2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Marrëveshja: Italia njeh patentat e reja shqiptare, jo më konvertim

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, njoftoi marrëveshjen e arritur me palën italiane mbi njohjen e patentave shqiptare, pra duke i thënë “lamtumirë” praktikës munduese të konvertimit.

“Më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit”, shkruan Cakaj.

Kosovari në krye të diplomacisë shqiptare, thotë se të tilla marrëveshje priten dhe me shtete të tjera.

“Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtat përpjekje e hapa edhe me shtete të tjera evropiane. Përgjegjësitë e palës shqiptare janë kryer të gjitha me përpikëmëri! Për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë”, sqaron Cakaj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit