2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Marrëveshjet do të respektohen

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, gjatë një takimi që ka zhvilluar me sot shefin e diplomacisë britanike, Willam Hague ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Qeveria e Serbisë do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura nga dialogu me Prishtinën.

Gjatë takimit me ministrin Hague kryeministri serb ka biseduar për rrugën evropiane të Serbisë, zgjidhjen e Problemit të Kosovës por dhe bashkëpunimin bilateral në mes dy shteteve, transmetojnë mediat serbe.

“Biseda ishte shumë konstruktive dhe për dallim nga disa takime të mëhershme në të cilat dominonin tema të ndërlidhura me rrugën tonë evropiane dhe marrëdhëniet me Prishtinën, kësaj here jemi pajtuar që Britania e madhe dhe Serbia duhet t’i ngrisin marrëdhëniet e tyre bilaterale në planin e shkëmbimit të malli dhe të luftës kundër krimit”, ka thënë Dacic.

Ai i ka përcjellë ministrit britanik qëndrimin e Qeverisë së re të Serbisë se ajo do të vazhdojë rrugën evropiane por edhe do të insistojë në respektim rigoroz të të gjitha marrëveshjeve me Prishtinën.

“Gjërat duhet të jenë të qarta, nuk duam t’i gënjejmë as bashkësinë ndërkombëtare dhe as popullin tonë. Marrëveshjet që janë arritur duhet të respektohen dhe jo si deri më tani kur merreshim vesh njëherë ndërsa më vonë i binte krejt ndryshe”, ka thënë Dacic.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit