3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Masakrimi i tri bijave nga nëna: Simona ka kërkuar ndihmë, karabinierët dëgjuan britma

Më të lexuarat

Ka shkuar në qytetin e Leccos, në veri të Italisë, Bashkim Dobrushi, babai i tre vajzave të vrara ditën e diel nga nëna e tyre, 37-vjeçarja shqiptare Edlira Dobrushi.
Karabinierët kanë vendosur të respektojnë dhimbjen e tij dhe të shtyjnë për më vonë marrjen e tij në pyetje, për të shpjeguar diçka më shumë mbi marrëdhëniet familjare e problemet që mund të kenë shtyrë gruan në këtë akt ekstrem.

Në agimin e së dielës, Edlira ka tentuar të vrasë veten, pasi kishte vrarë më thikë vajzat e saj, Sidnin (3), Kesin (10) dhe Simonën (13).

LEXO PO ASHTU: Nëna që vrau tri vajzat: Arsyeja e ulët (Foto/Video)

Siç bëhet e ditur, Simona, vajza më e madhe, është munduar të kërkojë ndihmë. Rreth orës 2:15 të mëngjesit të së dielës, në numrin e emergjencës së karabinierëve ka mbërritur një telefonatë, por operatori ka dëgjuar në telefon vetëm britma dhe linja ka rënë pa arritur të flasë me njeri.

Ndërsa, në shkollat e vajzave, të hënën ato përkujtohen me dhimbje të madhe e dashuri nga bashkëmoshatarët.

Nëna e tyre ndodhet e shtuar në spital në gjendje traume psikologjike. Ruhet nga forcat e rendit dhe nga personeli shëndetësor në çdo çast, sepse mund të përpiqet të vrasë veten, ashtu siç qe munduar të bënte pasi kishte vënë në shtratin bashkëshortor trupat pa jetë të tre vajzave të saj.

Nderkohe familja Dobrushi në Kukës, ka hapur dyert e mortit. Në këtë familje nisën ditët e zisë, ndërsa vëllai i Bashkimit, Hamiti, tregon se lajmi tronditi në mënyrë të papërshkrueshme familjen dhe gjithë banorët e komunës. /Top Channel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit