1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës strategjike

Më të lexuarat

Zv/ministri i jashtëm i RII z.
Husein Amir Abdulahjan duke folur mbi rolin e Iranit dhe të Rusisë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe mbi ndikimin e të dy vendeve në arenën ndërkombëtare, deklaroi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë janë strategjike. Husein Amir Abulahjan, zv/ministër i jashtëm iranian njëkohësisht shefi i departamentit për çështjet arabe dhe afrikane në ministrinë e punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës së tij në Moskë takohet me funksionarët rusë për të diskutuar zhvillimet e fundit në LM. Temë e takimeve ishte edhe çështja e Sirisë dhe diskutimi për gjetjen e një rrugëzgjidhje paqësore të krizës në këtë vend. Vlen të theksohet se Irani dhe Rusia kanë qëndrime të njëjta përsa i përket çështjes siriane dhe të dy vendet insistojnë në zgjidhjen paqësore të kësaj çështje pa ndërhyrjen e faktorit të huaj. Gjatë kësaj vizite është diskutuar edhe mbi planin 6 pikësh të Iranit për kthimin e normalitetit dhe stabilitetit në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit