2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Marty i shmanget dëshmisë në rastin Medicus

Më të lexuarat

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, nuk do të dëshmojë sot në rastin Medicus, edhe pse atij i ishte bërë ftesa muaj më parë nga trupi gjykuese i këtij rasti.

Gjykata nuk ka dhënë sqarim pse senatori zviceran nuk ka ardhur e as pse nuk do ta japë dëshminë as përmes video-linkut.
Marty u thirr si dëshmitar në rastin “Medicus”, pas kërkesës se prokurorit Jonathan Ratel, i cili pati thënë: “Unë i kam të gjitha arsyet që të besoj se Marty ka në dorë evidencën për këtë rast”, por Ratel sot ka thënë se Marty mund të dëshmojë në muajin shtator.
Mbrojtja ka kundërshtuar dëshminë e Dick Martyt, pasi, sipas tyre, senatori zviceran kishte lëshuar një deklaratë politike, me të cilën sulmoi tërë Kosovën dhe shqiptarët, duke u bazuar vetëm në thashetheme.
Për më tepër dëshmia e Martyt do t’ia ndërronte tërësisht natyrën këtij gjykimi nga penal në atë politik./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit