Nju Jork – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet së shpejti për të diskutuar mbi masakrën ku mbetën të vrarë rreth 100 persona, 34 prej të cilëve fëmijë, në Houla të Sirisë. Masakra e disa ditëve më parë është dënuar ashpër dhe gjerësisht nga udhëheqësit botërorë.
Këshilli i Sigurimit kërkon që Rusia, aleatja e vetme e madhe e Sirisë, t’i bëjë presion Presidentit Bashar al-Asad të ndalë vrasjen e civilëve.
Diplomatët thanë se takimi i KS-së është thirrur pasi Rusia nuk pranoi t’i bashkohet deklaratës së përbashkët të Britanisë së Madhe dhe Francës, e cila dënon vrasjet. /Start/kohaislame