“London Times” shkruan se gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, të gjitha palët kanë kryer krime, por se nuk janë të gjithë njësoj fajtorë, dhe se më përgjegjësi është Slobodan Milosevici.
Qytetarët kroatë të nacionalitetit serb ishin me të vërtetë viktima të krimeve të luftës. Por, përgjigja e saktë nga qeveria e Serbisë duhet të jetë pranimi i vendimit të Tribunalit të Hagës, si fjalë përfundimtare të konfliktit, si dhe pranimi se rrënjët e shkatërrimit të Jugosllavisë shtrihen me vendimet që janë marrë në Beograd.
Sipas gazetës, Milosevici ishte i fiksuar me qëllimin e pamëshirshëm dhe fanatik të krijimit të një Serbie të Madhe dhe etnikisht të pastër.
Aty tutje thuhet se forcat kroate në gusht 1995 kanë kryer operacionit “Stuhia”, gjatë të cilit janë shpërngulur 200 mijë serbë, ndërsa janë vrarë 150 prej tyre. Këto ishin krime dhe Tribunali këtë nuk e ka vënë në dyshim, ndërsa lirimi i gjeneralëve kroatë mbështetej në supozimin se dëbimi i serbëve nuk ishte rezultat i akteve kriminale.
Gazeta vlerëson se “Stuhia” ishte kyçe në parandalimin e Milosevicit, shpëtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës nga vuajtjet e mëtejme dhe arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit.
Tribunali i Hagës, sipas ditores londineze, thotë se lirimi i Markacit dhe Gotovinës nuk është i përkryer, por tentim i ndershëm për të kënaqur drejtësinë.
Të gjitha palët kanë kryer krime në luftërat ballkanike të viteve 1990, por jo të gjithë njësoj fajtor. Gjakderdhja ishte puna e dorës së Miloshevicit, ndërsa pajtimi sot varet nga rrëfimi i saktë i historisë. /Tg/kohaislame