Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se një burrë ka vrarë 13 persona në një fshat pranë Beogradit.
Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në këtë vend, Nada Macura, ka thënë se 60-vjeçari ka qëlluar për vdekje gjashtë burra, gjashtë gra dhe një fëmijë në fshatin Velika Ivanca – rreth 50 kilometra në juglindje të kryeqytetit.
Macura ka thënë se i dyshuari për vrasje, i identifikuar vetëm si Lubisha B., ka bërë përpjekje të vrasë edhe veten dhe gruan e tij.
Të dy ata janë ende të gjallë, por me plagë të rënda.
Motivi për të shtënat nuk ka qenë menjëherë i qartë. Autoritetet kanë konfirmuar se viktimat janë gjetur të vrara në dy shtëpi, por nuk kanë dhënë detaje të tjera./BS/kohaislame