3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MARRËVESHJE PËR PATENTË-SHOFERË

Më të lexuarat

Ministri i Infrastrukturës,  Fehmi Mujota , me ftesë të homologut të tij Sokol Olldashi po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Me këtë rast dy ministrat diskutuan gjerësisht për bashkëpunimin midis dy vendeve tona e veçmas në sektorët e transportit dhe insfrastrukturës .

Me këtë rast në emër të Qeverive të të dyja vendeve Mujota dhe Olldashi kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit për automjete – patentë-shoferëve të shtetasëve të dyja vendeve.

Kjo marrëveshje bëhet në një moment shumë të rëndësishëm pasi përkon me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri. Me anë të saj eliminohen pengesat dhe pritjet e gjata të drejtuesëve të makinave të udhëtarëve dhe mallërave, po ashtu kjo marrëveshje  do ti lehtësojë edhe mërgimtarët tanë të cilët shfrytëzojnë territorrin e Shqipërisë për pushimet e verës  në atdhe.

Mujota e informoi homologun Olldashi edhe për zhvillimet e sektorëve tjerë të transportit pastaj për projektet me rëndësi nacionale,  si përfundimin e Rrugës së Kombit dhe fillimin e projektit  të autostradës që lidhë Prishtinën me Shkupin, për të cilin tani më Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin mbi formimin e Komisionit ndëministror për imnplementimin e këtij projekti kapital.

Ministri Mujota e siguroi ministrin Olldashi, por edhe opinionin shqiptar se më 27 nëntor do të përfundojnë  60 kilometrat e Autostradës, Vërmicë-Prishtinë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit