3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Marrja e pasurisë së të tjerëve padrejtësisht është mëkat i madh

Më të lexuarat

Marrja e pasurisë së të tjerëve padrejtësisht është mëkat i madh

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me të (me rryshfet) te gjykatësit..” (Bekare; 188)

“Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejtësi dhe kundër atyre që pa kurrfarë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tilët dënimi është i dhembshëm.” (Shuara; 42)

“… e zullumqarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.” (Shuara; 18) I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Zullumi është errësirë në Ditën e Gjykimit.” (Buhariu, Muslimi)

“Kush bën padrejtësi në tokë sa një pëllëmbë, do t’i ngarkohen shtatë toka në Ditën e Gjykimit.” (Buhariu, Muslimi)

“S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca…” (Nisa; 40)

Në hadith është thënë: “Evidentimi (llogaria) prej të cilit Allahu nuk lë asgjë (pa regjistruar), është padrejtësia ndaj njerëzve.” (Imam Ahmedi) “Vonesa e pagës prej të pasurit është padrejtësi.” (Buhariu, Muslimi)

Padrejtësia më e madhe është betimi i rremë për t’ia marrë hakun tjetërkujt. “Atë që e angazhojmë me ndonjë punë, e ai na e fsheh një gjilpërë apo më shumë, do të konsiderohet gulul (vjedhje) me të cilën do të vijë në Ditën e Kijametit.” (Muslimi)

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë (për atë që kishte marrë një pëlhurë nga plaçka e luftës): “Vërtetë, ajo pëlhura që e ka marrë (nga plaçka e luftës para se të ndahet) do ta djegë.” Menjëherë ngrihet një njeri dhe vjen me një lidhëse që e kishte marrë nga plaçka e luftës, para se ajo të ndahej. I Dërguari i Allahut, alejhi selam, tha: “Kjo është lidhëz prej Zjarri.”

Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, alejhi selam: “O i dërguar i Allahut, nëse vritem duke bërë sabër, duke pasur shpresa në shpërblimin e Allahut dhe i kthyer përpara pa e kthyer shpinën, a më falen mëkatet? Profeti tha: “Po, përveç borxhit.” (Muslimi)

“Ka njerëz që marrin pasurinë e Allahut pa të drejtë, për ata do të jetë Zjarri në Ditën e Gjykimit.” (Buhariu)

Transmetohet nga Ebu Bekri, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet trupi që është ushqyer me harram.” (Imam Ahmedi)

Në këtë temë bëjnë pjesë edhe doganieri, plaçkitësit rebelë, vjedhësi, tatimmarrësi, mashtruesi, ai që merr hua (borxh) dhe pastaj e mohon, ai që nuk është korrekt në peshore, ai që gjen ndonjë send dhe nuk e lajmëron, ai që shet diçka me të meta dhe nuk e tregon dhe bixhozi.

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit