-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Masakër në taksi, 3 të vdekur për motive amorale

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë u shenua ne nje fshat te Korçës ku mbetën të vrarë 3 persona. Gjithcka ndodhi ne Podgorie brenda në një taksi.

Policia tha se 57-vjeçari Viktor Rrodhani vrau fillimisht 40-vjeçaret Elda Cocka dhe Floridon Guri dhe me pas vrau edhe veten. Ngjarja me motive xhelozie ndodhi rreth ores 19.00 të së dielës, ndersa policia i gjeti trupat e pajete brenda automjetit ne oren 20.30, ne nje rruge mes malesh.

Autoritetet thane se 57-vjeçari kishte një lidhje dashurie me Elda Çoçken dhe fakti qe ajo kishte nisur nje lidhje tjeter me Florion Gurin shkaktoi zemerimin e Rrodhanit, i  cili i ndoqi dhe i gjeti ne çaste intime brenda taksise se Gurit dhe i ekzekutoi me kallashnikov.

Sipas informacioneve zyrtare, vrasesi pas krimit kishte telefonuar policine dhe kishte treguar per ngjarjen. Por kur forcat e rendit shkuan ne vendin e krimit, gjeten te vdekur edhe 57-vjeçarin qe kishte qelluar edhe mbi veten./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit