0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Marrëveshja e shekullit ose pushtimi i shekullit

Më të lexuarat

“Sigurisht që Palestina nuk do të ketë një ushtri, përveç një force policore të armatosur lehtë. Palestinën e re do ta mbrojë Izraeli dhe për këtë Palestina do të paguajë Izraelin”.

Shkruan: CENGİZ TOMAR
Kanë filluar të shfaqen më mirë detajet e projektit të SHBA-së dhe Izraelit për zhdukjen e Palestinës, projekt që diskutohet prej disa vitesh në Lindjen e Mesme dhe i cili është emëruar si “Marrëveshja e Shekullit” ose “Plani i Shekullit”. Gazeta Izraelite HaYom ka publikuar nenet e mundshme të kësaj marrëveshjeje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kur shikojmë në përgjithësi nenet e marrëveshjes, kuptohet që disa pika kanë pësuar ndryshime të vogla të cilat janë paraqitur, rrjedhur më parë për të matur reagimin e opinionit publik dhe të botës islame.

Në këtë tekst ku pjesa më e madhe e Palestinës i është dhënë Izraelit, vërehet se vendeve të Gjirit u është ngarkuar pothuajse plotësisht financimi i “mini shtetit” të ri, i cili parashikohet t’u jepet palestinezëve.

Sipas marrëveshjes që parashikohet të arrihet midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Hamasit, vendoset të krijohet një shtet palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor (përveç territoreve të pushtuara nga vendbanimet hebraike). Fillimisht ky vendim mund të tingëllojë i mirë, por duke patur parasysh numrin dhe intensitetin e vendbanimeve hebraike të përhapura mbi Bregun Perëndimor, kuptohet lehtë se kjo nuk është asgjë më shumë se një iluzion.

Sipas shifrave zyrtare izraelite, ka plotësisht 156 vendbanime hebreje në Bregun Perëndimor me një sipërfaqe prej 5.655 kilometrave katrorë. Fakti që këto vendbanime me më shumë se 400 mijë banorë janë në formën e ishujve pothuajse të pavarur nga njëri tjetri duke rrethuar qytetet palestineze dhe rrjeti rrugor që formojnë këto vendbanime me njëra-tjetrën, e bëjnë ‘de facto’ të pakuptimtë shtetin palestinez në Bregun Perëndimor.

Madje, edhe në nenin e dytë, që emërohet “evakuimi i rajonit” kërkohet që vendbanimet të njihen zyrtarisht nga palestinezët dhe që të zgjerohen vendbanimet e tjera për të arritur në vendbanimet e izoluara. Në këtë situatë, vendbanimet hebreje të përhapura në të gjitha anët e Bregut Perëndimor si kërpudha në çdo rast e bëjnë të pamundur krijimin e një administrate monolite/integrale palestineze në rajon.

Në planet e zbuluara më parë, thuhet se i gjithë Kudsi është kryeqyteti i Izraelit dhe se palestinezëve do t’i jepet si kryeqytet rajoni Ebu Dis në jug të Kudsit. Bashkia do të jetë përgjegjëse për të gjithë qytetin dhe palestinezët që jetojnë në Kuds do të paguajnë taksat e tyre në komunën izraelite. Dhe, ndoshta për shkak të reagimeve, është bërë një diversion i tillë se Kudsi do të ishte kryeqyteti i të dy shteteve, por që Bashkia e Kudsit e lidhur me Izraelin do të jetë përgjegjëse për të gjithë qytetin dhe palestinezët që banonin në Kuds do t’i paguanin taksat komunës izraelite.

Kështu, Kudsi në të vërtetë do të jetë kryeqyteti i Izraelit, ndërsa me emër në të njëjtën kohë do të jetë gjithashtu kryeqyteti i Palestinës së Re. Tashmë sipas shifrave zyrtare popullata e Kudsit që ka tejkaluar 850 mijë banorë përbëhet nga 64 për qind hebrenj, 34 për qind muslimanë dhe 2 për qind të krishterë.

Edhe tendenca në Kuds (ashtu si gjithmonë) përputhet me rregullat sociologjike që “fillmisht ndryshon popullata, pastaj emrat e vendit dhe pastaj kufijtë”. Ndoshta e vetmja gjë që mund të duket si pozitive këtu është se hebrenjtë dhe arabët janë të ndaluar të blejnë shtëpi nga njëri-tjetri në Kuds, ku nëse llogarisimin se tashmë popullata hebreje ka marrë kontrollin më të madh në Kuds, kuptohet që edhe kjo është si shprehja që “çdo gjë ka përfunduar është kryer”. Fakti që statusi i tanishëm i zonave të shenjta në Kuds do të vazhdojë, gjithashtu është i dyshimtë nëse do të mund të pengojë okupimet izraelite ndaj xhamisë Al-Aksa, trazirat e kolonëve dhe forcave izraelite të sigurisë si dhe gërmimet arkeologjike politike me pamje të kërkimit shkencor?

Ndërsa nenet e lidhura me Rripin e Gazës tashmë janë në pajtim me planet e rrjedhura më parë. Në Gadishullin Sinai të Egjiptit do të ndërtohen aeroport, fabrika, zonat komerciale dhe bujqësore të lidhura me Rripin e Gazës dhe do t’i jepen me qira shtetit palestinez. Izraeli dhe SHBA-të në vend të territoreve që i kanë pushtuar me logjikën “tregtar hebre” po planifikojnë që arat (tokën) ta blejnë nga Egjipti dhe paratë e qirasë së kësaj t’i marrin nga vendet e Gjirit.

Derisa banorëve të Gazës u jepen nga tokat e Egjiptit që nuk janë dhe shumë pjellore si Sinai, thuhet se ato për vete do të mbajnë luginën El-Gor që është një nga hapësirat më frytdhënëse të Lindjes së Mesme në Bregun Perëndimor dhe që është lugina më e thellë në botë ku mund të merren prodhime gjatë gjithë vitit. Kjo luginë është me rëndësi për shkak të temperaturës së lartë dhe lagështisë natyrale. Ajo laget nga lumi Jordan mes Detit të Galilesë e Detit të Vdekur, ndërsa ka një gjatësi prej 105 kilometra dhe një gjërësi prej 10 kilometra.

Detyrimet financiare të “Marrëveshjes së Shekullit” me shumë mundësi u janë ngarkuar vendeve të Gjirit. Sipas neneve të rrjedhura, për shtetin e ri të Palestinës brenda një periudhe pesëvjeçare do të formohet një fond prej 30 miliardë dollarësh. SHBA-ja do të sigurojnë 20 për qind të këtij fondi, 10 për qind BE-ja dhe 70 për qind vendet arabe të Gjirit. Ndërsa Izraeli, i cili ka pushtuar Palestinën nuk do të paguajë asgjë. Kështu, SHBA e cila do të paguajë një çmim shumë të vogël prej 6 miliardë dollarë, dhe Izraeli i cili nuk do të paguajë asgjë, do të zyrtarizojnë okupimin për Palestinën dhe palët e tjera.

Sigurisht që Palestina nuk do të ketë një ushtri, përveç një force policore të armatosur lehtë. Palestinën e re do ta mbrojë Izraeli dhe për këtë Palestina do të paguajë Izraelin. Mesa duket kjo duhet të jetë situata sikurse shprehja “Ti varësh ujkut mëlçitë në qafë” plus edhe t’i japësh para.

Përballë të gjitha këtyre Hamasi do të lërë armët, do të hiqet bllokada e Gazës, në Palestinë do të mbahen zgjedhje demokratike dhe të arrestuarit palestinezë në burgjet izraelite do të lirohen pjesë-pjesë. Nëse palestinezët refuzojnë këtë marrëveshje, SHBA-të do të ndërpresin të gjithë mbështetjen për Palestinën dhe do t’i parandalojnë shtetet tjera që ta ndihmojnë.

Izraeli, i cili duket se ka marrë mbështetjen e SHBA-ve, Egjiptit dhe vendeve të Gjirit, këtë qershor me shumë mundësi do t’u imponojë palestinezëve, të cilët janë në një pozitë shumë të dobët, këto nene apo të ngjashme me këto. Nëse palestinezët nuk e pranojnë këtë marrëveshje që nuk duket e mundur, atëherë të gjitha ndihmat do t’i ndërpriten si pala që prish lojën. Kjo është plotësisht një situatë e zënë ngushtë.

[Prof. Dr. Cengiz Tomar Ahmet Yesevi është Zëvendës Rektor në Universitetin Ndërkombëtar Türk-Kazak]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit