0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Marrëveshje e re, Jahjaga edhe një vit presidente?

Më të lexuarat

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson brenda disa ditëve pritet t’i mbledhë liderët kryesorë të vendit me qëllim të arritjes së një marrëveshje të re për zhbllokimin e reformës kushtetuese dhe zgjedhore.
Përveç vazhdimisht të reformave, marrëveshja parasheh edhe fatin e presidentes aktuale të Kosovës, Atifete Jahjaga.

Një burim i afërt nga Presidenca në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës “Epoka e Re”, se takimi në mes të liderëve kryesorë të Kosovës dhe diplomates amerikane pritet të ndodhë këtë të shtunë.

“Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, më 13 tetor do t’i mbledhë liderët kryesorë për të diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje lidhur me reformat kushtetuese dhe zgjedhore. Përveç zhbllokimit të dy reformave, kjo marrëveshje parasheh që presidentja aktuale, Atifete Jahjaga, të qëndrojë në postin e saj edhe për një vit”, ka thënë ky burim.

Po ashtu është thënë se këtë marrëveshje do ta nënshkruajë edhe presidentja Jahjaga, e cila do të zotohet se nuk do të bëhet pengesë dhe se posa të aprovohen ndryshimet kushtetuese do të japë dorëheqje. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit