1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Marrëveshja për kufirin, kusht për takimin Thaçi-Daçiq

Më të lexuarat

Takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë do t`i paraprijnë disa zhvillime, që do të përmirësojnë besimin mes palëve si dhe gjendjen në terren.

Diplomatë ndërkombëtarë i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se hapat e parë që duhet të ndodhin në raport me dialogun janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash, sidomos ajo e menaxhimit të integruar të kufirit, si dhe arritja e marrëveshjeve në dy temat e mbetura nga dialogu teknik, ajo për telekomin dhe energjetikën.

“Për ne nuk është e rëndësishme se në cilin format të dialogut do të arrihen dy marrëveshjet e reja (në formatin e dialogut teknik apo politik v.j.), por marrëveshjet duhet të arrihen”, i ka thënë gazetës një zyrtar evropian.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, pritet që brenda pak ditësh të qëndrojë në Bruksel. Në takimin që pritet ta ketë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme atij do t`i prezantohet iniciativa e kryediplomates evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe do t`i kërkohet që premtimet e bëra nga presidenti Nikoliq gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel të bëhen realitet.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit