-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Marrja e gjumit në namaz

Më të lexuarat

Pyetja:

Vjehrra ime është 75 vjeçare dhe posa lidhet në namaz e zë gjumi nga një apo dy minuta. Ajo falet ulur ngase nuk mund të falet në këmbë por, në këto raste a duhet ta përsëris nga fillimi namazin?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Allahu ju shpërbleftë për përkujdesjen ndaj vjehrrës tuaj! Respekti ndaj vjehrrive ndonëse nuk është farz, është nder dhe karakter, është njerëzillëk dhe është sevap i madh tek Zoti.

Falenderimi i takon Allahu që vjehrra juaj falet, mos e pengoni atë. Kur jeni pranë saj vetëm prekeni lehtas dhe ajo do vazhdojë namazin e të falet, kur nuk jeni pranë saj lëreni të falet dhe mos ta përsëris namazin.

Nëse njeriu flen në namaz, shembull bie në sexhde dhe kotet, flenë. Gjumi kur të zërë si të jetë 3 sekonda apo 30, truri bllokohet, gjumi e bllokon trurin dhe e humb kontaktin e të kaluarës me të ardhmen momentalisht. Andaj në këto situta ju nuk jeni në gjendje të dini se a keni fjetur 3 sekonda apo 3 minuta, ngase gjumi ua ka ndërprerë kujtesën. Ulematë kanë thënë se gjumi në namaz nuk e prishë abdesin, jashtë namazit e prishë abdesin.

Kështu që motra, nana, plaka, gjyshja mos e ngacmoni. Edhe nëse e prishë abdesin ju mos e pengoni, ngase është moshur dhe lodhur. Me rëndësi është që t’i tregoj Zotit të saj se unë po falet. Allahu është i Mëshirshëm, Allahu do prej robit të Tij ta shoh teksa ai mundohet. Ai e di mirë se sa mundemi dhe kemi forcë, edhe lokja në fjalë, edhe ai që nuk ka arrit të mësoj shkrim- lexim dhe gjithësecili prej nesh Allahu e di se sa kemi kapacitet.

Por ne duhet t’i dëshmojmë Atij, se i besojmë dhe të ndjekim urdhërat e tij. Dhe të falemi dhe t’i lutemi për ato lëshime që bëjmë të na i plotëson.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit