4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Marrëdhëniet e mira fqinjësore i bëjnë mirë zemrës

Më të lexuarat

Të jesh në marrëdhënie të mira me fqinjët nuk është vetëm një çështje e kulturës, por edhe e shëndetit. Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë zbulon se marrëdhëniet e mira me fqinjët mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër.
Studimi përfshiu 5.000 të rritur me një moshë mesatare prej 70 vjetësh. Shkencëtarët e studiuan shëndetin e tyre gjatë një periudhe prej 4 vjetësh. Ata e plotësuan një pyetësor që përmbante pyetje të llojeve të ndryshme.

Gjatë periudhës së studimit, 148 prej tyre përjetuan sulme në zemër. Këta persona theksuan se nuk kanë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe se në përgjithësi nuk janë shumë të shoqërueshëm.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në Journal of Epidemiology and Community Health, theksojnë se ende nuk janë të sigurt se si saktësisht ndikojnë marrëdhëniet e fqinjësisë në shëndet, por edhe se rezultatet nuk i kishin befasuar.

Tashmë është dëshmuar se njeriu është një qenie sociale dhe se si e tillë ajo funksionon më së miri në shoqëri, ndërkohë që marrëdhëniet e mira me fqinjët kanë nivel më të lartë të socializimit, transmeton koha.net, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për të moshuarit të cilët shpesh e lënë pas dore jetën e tyre sociale.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se studimi duhet të vazhdojë që të arrijnë deri në konkluzione dhe prova konkrete, dhe deri atëherë këshillojnë që me fqinjët të përpiqeni të keni marrëdhënie miqësore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit