me të cilat mashtroi ata që kanë pak dituri, mendje dhe fe, dhe me të cilat uzurpoi zemrat e injorantëve të prishur janë: dëgjimi i britmës e i duartrokitjes dhe i muzikës me vegla muzikore të ndaluara të cilat pengojnë zemrat nga Kur’ani dhe i bëjnë ato t’i përmbahen mosbindjes e mëkateve, janë kur’ani i shejtanit, mbulesa e trashë ndaj All-llahut, është ftesa për çdo imoralitet, përmes muzikës shejtani mashtroi shpirtat e prishur, ua zbukuroi ate atyre me mashtrim e kurthim… dhe për shkak të gjithë kësaj e hudhën Kur’anin…”.

Është çudi me disa njerëz të cilët i mveshën vetës devotshmërinë se si e marrin muzikën e kërcimin rrugë të devotshmërisë, e lënë dëgjimin hyjnor e shkojnë te dëgjimi djallzor. Ibnul Kajjimi e quajti muzikën me disa emra: shmangie (nga përkujtimi i All-llahut), gjë e padobishme, kotësi, gënjeshtër, britmë, duartrokitje, ftesa e imoralitetit, kur’ani i shejtanit, mbirësja e
dyfytyrësisë në zemër, zëri i ahmakut, zëri i të prishurit , thurja e shejtanit dhe hutia1.

ZILJA ËSHTË MUZIKA E SHEJTANIT:

Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmëroi se: “Zilja është muzika e shejtanit”. Për këtë arsye melekët: “Nuk shoqërojnë grupin në të cilin ka qen dhe zile”.

19- PËRTACIA E MUSLIMANËVE NË REALIZIMIN E ASAJ ME TË CILËN JANË URDHËRUAR:

Nëse muslimani i përmbahet Islamit, shejtani nuk do të gjejë rrugë që ta devijoj dhe të luaj me të, e nëse ai i lë pasdore disa çështje dhe bëhet përtac, shejtani gjenë rast të mirë tek ai, thotë All-llahu: “O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (praktikoni fenë Islame në përgjithësi), e mos i ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armik i juaj i hapët” (El-Bekare: 208).
Pra, praktikimi i Islamit në çdo çështje është ajo që të shpëton nga shejtani, si p.sh. nëse rreshtat e atyre që janë duke u falur janë të ngushtuar e të përforcuar, shejtanët nuk mund të ndërhyjnë në mes namazlive, e nëse mbesin disa zbraztira nëpër rreshta, shejtanët kërcejnë mes tyre, për këtë arsye Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Drejtoni rreshtat tuaj që mos të ndërhyjnë shejtanët mes juve sikur të jenë ata evladul-hadhef”. Dikush i tha:O i Dërguar i All-llahut: Kush
janë evladul-hadhef? Tha: “Kingjat e zi e të vogël që gjinden në tokën e Jemenit”.

Në një hadith tjetër thotë Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Drejtoni rreshtat tuaj dhe ngushtonu se betohem në Ate që shpirti im është nëdorën e Tij, unë i shoh shejtanët ndërmjet rreshtave tuaj sikurse të jenë ata dele të zeza”.

SI ARRINË SHEJTANI TË PËSHPËRITË NË SHPIRTIN E NJERIUT?

VESVESJA-PËSHPËRITJA:

Shejtani ka mundësi të arrijë deri te mendja dhe shpirti i njeriut në një mënyrë që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk e dijmë ate.Ate e ndihmon të bëjë një gjë të tillë natyra e tij në të cilën u krijua dhe kjo është ajo që ne e quajmë vesvese, All-llahu i madhëruar na lajmëroi për këtë dhe ate e quajti el-vesvas: “Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve. Prej të keqës së cytësit (el-vesvas) i cili zbrapset (el-hannas, kur përmendet
All-llahu). I cili bën cytje në zemrat e njerëzve… “ (En-Nas: 1-5). Tha Ibni Kethiri në tefsirin e tij: “El-Vesvasul-Hannas, shejtani qëndron në zemrën e njeriut, kur ai harron dhe hutohet, i pëshpëritë (i bën cytje), e kur e përmend All-llahun zbrapset (largohet nga ai)”.
Buhariu dhe Muslimi transmetuan se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut sikurse qarkullon gjaku”.Përmes vesveses ai e humbi Ademin dhe e mashtroi që të hajë nga pema e ndaluar: “Shejtani i pëshpëriti atij, e i tha: “O Adem, a të udhëzoj te pema e përjetësisë dhe te pushteti që nuk përfundon” (Taha: 120).
Shejtanët mund të paraqiten në formën e njeriut, mund të flasin me njerëzit, i urdhërojnë dhe i pengojnë ata dhe i urdhërojnë t’i kryejnë qëllimet e tyre. Më poshtë do ta sqarojmë këtë.

ARMËT E BESIMTARIT NË LUFTËN KUNDËR SHEJTANIT

http://mjekesia-profetike.com/forum/showthread.php?t=63

RUAJTJA DHE PËRGATITJA

Ky armik i fëlliqur dhe mashtrues nxiton pandërprerë që t’i humbë njerëzit, ne më parë i mësuam qëllimet dhe mjetet e tij devijuese, pra aq sa ne e njohim këtë armik: qëllimet, mjetet dhe metodat e tij për mes të cilave na humbë, do të shpëtojmë nga ai, derisa nëse njeriu është në huti ndaj këtyre çështjeve, armiku i tij do ta robërojë dhe do ta drejtojë atë në cilindo drejtim që dëshiron.
Ibnul-Xhevziu -All-llahu e mëshiroftë- e përshkruajti në mënyrë të përkryer këtë konflikt në mes të njeriut dhe shejtanit, e tha: “Dije se zemra është sikurse kalaja, e cila kala është e rrethuar me mure, kurse muret kanë dyer, ato mure kanë disa prishje, në atë kala banon mendja, po ashtu melekët kalojnë kah ajo kala, afër saj ka disa vendstrehime në të cilat gjindet epshi (dëshira), shejtanët hyjnë në ato vendstrehime pa kurrfarë pengese dhe lufta vazhdon pandërprerë mes
banorëve të kalasë dhe banorëve të atyre vendstrehimeve, shejtanët sillen pandërprerë rreth asaj kalaje duke vëzhguar hutinë e rojës dhe kështu mundohen të depërtojnë nëpër ato shkatërrime të mureve”.
Pra, roja është i detyruar që t’i dijë të gjitha dyert e kalës dhe të gjitha shkatërrimet në mure të cilat i janë dhënë nën kujdesin e tij, përndryshe nëse ai vetëm një moment bie në huti, armiku i tij nuk ndalet asnjëherë.
Një njeri i tha Hasen El-Basriut: A flenë Iblisi? Tha: Sikur ai të flej, ne do të gjenim rehati. Kalaja e përmendur ndriçohet me dhikr2 (përmendjen e All-llahut) dhe me iman, në te gjindet një pasqyre shumë e bardhë në të cilën duket çdo gjë që kalon afër saj, për këtë arsye çështja e pare që vepron shejtani në ato strehime të tij është se ngre tym të shumtë që t’i nxijë muret e kalasë, ta ndryshkë pasqyrën… kurse dhikri ndritë atë pasqyre. Ky armik bën disa ekspedita e sulme, ndonjëherë mundohet të hyjë me fuqi në kala, por e ndjek ate roja kështu që ai ikë, ndonjëherë hynë brenda në te e bën dëme të shumta, ndonjëherë qëndron në te një kohë të gjatë si shkak i hutisë së rojeve, e ndonjëherë ngriten erëra të mëdha kështu që i nxinë muret e kalasë dhe e ndytin pasqyrën, pastaj shejtani kalon pa e ditur askush, ndonjëherë ndoshta edhe e plagos rojen
si shkak i hutisë së tij, zë robër dhe shërben ata që dëshiron, pastaj fillon t’i shpikë mashtrimet në pajtim me epshet njerëzore”.

PËRMBAJTJA E KUR’ANIT DHE SUNNETIT

Metoda më e suksesshme për mbrojtjen nga shejtani është përmbajtja e Kur’anit dhe Sunnetit, mësimi dhe veprimi i tyre, sepse ata të dy sqarojnë rrugën e drejtë, kurse shejtani mundohet të na devijoj nga rruga e tyre, thotë All-llahu: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij.Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni” (El-En’amë: 153).

I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na sqaroi këtë ajet, transmetojnë Imam Ahmedi, Nesaiu dhe Daramiu se Abdull-llah Ibni Mes’udi radiAll-llahu anhu, tha: “Na bëri i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem një vijë, pastaj tha: “Kjo është rruga e Allllahut”, pastaj i bëri disa vija në të djathtë e në të majtë të saj dhe tha: “Këto janë rrugë të
ndryshme, në fillim të çdonjërës rrugë qëndron nga një shejtan i cili fton në te”, pastaj Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e tha këtë ajet: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju) , pra përmbajuni kësaj…” (El-En’am: 153).
Pra, përmbajtja e asaj që erdhë nga All-llahu, si besimet, veprat, fjalët, adhurimet, ligjet dhe largimi nga çdo gjë që ai na ndaloi, i mundëson njeriut të jetë i mbrojtur nga shejtani, në këtë kontest All-llahu i madhëruar thotë: “O ju që besuat, hyni në Islam përgjithësisht (duke praktikuar të gjitha ligjet e tij), e mos ndiqni rrugën e shejtanit, sepse ai është armik i juaj i hapët” (El-Bekare: 208).
Ky ajet na detyron që t’i përmbahemi Islamit në të gjitha urdhërat e ndalesat e tij dhe t’i bindemi All-llahut me bindje të plotë, për këtë arsye na urdhëroi All-llahu që sipas mundësisë t’i praktikojmë të gjitha degët e imanit dhe të gjitha ligjet e Islamit, po ashtu na urdhëroi që mos t’i ndjekim hapat e shejtanit, sepse ai që përqafon Islamin është larg nga shejtani dhe hapat e tij, kurse ai që i lenë masdore disa çështje të Islamit, ka ndjekur shejtanin në disa hapa të tij, për këtë
arsye lejimi i asaj që ndaloi All-llahu dhe ndalimi i asaj që Ai e lejoi, apo ngrënia e gjërave të ndaluara dhe të këqija, konsiderohet ndjekje e hapave të shejtanit të cilët na janë ndaluar: “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të shejtanit se ai është armik i hapët i juaji” (El-Bekare:168).
Përmbajtja e Kur’anit, si në fjalë ashtu edhe në vepra, e përze shejtanin dhe e hidhëron ate shumë, transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur i biri i Ademit (njeriu besimtar) e lexon ajetin në të cilin ka sexhde (ato janë disa ajete që kur të lexohen duhet bërë sexhde) dhe pastaj bën sexhde, largohet shejtani, fillon të qaj dhe thotë:”Mjerë për mua, u urdhërua i biri i Ademit të bëj sexhde dhe e bëri ate, e për te është
Xhenneti, u urdhërova edhe unë të bëj sexhde, por refuzova, prandaj për mu është Xhehnemi”.

STREHIMI TEK ALL-LLAHU DHE MBROJTJA ME TE

Rruga më e mirë për mbrojtjen nga shejtani dhe ushtria e tij është strehimi tek All-llahu dhe mbrojtja me Te, sepse Ai është i fuqishëm ndaj tij.Nëse All-llahu i siguron njeriut strehim, prej nga do të arrijë shejtani tek ai, thotë i madhëruari: “Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim tek All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di” (El-A’rafë: 199-200).

Po ashtu All-llahu i madhëruar e urdhëroi të Dërguarin e Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem që të kërkoj strehim tek Ai nga cytjet e shejtanëve dhe nga prezenca e tyre: “Dhe thuaj:”O Zoti im, unë mbrohem me Ty, prej cytjeve të shejtanëve!Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!” (El-Mu’minun: 97-98).

Cytjet e shejtanëve janë vesveset e intrigat e tij, All-llahu na urdhëron që të kërkojmë strehim tek Ai nga armiku i palodhur, shejtani; i cili nuk dëshiron tjetër veçse shkatërrimin e bijve të Ademit si shkak i armiqësisë së madhe të tij ndaj babit të tyre Ademit alejhis-selam. Thotë Ibni Kethiri gjatë komentit të këtij ajeti: “…kërkoj strehim me afërsinë e All-llahut e mbrojtjen e Tij kundër shejtanit të mallkuar që mos të më dëmtoj në fenë e në botën time, apo që të më pengoj nga veprimi i urdhërave me të cilët jam urdhëruar, apo të më nxitë në veprimin e veprave të cilat më janë ndaluar, sepse shejtanin nuk mund ta largojë nga njeriu askush përveç All-llahut; për këtë arsye urdhëroi i madhëruari që t’i shfaqim mirëkuptim e të sjellemi mirë me shejtanin e njerëzve (njeriun e keq) që kështu ta largojmë ate nga natyra e keqe e tij, kurse Ai na
urdhëroi që të kërkojmë strehim tek Ai nga shejtanët e xhindëve; sepse ata nuk pranojnë ryshfet dhe nuk ndikon asgjë e bukur në te; sepse ata janë dëmprurës në natyrën e tyre dhe nuk i pengon ata nga njeriu përveç Atij që i krijoi”.

Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e shpeshtonte kërkimin e strehimit tek All-llahu nga shejtani në mënyra të ndryshme, pas lutjes hapëse të namazit (SubhanekAll-llahumme) ai thoshte: “Eudhu bil-lahi-s-semiil-alimi minesh-shejtanirr-rrexhim, min hemzihi ve nefhihi ve nefthihi – Kërkoj strehim tek All-llahu i Cili dëgjon e di çdo gjë nga shejtani i mallkuar, nga pëshpëritja, kryenaltësia dhe nga poezia e tij”.

VENDET E KËRKIMIT TË STREHIMIT

KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATË HYRJES NË NEVOJTORE:

Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem kërkonte strehim tek All-llahu nga shejtanët kur hynte në nevojtore, sikurse transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibni Maliku radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem para se të hynte në nevojtore thoshte: “Ty o Zot të kërkoj strehim nga të fëlliqurit (shejtanët meshkuj) dhe nga të fëlliqurat (shejtanët femra)”.

Po ashtu transmeton Ebu Davudi nga Zejd Ibni Erkami radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sallAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Këto nevojtore janë të banuara (qëndrojnë tek ato xhindët dhe shejtanët me qëllim që t’u bëjnë dëm njerëzve), kështu që kur ndonjëri nga ju shkon në nevojtore le të thotë: Tek All-llahu kërkoj strehim nga të fëlliqurit (shejtanët meshkuj) dhe nga të fëlliqurat (shejtanët femra)”.

KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU ME RASTIN E HIDHËRIMIT:

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Sulejman Ibni Suredi radiAll-llahu anhu, se tha: “U fyen dy persona ndërmjet vete në prezencë të profetit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem derisa ne ishim duke ndejtur tek ai, njëri nga ata e shante tjetrin duke qenë i hidhëruar dhe iu kishte skuqur fytyra, Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha:” Unë e di një fjalë që sikur ta thotë ai (i hidhëruari) do t’i largohej hidhërimi: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rrexhim – Tek All-llahu kërkoj strehim nga shejtani i mallkuar”.
I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i mësoi Ebu Bekrit radiAll-llahu anhu të thotë çdo mëngjes e mbrëmje: “Ty të lutem o Zot, Shpikësi i qiejve dhe i tokës, Njohësi i të fshehtës dhe i të dukshmës, nuk ka zot tjetër përveç teje, Zoti dhe mbreti i çdo gjëje, tek Ti kërkoj strehim nga e keqja e shpirtit tim, nga sherri i shejtanit dhe shirku i tij (shirku i tij, dmth.
nga shirket në të cilat ai fton) dhe që të veproj gjë të keqe ndaj vetvetës ose t’ia bëj ate ndonjë muslimani”.

KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATË MARRËDHËNIEVE SEKSUALE:

Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na nxiti që të kërkojmë strehim tek All-llahu gjatë marrëdhënieve seksuale me gruan, sikurse transmeton Ibni Abbasi radiAll-llahu anhu, se ai tha: “Sikur ndonjëri nga ju të thotë, kur dëshiron t’i afrohet gruas së tij (që të bëj marrëdhënie seksuale): “Bismil-lah, All-llahumme xhen-nibnesh-shejtane, ve xhen-nibish-shejtane ma
rezektena – Në emër të All-llahut, të lutem o Zot, largoje shejtanin nga ne dhe largoje ate nga ai (fëmiu) që na furnizon me te”, sikur pas kësaj të jetë caktuar nga All-llahu që ata të kenë fëmij, nuk do ta dëmtonte shejtani ate kurrë”.

KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATË ZBRITJES NË NDONJË LUGINË APO GJATË HYRJES NË SHTËPI:

Kur njeriu zbret në ndonjë luginë apo hyn në shtëpi, duhet që të kërkoj strehim tek All-llahu, e jo të kërkoj strehim tek xhindët e shejtanët sikurse vepronin pabesimtarët në kohën e xhahilijjetit3, e të cilët thonin: “Kërkoj strehim te i pari i kësaj lugine nga mendjelehtët e popullit të tij”, përkundrazi atëherë xhindët bënin mendjemadhësi dhe i dëmtonin ata, këtë na rrëfen All-llahu në suren El-Xhinn: “Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej burrave të xhindëve dhe ashtu ua shtonin edhe më shumë arrogancën” (El-Xhinn: 6); d.m.th. xhindët u shtonin arrogancën atyre burrave të cilët kërkonin strehim tek ata.

Po ashtu i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na mësoi se si të kërkojmë strehim tek All-llahu kur të hyjmë në shtëpi, sikurse transmeton Havletu Bintu Hakim radiAll-llahu anha, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Sikur ndonjëri nga ju të thotë kur hynë në ndonjë shtëpi:”Eudhu bikelimatil-lahit-taamme min sherri ma halek – Kërkoj strehim tek All-llahu me fjalët e Tij të plota nga çdo e keqe që Ai krijoi”, nuk do ta dëmtonte në atë shtëpi asgjë derisa
të largohet nga aty”.

KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU NGA SHEJTANI GJATË PËLLITJES SË GOMARIT:

Thotë Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Kur të pëllitet gomari, kërkoni strehim tek All-llahu nga shejtani i përbuzur”. Ai na lajmëroi se kur gomari pëllitet, ka parë ndonjë shejtan.

KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU NË FILLIM TË LEXIMIT TË KUR’ANIT:

Thotë All-llahu i madhëruar: “Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej shejtanit të mallkuar. Vërtet, ai nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre” (En-Nahl: 98-99).
Ibnul-Kajjimi sqaroi urtësitë e kërkimit të mbrojtjes së All-llahut nga shejtani i mallkuar në fillim të leximit të Kur’anit, e tha:
Kur’ani është shërim i gjoksave, ai largon nga aty vesveset, epshet e dëshirat e prishura të shejtanit, ai është ilaqi i asaj që urdhëroi shejtani në te, kështu që njeriu u urdhërua që ta përze me te bakterien sëmurse… në këtë mënyrë, ky ilaq shërues, hynë në zemër pasiqë ajo është spastruar nga ngushtësirat e reaksionet e saj dhe kështu ka sukses.
Kur’ani është substanca e udhëzimit, diturisë dhe hajrit për zemrën, sikurse është uji substanca e bimëve, kurse shejtani është një zjarr i cili djegë ato bimë një nga një, kurdo që vëren se në zemër ka bimë të hajrit, nxiton që t’i prishë e t’i djegë ato.Për këtë arsye All-llahu urdhëroi që të kërkohet strehim tek Ai nga shejtani që kështu të mos e shkatërron ai atë që përfiton nga Kur’ani.Dallimi në mes të këtij aspekti dhe aspektit të parë është se në aspektin e parë kërkohej strehim tek All-llahu si shkak i arritjes së dobisë kur’anore, kurse në të dytin si shkak i mbetjes e ruajtjes së asaj dobie.

Melekët i afrohen lexuesit të Kur’anit dhe e dëgjojnë ate, sikurse thuhet në hadithin të cilin e transmetoi Usejd Ibni Hudajri radiAll-llahu anhu kur ishte duke lexuar Kur’an dhe pa mbi te diç sikurse retë në të cilën kishte drita, i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ata ishin melekët”, e shejtani është kundër melekëve dhe armik i tyre, për këtë arsye u urdhërua lexuesi i Kur’anit të kërkoj nga All-llahu i madhëruar që ta përze shejtanin që kështu të vijnë melekët, sepse ky është një vend ku nuk mund të bashkohen edhe melekët edhe shejtanët.
Shejtani me ushtrinë e hilet e tij mundohet ta bëj lexuesin e Kur’anit që të harrojë qëllimin e leximit të tij, e ai qëllim është mendimi rreth tij, kuptimi i tij dhe njohja e asaj që pati për qëllim All-llahu i madhëruar, ai në çdo mënyrë mundohet të ndërhyj në mes zemrës së tij dhe qëllimit kur’anor dhe kështu lexuesi nuk përfiton nga ai asgjë, për këtë arsye u urdhërua lexuesi i Kur’anit që në fillim të leximit të kërkoj strehim tek All-llahu nga shejtani i mallkuar.

Lexuesi i Kur’anit flet me All-llahun gjatë leximit të tij, All-llahu e dëgjon lexuesin e bukur të Kur’anit me vëmendje më të madhe se sa që dëgjon këngëtarja veglën muzikore të saj, kurse shejtani lexim të tij ka poezin dhe muzikën, për këtë arsye u urdhërua lexuesi i Kur’anit të kërkojë strehim tek All-llahu nga shejtani i mallkuar që ta përze ate gjatë të folurit me All-llahun dhe gjatë dëgjimit të All-llahut kur ai lexon.

All-llahu i madhëruar na lajmëroi se nuk ka asnjë profet që gjatë leximit të tij (të fjalëve të Allllahut) nuk është munduar shejtani t’i hedhë fjalë të tij në atë lexim… e nëse kështu ishte puna me profetët alejhimus-selam, atëherë ç’farë të themi për të tjerët.Për këtë arsye shejtani e bën të gabojë ndonjëherë lexuesin dhe ia përzinë atij leximin, kështu që i pështillet gjuha…
Shejtani më së shumti nxiton kundër njeriut kur ai mendon të bëjë ndonjë mirësi, kështu që i ndërhyn atij që ta pengojë nga veprimi i asaj mirësie.

KËRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU PËR FËMIJËT DHE FAMILJEN:

Transmeton Ibni Abbasi radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem kërkonte strehim tek All-llahu për Hasanin dhe Husejnin radiAll-llahu anhuma (dy bijtë e vajzes së tij Fatimes radiAll-llahu anha), e thoshte: “Ju kërkoj strehim tek All-llahu me fjalët e Tij të plota nga çdo shejtan e nga çdo gjallesë helmuese (apo nga çdo gjallesë dëmprurëse) dhe nga çdo sy dëmprurës”, dhe thoshte: “Babai juaj (ka për qëllim Ibrahimin alejhis-selam) u kërkonte strehim (tek All-llahu) me këto fjalë Ismailit dhe Is’hakut”.

SURET KUR’ANORE MË TË MIRA ME TË CILAT KËRKOHET STREHIM:

Ato janë kaptina El-Felek dhe En-Nas (dy kaptinat e fundit në Kur’an), sepse i Dërguari i Allllahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e urdhëroi Abdull-llah Ibni Hubejbin që t’i lexoj “Kul-Huvallllah Ehad-in” dhe dy kaptinat e përmendura nga tri herë kur të ngrysë e kur të gdhijë dhe i tha: “Pas kësaj të mjafton All-llahu për çdo gjë”. Në një transmetim tjetër e urdhëroi t’i lexoj kaptinat El-Felek dhe En-Nas, pastaj i tha: “Njerëzit nuk mund të kërkojnë strehim me diç më të mirë se këto”.
Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Nesaiu, Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Asnjë lutës nuk është lutur me diç më të mirë se këto dhe asnjë kërkues i strehimit nuk ka kërkuar strehim me diç më të mirë se këto”.

SI VEPRON ME SHEJTANIN KUR T’I HIJESHON MËKATET?

Tregohet se një nga dijetarët e parë i tha nxënësit të tij: “Ç’farë vepron me shejtanin nëse t’i hijeshon mëkatet?I tha: “E luftoj ate”. Dijetari i tha: “E nëse ai prapë kthehet?” Tha nxënësi: “Prapë e luftoj”. I tha dijetari: “Po nëse prapë kthehet? “Tha nxënësi: “E luftoj prapë”.
I tha dijetari: “Kjo do të zgjatë shumë, ç’farë mendon nëse kalon pranë deleve dhe të lehë qeni i tyre apo të pengon që të kalosh, ç’farë do të bëshe?” Tha: “Mundohna me tërë fuqinë time që ta përze” I tha dijetari: “Kjo do të zgjatë shumë, por ti kërko ndihmë nga qobani i deleve që ta largojë ate”.
Kjo është një dituri e madhe nga ky dijetar i ndritur, sepse mbrojtja me All-llahun dhe kërkimi i strehimit tek Ai është rruga më e fortë e cila e përze dhe e largon shejtanin, kjo është ajo që veproi gruaja e Imranit, nëna e Merjemes alejhes-selam (nëna e Isaut alejhis-selam) kur tha me rastin e lindjes së saj: “…atë (Merjemen) dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje nga shejtani i mallkuar” (Ali Imran: 36).
Për ç’farë arsye nuk largohet shejtani në disa raste kur njeriu kërkon mbrojtje kundër tij? Thonë disa njerëz: Ne kërkojmë strehim tek All-llahu nga shejtani, por megjithatë ne ndiejmë se shejtani na bën vesvese, na nxitë në sherr dhe na pengon gjatë namazit.
Përgjigjja është: Kërkimi i strehimit (istiadhja) i ngjan shpatës në dorën e luftëtarit, nëse dora e tij është e fortë, e godet dhe e vret armikun e tij, përndryshe ai mund të mos i lë kurrfarë gjurme edhe nëse shpata është shumë e prehtë.
Po ashtu nëse kërkimi i strehimit bëhet nga një i devotshëm e besimtar i fortë, është zjarr i cili e djeg shejtanin, e nëse kërkimi i strehimit bëhet nga një njeri me besim të dobët, nuk ndikon fuqishëm mbi armikun e tij.
Tha Ibnul-Xhevziu -All-llahu e mëshiroftë-: “Dije se Iblisi ndaj të devotshmit dhe atij që nuk është i devotshëm, është sikurse njeriu i ulur pranë të cilit ka ushqim dhe mish, pranë tij kaloi një qenë, të cilit ky i bërtiti duke i thënë: Largohu, kështu që ai u largua. Pastaj qeni kaloi pranë njeriut tjetër (i cili nuk është i devotshëm) pranë të cilit kishte ushqim dhe mish, e saherë që ky u mundonte ta përzë, ai kthehej prap. Njeriu i parë është i devotshmi, të cilit i mjafton përmendja e
All-llahut që ta përze shejtanin, kurse njeriu i dytë është i padevotshmi, të cilit nuk i largohet shejtani si shkak i veprave të pahijshme të tij. Kërkojmë strehim tek All-llahu nga shejtani”.
Pra, muslimani i cili dëshiron të shpëtoj nga shejtani dhe mashtrimet e tij, duhet ta përforcoj imanin e tij dhe të kërkoj mbrojtje e strehim tek All-llahu, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.

TË MARRURIT ME PËRKUJTIMIN E ALL-LLAHUT

Përkujtimi i All-llahut është gjëja më e madhe e cila të shpëton nga shejtani, sikurse thuhet në një hadith: “All-llahu e urdhëroi profetin e Tij Jahjan që t’i urdhëroi Beni Israilët me pesë cilësi…”,
nga ato: “…dhe ju urdhëroi ta përkujtoni All-llahun e madhëruar, sepse kjo i ngjanë një njeriu të cilin janë duke e ndjekur armiqët e tij derisa ky arriti te një kala e fortifikuar dhe kështu e shpëtoi vetën nga ata, kështu edhe njeriu nuk mund ta siguroi vetën nga shejtani përveçse me përkujtimin e All-llahut”.
Thotë Ibnul-Kajjimi: “Sikur përkujtimi i All-llahut të mos kishte veçse këtë cilësi, njeriu do të meritonte që mos ta ndalë gjuhën e tij nga përmendja e All-llahut të madhëruar, sepse ai nuk mund ta siguroi vetën e tij nga armiku përveçse me përkujtimin e All-llahut, kurse armiku i tij mund të arrij tek ai kur ky është në gaflet (huti), ai e vëzhgon ate pandërpre, kur ky bie në huti, ai i hudhet njeriut dhe e shqyen, e kur ky e përmend All-llahun e madhëruar, zbrapset dhe zvogëlohet armiku i All-llahut sa që bëhet sa një zog i vogël dhe sa një mizë, për këtë arsye edhe është quajtur shejtani (në Kur’an) “El-Vesvas El-Hannas”; sepse ai pëshpëritë në zemrat e njerëzve, e kur përmendët All-llahu, ai zbrapset. Tha Ibni Abbasi radiAll-llahu anhu: “Shejtani qëndron pandërpre në zemrën e njeriut, kur ky bie në huti, ai i pëshpëritë, e kur të përmend Allllahun,
zbrapset”.
Po ashtu tha Ibnul-Kajjimi: “Shejtanët e kanë rrethuar njeriun nga çdo anë dhe ata janë armiqët e tij, e çka thua ti për një njeri të cilin e kanë rrethuar armiqët e tij nga çdo anë dhe të cilët janë plotë hidhërim në te, secili nga ata i bën dëm atij aq sa ka mundësi, në të njejtën kohë nuk ka rrugë tjetër që ta përçaj grupin e tyre përveçse me përkujtimin e All-llahut të madhëruar”.

Pastaj ai -All-llahu e mëshiroftë- përmendi hadithin të cilin e transmeton Abdurr-Rrahman Ibni Semre radiAll-llahu anhu, se tha: “Një ditë doli i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sellem te ne derisa ne ishim duke ndejtur në një hije (shtëpi verore e thjeshtë kulmi i të cilës është i mbuluar me degë të hurmeve) në Medine, u ngritë para nesh e na tha: “Unë pashë mbrëmë një ëndërr të çuditshme: E pashë një njeri nga ummeti im të cilit i erdhë meleku i vdekjes që t’ia merr shpirtin, në atë moment erdhë bëmirësia e tij ndaj prindërve dhe e largoi melekun e vdekjes nga ai.

E pashë një njeri nga ummeti im të cilit i ishte shtruar dënimi i varrit, në atë moment erdhi abdesti i tij dhe e shpëtoi nga ajo gjendje.

E pashë një njeri nga ummeti im të cilin e kishin rrethuar shejtanët, në atë moment erdhi përkujtimi i tij i All-llahut dhe i përzuri shejtanët nga ai.

E pashë një njeri nga ummeti im duke u ndezur -në një transmetim tjetër thuhet: duke dihaturnga etja, sa herë që afrohej afër ndonjë pusi, pengohej dhe u përzente, në atë moment erdhi agjërimi i tij i Ramazanit dhe i dha të pijë e u ngop.

E pashë një njeri nga ummeti im dhe i pashë profetët të ulur në rrethe, sa herë që ai afrohej afër ndonjë rrethi të tyre, u përzente, në atë moment erdhi pastrimi i tij nga xhunubllaku (pastrimi pas marrëdhënieve seksuale me gruan apo ejakulimit) e kapi për dore ate dhe e uli afër meje.

Pastaj e pashë një njeri nga ummeti im para të cilit kishte një errësirë, mbrapa tij kishte errësirë, në të djathtën e tij kishte errësirë, në të majtën e tij kishte erësirë, mbi te kishte errësirë dhe nën te kishte errësirë, kurse ai ishte i hutuar në ato errësira, në ato momente erdhën Haxhxhi dhe Umreja4 e tij dhe e nxorrën nga errësira në dritë.

Po ashtu e pashë një njeri nga ummeti im duke u mbrojtur me duart e tij nga flaka e xixat e zjarrit, në atë moment erdhë sadaka (zeqati dhe lëmosha që ua dha fukarave për All-llahun) e tij dhe u bë mburojë mes tij dhe mes Xhehnemit dhe ia mbuloi kokën.

E pashë një njeri nga ummeti im duke u folur besimtarëve, por ata nuk i flisnin, në atë moment erdhë lidhja e tij farefisnore e tha:O ju grup i muslimanëve, ai mbante lidhje të mira me farefisin e tij, pra, folni me te, atëherë, i folën besimtarët, ua zgjati dorën atyre dhe ia zgjatën dorën ata.

E pashë një njeri nga ummeti im të cilin e kishin rrethuar Zebanijet (melekët e zjarrit), në atë moment erdhë urdhërimi i tij në vepra të mira dhe pengimi i tij nga veprat e këqija dhe e shpëtuan nga duart e tyre dhe e futën te melekët e mëshirës.

E pashë një njeri nga ummeti im të gjunjëzuar dhe në mes tij e All-llahut të madhëruar kishte një pengesë, në atë moment erdhë morali i lartë i tij, e kapi ate për dore dhe e futi tek All-llahu i madhëruar.

E pashë një njeri nga ummeti im të cilit i vinte libri i tij nga ana e majtë, në atë moment erdhi
frika e tij ndaj All-llahut të madhëruar, e kapi librin e tij dhe ia vendosi në dorën e djathtë.

E pashë një njeri nga ummeti im të cilit i kishte dalur peshoja e lehtë, në atë moment erdhën fëmijët e tij (të cilët i kishin vdekur të vegjël) dhe ia rënduan peshojën.

E pashë një njeri nga ummeti im i cili qëndronte në buzë të Xhehnemit, në atë moment erdhi shpresa e tij në All-llahun e madhëruar, e shpëtoi nga aty dhe ai shkoi.

E pashë një njeri nga ummeti im i cili ishte hudhur në zjarr, në atë moment erdhi loti i tij që kishte derdhur nga frika ndaj All-llahut të madhëruar dhe e shpëtoi nga aty.

E pashë një njeri nga ummeti im duke qëndruar në Sirat5 dhe dridhej sikurse dridhen degët e hurmës nga një erë e fortë, në atë moment erdhë mendimi i tij i mirë ndaj All-llahut të madhëruar, e qetësoi të dridhurit e tij dhe ai vazhdoi rrugën.

E pashë një njeri nga ummeti im duke u zvarritur në Sirat, ndonjëherë u zvarritte, e ndonjëherë mbetej i lidhur, në atë moment erdhë salavati i tij mbi mua, e ngriti në këmbë dhe e shpëtoi.

Dhe e pashë një njeri nga ummeti im i cili kishte arritur te dyert e Xhennetit, por ato iu mbyllën, në atë moment erdhë shehadeti (dëshmia) i tij La ilahe il-lAll-llah -se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut-,ia hapi dyert dhe e futi në Xhennet”.
Këtë hadith e transmetoi El-Hafidh Ebu Musa El-Medinij dhe tha se ky hadith është hasenun xhidden -me transmetim shumë të mirë-, e transmetuan nga Seid Ibnul-Musejjibi: Amr Ibnu Azer, Alij Ibni Zejd Ibni Xhedan dhe Hilal Ebu Xhibil-le, kurse shejhul-islam Ibni Tejmijje –All-llahu e mëshiroftë- e ngritte çështjen e këtij hadithi dhe thoshte se ky hadith ka dëshmi të shumta (se është i vërtetë).

Nga ky hadith ne kemi për qëllim fjalën e tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem : “E pashë një njeri nga ummeti im të cilin e kishin rrethuar shejtanët, në atë moment erdhë përkujtimi i tij i All-llahut të madhëruar dhe i largoi shejtanët nga ai”.
Kështu është puna e shejtanit, njerëzit nuk mund ta mbrojnë vetën nga ai përveçse me përkujtimin e All-llahut të madhëruar, transmeton Enes Ibni Maliku radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur njeriu del nga shtëpia e tij dhe thotë: Bismillah, tevek-keltu alAll-llah, la havle ve la kuvvete il-la bil-lah -Në emër të All-llahut, u mbështeta në All-llahun dhe nuk ka zhvillues (mutesarrif bidikka) e fuqi tjetër përveç All-llahut-, atëherë i thuhet atij: U udhëzove, të mjafton kjo dhe u mbrojte.Me këtë rast largohet shejtani nga ai, kurse një shejtan tjetër i thotë: Ç’farë do bësh me një njeri që u udhëzua, u mjaftua dhe u mbrojtë?”.

Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ai që thotë: La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulk, ve lehul-hamd, ve huve ala kul-li shej’in kadir -Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok, i Tij është krejt pushteti, vetëm Atij i takon falënderimi dhe Ai për çdo gjë është i fuqishëm- njëqind herë në ditë, për te është sikurse i ka liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira, i shlyhen njëqind të këqija
dhe e ka mbrojtje ate atë ditë nga shejtani deri në mbrëmje”.

Tha Ebu hal-lad El-Misrijj: “Ai që hyn në Islam, ka hyrë në një kala, e ai që hynë në xhami, ka hyrë në dy kala, kurse ai që ulet me një grup që përkujtojnë All-llahun e madhëruar (ashtu siç urdhëroi Ai dhe profeti i Tij), ka hyrë në tri kala”.
Transmetoi Buhariu nga Muhammed Ibni Sirini, e ky nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhuma, se tha: “Më la përsipër i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem zeqatin e Ramazanit që ta ruaj, në ato momente më erdhë mua një njeri dhe filloi të marr ushqim me grushtat e tij, unë e kapa ate, kurse ai më tha: Më liro se nuk do të kthehem prap…”, ai e përmendi hadithin në përgjithësi dhe tha: “Herën e tretë (kur shejtani u kthye te Ebu Hurejre) më tha: “(Nëse më
liron)Do t’i mësoj disa fjalë me të cilat All-llahu do të bëj dobi, kur të shtrihesh në krevatin tend thuaje Ajetul-Kursinë (Tesbi dovën) në përgjithësi, sepse kështu do të qëndroj afër teje një mbrojtës nga All-llahu dhe nuk do të afrohet asnjë shejtan derisa të gdhijë sabahu”, Ebu Hurejre pas kësaj e liroi ate dhe kur gdhiu sabahu e lajmëroi Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem për këtë që i tha shejtani, kurse ai i tha: “Të vërtetën e tha ai, kurse vetë është gënjeshtar”.

Transmetoi El-Hafidh Ebu Musa nga Xhabiri radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur të shtrihet njeriu në krevatin e tij, i afrohen një melek dhe një shejtan, i thotë meleku: Përfundo (ditën tënde) me të mirë, kurse shejtani i thotë: Përfundo me të keqe.
Nëse ai e përmend All-llahun dhe pastaj flenë, një melek e mbron atë tërë natën. Kur të zgjohet i thotë meleku: Hape (këtë ditë) me të mirë, kurse shejtani i thotë: Hape këtë ditë me sherr. Nëse ai thotë: El-hamdu lil-lahil-ledhi redde ala nefsi ve lem jumitha fi menamiha, el-hamdu lil-lahil-ledhi jumsikus-semavati vel-erdi en tezula ve lein zaleta in emsekehuma min ehadin min ba’dihi, elhamdu lil-lahil-ledhi jumsikus-semae en tekaa alel-erdi il-la bi idhnih (Falënderimi i qoftë Allllahut i Cili ma rikthej mua shpirtin dhe nuk e bëri të vdes gjatë fjetjes sime, falënderimi i qoftë All-llahut i Cili i mbanë qiejt dhe tokën të mos zhduken, e nëse ato zhduken, askush përveç Tij nuk mund t’i mbajë ato, falënderimi i qoftë All-llahut i Cili e mbanë qiellin që mos të bie mbi tokë përveçse me lejën e Tij), nëse ky njeri (pasi që ka thënë këtë) bie nga krevati i tij dhe vdes, hynë në Xhennet”.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ibni Abbasi radiAll-llahu anhuma, se Muhammedi sallAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Sikur ndonjëri nga ju të thotë kur t’i afrohet gruas së tij (që të bëj marrëdhënie seksuale): Bismil-lah, All-llahumme xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena (Në emër të All-llahut, të lutem o Zot, largona shejtanin nga ne dhe largona ate nga ai që na furnizon me të), nëse pas kësaj përcakton All-llahu që ata të kenë fëmijë, nuk e dëmton
shejtani ate asnjëherë”.

Po ashtu Buhariu transmeton se shejtani ikë kur e dëgjon ezanin. Transmetoi Muslimi nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur të thirret ezani për namaz, ikë shejtani duke bërtitur”.

NDJEKJA E XHEMAATIT TË MUSLIMANËVE

Prej çështjeve të cilat e largojnë muslimanin nga rënia në mashtrimet e shejtanit është jetesa në vendet islame dhe zgjedhja e shoqërisë së mirë e cila të ndihmon në të vërtetën, të nxitë në te dhe të përkujton mirësitë, sepse bashkimi bën fuqinë dhe ate të fortë, transmetohet se Ibni Omeri tha: “Na mbajti Omeri radiAll-llahu anhu një ligjëratë në El-Xhabijje, e tha: “O ju njerëz, unë jam ngritur para jush sikurse u ngritë i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem para nesh dhe nga ajo që na tha ishte: “Përmbajuni xhemaatit dhe ruajuni përçarjes, sepse shejtani është me të vetmuarin, kurse nga dy persona është më larg…”.

Xhemaati është xhemaati i muslimanëve dhe imami i tyre, kurse xhemaati i cili nuk i përmbahet të vërtetës: Kur’anit dhe Sunnetit, nuk ka kurrfarë vlere në Islam, transmeton Ebud-Derdai se dëgjoi Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Nuk ka tre persona me një qytet apo me një fshat që nuk e falin namazin (me xhemaat), përveçse shejtani ka mbizotëruar mbi ata, ti përmbaju xhemaatit, sepse ujku e hanë delën e ndarë”.

Transmetoi Ebu Davudi nga Muavijetu Ibni Ebu Sufjani radiAll-llahu anhu, se tha: “I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem u ngritë para nesh e tha: “Ata që ishin para jush nga Ehlul-Kitabi (hebrenjët dhe të krishterët) u përçanë në shtatëdhjetë e dy sekte, kurse ky ummet do të përçahet në shtatëdhjetë e tri sekte, shtatëdhjetë e dy nga ato do të hynë në zjarr dhe vetëm një do të hyjë në Xhennet, ajo është xhemaati”.

ZBULIMI I PLANEVE DHE I GJUEJTJEVE TË SHEJTANIT(1)

Për muslimanin është obligim që t’i dijë rrugët dhe metodat devijuese të shejtanit dhe t’ua zbuloi ato njerëzve, kështu veproi Kur’ani dhe Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e kreu këtë rol në mënyrë më të bukur.Kur’ani na bëri të ditur metodën se si shejtani e mashtroi Ademin, kurse i Dërguari sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i njoftonte Sahabët se si shejtanët vjedhin fjalët nga qielli, pastaj ato fjalë i hudhin në veshët e falltorëve dhe të magjistarëve të cilët shpikun me ato fjalë
njëqind gënjeshtra, ua sqaronte këto gjëra që mos të mashtrohen me njerëz të tillë. Po ashtu ai u sqaroi se si ai u pëshpëritë atyre dhe mundohet t’i pengoj nga namazi e adhurimi i tyre, se si mundohet t’i bëj ata të mendojnë se u është prishur abdesi, kurse në realitet nuk u është prishur, pastaj si i ndanë burrin nga gruaja e tij dhe si i pëshpëritë njeriut, e i thotë: Kush e krijoi këtë? Kush e krijoi këtë? Derisa i thotë: Kush e krijoi Zotin tënd? Kur ai arrinë deri te kjo pyetje, besimtari duhet thënë: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rrexhim.

Reference
(1) Nëse dëshiron të dishë çdo hollësi rreth planeve e mashtrimeve të shejtanit dhe si i mashtroi njerëzit në
fetë e tyre, si i mashtroi hebrenjët, të krishterët, zjarrputistët, idhujtarët…duhesh të lexosh patjetër këto
dy libra:
“Telbisu Iblis – Pështjellimi i Iblisit” të Ibnul-Xhevziut.
“Igathetul-Lehfan – Ndihma e të pikëlluarëve” të Ibnul-Kajjimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit