Rusi 34-vjeçar Ivan Sukhov jetoni i lumtur me tre gra, siç janë dhe ato të lumtura me të, e gjithashtu me njëra-tjetrën.
Natalia është gruaja e tij ligjore dhe dy gratë e tjera e trajtojnë atë si bashkëshortë, pavarësisht nga ligji. Të gjithë bashkë jetojnë në qytetin rus të Vladimirit, shkruan Mirror-i britanik.
Ata janë me të, thotë Ivan, vullnetarisht dhe kanë rënë dakord të jetojnë në një lidhje poligame. Ai jetoi me Natalie 11 vjet para se të vendoste të provonte një lidhje poligame.
“Fillimisht isha kundër kësaj, nuk mund ta imagjinoja një situatë të tillë, por pastaj ndryshova mendjen sepse ai me të vërtetë donte të kishte një familje të madhe”, tha Natalia, e cila punon si infermiere në një spital lokal.
Ivan është babai i nëntë fëmijëve dhe i dhjeti është në rrugën. Me Natalian ka lindur gjashtë fëmijë dhe të tjerët i ka me Anën, bashkëshorten e tyre. Ndërsa Medinën, e cila së fundi i është bërë e treta grua, ende nuk ka fëmijë.
Ata jetojnë në një apartament me tre dhoma gjumi, por Ivan ka në plan të shkojë në një shtëpi të madhe në periferi. Sepse, siç tha ai, dëshiron të ketë gjithsej 50 fëmijë.
Në Islam poligamia është e lejueshme, por me kritiere tejet të forta dhe për rrethana specifike, bazuar në një urtësi me përfitime individuale, shoqërore e sociale. E lejueshme për mashkullin është pasja deri në katër gra e jo shtatë siç përflitet, sigurisht me lidhje kurore, por e diktueshme është pasja e një të vetme. Kjo nuk vlen për të kundërtën, pasi humbet identiteti atëror i fëmijës e për të tjera shkaqe, të sferës gjinore e shoqërore. /tesheshi.com/