1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Martohet me serb, refuzon shtetin e Kosovës!

Më të lexuarat

Marjana Preçi, 36 vjeçarja nga Lezha e Shqipërisë, është e martuar me Caslav Jevticin – 45 vjeçarin nga fshati Rajinovc i Kamenicës. Fakti se Caslavi është serb, nuk e ka penguar Marjanën që dashurinë ta lidhë me martesë dhe ta kurorëzoj me lindjen e vajzës Andela, më 2009 në Graçanicë. Ajo jeton në Anamoravë, të gjithë e thërrasin nusja serbe, nuk i do shërbimet e Kosovës, ndërsa ndjehet e “diskriminuar” sepse nuk mund t’i shfrytëzojë ndihmat nga Serbia!


“Kam qenë e përgatitur për probleme edhe me ‘të mitë’ e edhe me serbët për shkak të martesës së përzier. Por, asgjë nga kjo. Papritur, problemi më i madh i imi është me administratën”, flet Mariana për mediat serbe, me një serbishte të keqe, teksa e mban vajzën në dorë. Ajo thotë se fëmijën duhet ta dërgojë te mjeku, ndërsa të gjithë “tregohen të ngathët”.

Në janar të këtij viti, Marjana zyrtarisht martohet me Caslavin në Bujanoc. Megjithatë, sipas saj, “kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar për shtetësi serbe dhe për kujdesin mjekësor nga institucionet serbe të shëndetësisë”!

“Kemi marrë udhëzimin për ta dërguar te mjeku në Vranje. Në pikëkalimin administrativ Dheu i Bardh shqiptarët më kanë ngacmuar për shkak të pasaportës shqiptare. Situata më e mirë nuk ishte as në Konçul, gjatë hyrjes në Serbi, prej nga më kthejnë serbët dhe më këshillojnë që të futem përmes Maaqedonisë. U jam mirënjohëse mjekëve në Graçanicë të cilët më mirëpritën edhe pa kartat e sigurimit shëndetësor dhe e Andelan e sollën në jetë. Por, unë nuk mundem gjithnjë të shkoj atje, sepse ka incidente në rrugë, e aq më pak dua që për çdo kontroll të udhëtoj në Shqipëri”, thotë ajo për Novosti.

Marjana ankohet se me burrin e rrisin fëmijën në kushte të vështira dhe se “ngatërresat administrative” ia pamundësojnë të drejtën “për shtesa apo ndihma sociale të Serbisë”.

“Është e rëndësishme që fëmija t’i ketë gjërat elementare. Ende e ushqej me gji, por kam frikë s’i t’ia bëjmë tutje”, thotë Marjana.

Caslavi është drejtuar në shumë adresa, dhe në shumë dyer, që të “realizojë të drejtën elementare për fëmijën e tij”. Ai tash pret përgjigje nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic.

“Ndjehem keq në vendin tim. Pas gjithë asaj që kemi duruar në Kosovë, mendoj të largohem, sepse të gjithë kanë heq dorë nga ne dhe nga vuajtjet tona. E unë vetëm dua që fëmija im të rritet aty ku janë rritur të parët e mi dhe unë”, thotë Caslav./telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit