3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Martesa dhe marrdhëniet intime të banorëve të Xhenetit

Më të lexuarat

Transmeton Buhariu dhe Muslimi hadithin e Ebu Muses, se Profeti alejhi ue selem ka thënë: Për besimtarin në Xhenet do të ketë një tendë prej perle të zbrazur, gjatësia e së cilës është gjashtëdhjetë milje. Besimtari do të ketë do të ketë aty të afërm, rreth të
cilëve do të sillet.

Tabraniu, Abdullah ibn Ahmedi tregojnë hadithin e Lukejt Ibn Amirit
Që ka thënë e pyeta Profetin alejhi ue selem;
O i Dërguari i All-llahut, a do të kemi atje {në Xhenet} gra vepërmira?
Profeti alejhi ue selem tha:
Gratë vepërmira janë për vepërmirët.
Do të kënaqeni me to, ashtu siç kënaqeni në dynja dhe ato do të kënaqen me ju, por nuk do të lindin.

Transmetohet nga Ebu Hurejra që tregon se e ka pyetur Profetin alejhi ue selem:
O i Dërguari i All-llahut, a do të bëjmë marrëdhënie në Xhenet?
Profeti Alejhi ue selem tha: Po, pasha Atë që në dorën e Tij ka shpirti tim: me të shtyrë pak e nga pak. E kur ngrihesh prej saj, ajo kthehet e pastërt dhe virgjëreshë siç ishte më pare.

Tregon Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut alejhi ue selem është pyetur:
A do t’i prekin banorët e Xhenetit gratë e tyre?
Profeti alejhi ue selem tha: Po pasha Atë që më ka dërguar më të drejtën, me një organ mashkullor që nuk përkulet, me një organ femëror që nuk zbutet dhe me një epsh që nuk ndërpritet.

Tregon Ebu Umame se është pyetur Profeti alejhi ue selem:
A do të bëjnë marrëdhënie banorët e Xhenetit?
Profeti alejhi ue selem tha: Po pasha Atë që më ka dërguar më të drejtën, me të shtyrë fort pak e nga pak, por pa spermë dhe pa vdekje.

Trasmeton Ebu Seid Huderiu se Profeti alejhi ue selem ka thënë:
Kur banorët e Xhenetit do të bëjnë marrëdhënie me grate e tyre, ato do të kthehen përseri në virgjëresha.

Thotë Allahu në Kur’an :
ATA BANORËT E XHENETIT SOT JANË TË ANGAZHUAR ME KËNAQËSI {Sure jasin 55}
Është pyetur Ibn Abasi në lidhje me këtë ajet se cili është angazhimi i tyre .
Ai ka thënë: “Zhvirgjërimi i virgjëreshave”

REFERUAR nga libri i dijetarit Ibn Kajjim El-Xheuzi
“ Udhërrefuesi i shpirtrave drejt vendit të gëzimeve”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit