Natali lindi tetë-njakët e saj në vitin 2009. Mjeku i saj, dr. Kamrava mbolli 12 embrione në mitrën e saj, veprim ky që i kushtoi humbjen e licencës së punës, pasi normalisht lejohet të mbillen maksimalisht 2-3 embrione.
Në atë kohë ajo ishte e shkurorëzuar dhe kishte 6 fëmijë të cilët jetonin me të. Ajo tashmë kishte vendosur që të luftojnte për të 14 vogëlushët e saj.
Natali është shfaqur disa herë në publik me qëllim që të sigurojë përfitime financiare, madje ajo nënshkroi edhe një kontratë për një reality show. Për fat të keq, shfaqja kurrë nuk është filmuar.
Në vijim mund të shikoni se sa janë rritur tetë-njakët./tesheshi.com/