3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nga e kaluara në të tashmen”

Më të lexuarat

Në institutin turk “Yunus Emre” Shkodër u organizua simpoziumi me temë “Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nga e kaluara në të tashmen”.

Në institutin turk “Yunus Emre” Shkodër u organizua simpoziumi me temë “Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nga e kaluara në të tashmen”.

Programi i organizuar falë bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, Shkollës Ndërkombëtare “Maarif” dhe Kryesisë së Arkivës Shtetërore të Republikës së Turqisë, u realizua nga pjesëmarrja e dendur e anëtarëve të protokollit, akademikëve, studentëve dhe qytetarëve shkodran.

Në fjalën e hapjes, drejtori i institutit “Yunus Emre”, Zafer Kiyici foli mbi mirëkomunikimin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve. Madje duke cekur bashkëpunimin me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës, ai shprehu dëshirën për vashdimësinë në zgjerim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

“…Aktiviteti i sotëm është një aktivitet me kontributet e Ambasadës së Turqisë në Tiranë,  me kontributin e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe kontributin e Insitutit “Yunus Emre” në Shkodër.  Tematika e këtij aktiviteti është “Marrëdhëniet shqiptaro-turke, nga e kaluara deri në të tashmen”. Sikurse dihet, marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve kanë ekzistuar edhe në të kaluaren dhe ne do ti trajtojmë ato në aspektin e çështjeve ekonomike gjatë këtyre viteve…”.

Dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof.as.Dr. Blerta Dragusha shprehi kënaqësinë e madhe që bashkëpunon prej disa vitesh me institutin turk “Yunus Emre”.

“…Organizojmë këtë aktivitet që është një seminar i marrëdhënieve Shqipëri-Turqi në aspektin kryesisht tregtar, e kaluara, e tashmja  dhe  e ardhmja. Ky është një aktivitet i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve që Fakulteti Ekonomik po organizon gjatë gjithë kësaj jave, në kuadrin e 25-vjetorit të krijimit të tij. Gjatë këtyre dy viteve kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Institutin turk “Yunus Emre”. Pikërisht ky aktivitet që organizojmë është në vazhdën e këtij bashkëpunimi të mirë që kemi me të. Ajo që kam unë informacion është fakti që gjatë dy viteve në vitin akademik 2016-2017 dhe 2017-2018 studentëve të Fakultetit Ekonomik i është dhënë mundësia të zhvillojnë praktika profesionale një javore në disa resorte në Antalya, gjithashtu edhe një vizitë studentore në universitetin e Edirnesë. Them që zhvillimi i praktikave profesionale ose mundësia që u jepet kryesisht studentëve të biznesit dhe të turizmit  për me pa një eksperiencë të huaj është një mundësi shumë e mirë…”.

Erinda Zhubani, si përfaqësuese e Konsulencës për Çështjet e Tregëtisë, pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë dha informacion për pjesëmarrësit mbi temën: “Marrëdhëniet Ekonomike e Tregtare Shqipëri-Turqi dhe Zonat e Mundshme të Investimeve si dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri –Turqi”.

Pedagogu në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof.dr. Bajram Xhafa foli mbi historikun e shkurtër të marrëdhënieve Shqipëri-Turqi.

Në hapësirën e pushimit dhe gostitjes, u vizitua ekspozita “Shkodra në Dokumentet Arkivore Osmane”.

Pas fjalimeve dhe kumtesave simpoziumi u përmbyll, duke vlerësuar dekanen Prof.as.Dr. Blerta Dragusha me një dhuratë në shenjë miqësie midis dy popujve vëllezër Shqipëri-Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit