1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Marshimi i “kandilit më të madh” në Jerusalemin Lindor

Më të lexuarat

Pas marshimit pjesëmarrësit u mblodhën rreth kandilit më të madhe në lartësi prej rreth 10 metrash të vendosur në qendrën Komunitare Burc Lak-Lak

JERUSALEM (AA) – Të rinjtë dhe fëmijët palestinezë në Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtim, në kuadër të një aktiviteti i cili u bë sinonim i qytetit për shkak të muajit të Ramazanit, me kandilë në duar shëtitën nëpër rrugët e qytetit të lashtë dhe marshuan drejt llambës së madhe të vendosur në qendrën Komunitare Burc Lak-Lak, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas faljes së namazit të teravisë në Mesxhid-i Aksa fëmijët dhe të rinjtë palestinezë duke kaluar nga Dera e Damaskut të qytetit të vjetër, nga dera Sahire, Dera e Re dhe Dera e Kuvendit të Harem-I Sherif-it, me kandilin në duar shëtitën lagjet e qytetit të vjetër.

Pas kësaj pjesëmarrësit u mblodhën rreth kandilit më të madhe në lartësi prej rreth 10 metrash të vendosur në qendrën Komunitare Burc Lak-Lak.

“Marshimin e mbështetën edhe vëllezërit tanë arabë të krishterë”

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i qendrës Komunitare Burc Lak-Lak, Muntasır Dukaydik, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se qëllimi i këtij aktiviteti është mbajtja gjallë e atmosferës së muajit Ramazan dhe ruajtja e traditave dhe të zakoneve të këtij qyteti duke theksuar identitetin arab dhe muslimanë të Jerusalemit nën pushtim, i cili po mundohet asimilohet në atë hebre.

“Ky marshim i yni i cili filloi nga të gjitha dyert e qytetit të vjetër dhe të derës së Kuvendit të Mesxhid-i Aksasë vazhdoi deri në kandilin e madh të vendosur në qendrën Komunitare Burc Lak-La. Qëllimi i këtij kandili të madh që u ndërtua nga duart e vetë palestinezëve është që të jepet një mesazh për identitetin e arabëve muslimanë të Jerusalemit”, tha Dukaydik.

Ai tha se aktivitetet e tilla po organizohen që fëmijët palestinezë të rriten me civilizimin dhe kulturën palestineze.

Edhe pse Jerusalemi ndodhet nën pushtim, Dukaydik vuri në dukje se identiteti i tyre është arabë dhe muslimanë. “Ne u mësojmë fëmijëve tanë që ata duhet ta mbajnë gjallë me nder dhe lavdi muajin e Ramazanit. Ne nuk e harrojmë edhe identitetin arab të Jerusalemit. Ne kishim edhe vëllezër të krishterë të cilët i dhanë mbështetje këtij aktiviteti. Një pjesë e marshimit të kandilave filloi edhe në lagjet e arabëve të krishterë”, tha Dukaydik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit