3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Masakra fëmijësh në Siri

Më të lexuarat

Mijëra fëmijë janë vrarë në protestat në Siri që prej marsit të vitit 2011, thuhet në një raport të ri të OKB-së për fëmijët në vende të përfshira nga konflikte të armatosura.

Duke e cilësuar situatën si të papranueshme, studimi tregon se forcat kriminale te Asadit kanë përdorur djem dhe vajza të vegjël si mburojë njerëzore nga bombardimet.

Në total raporti mbulon 21 vende të botës ku fëmijët janë viktima të dhunës

Këtë vit në listë janë emrat e 55 forcave të armatosura nga 14 vende, përfshirë grupet në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Në Mali, vëren raporti, fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë prej 18 milionë banorë dhe shumica janë prekur “në mënyrë të ashpër” nga vazhdimi i konfliktit në veri të vendit.

Duke vënë në dukje se më të prekurit janë djemtë nga mosha 12 në 15 vjeç, dokumenti i Kombeve të Bashkuara shton se grupet e armatosura dyshohen të kenë ushtruar dhunë seksuale “në masë dhe sistematike” ndaj vajzave të mitura që prej janarit 2012.

Gjithashtu ka pasur të dhëna për dhjetëra fëmijë të vrarë ose të gjymtuar nga armët, minat dhe sulmet ajore gjatë fushatës ushtarake franceze në Mali që nisi në janar 2013 për të luftuar militantët muslimanet.

/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit