3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Masakrohet me thikë një shqiptar në Itali

Më të lexuarat

Një shqiptarët është gjetur i vdekur në Itali. Trupi i burrit, 34-vjeç është gjetur i vdekur në Villa di Serio, në lagjen Campagnola në Bergamo. Viktima mësohet se është babai i një fëmije 4 vjeçar dhe ishte martuar me një shtetase italiane. Policia nuk ka bërë të ditur emrin e tij për shkak të hetimeve.

Kufoma e tij është gjetur pasditen e djeshme nga një fëmijë që ishte duke luajtur futboll. Fëmija ka këmbët e burrit të shtrirë në anë të rrugës dhe më pas ka njoftuar prindërit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Pas hetimeve të policisë, mendohet se burri është vrarë me thikë. Në trup i janë gjetur shenja që tregonin se ai është goditur disa herë. Ndërkohë që disa orë më vonë policia ka gjetur dhe makinën e tij të djegur./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit