4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Marrëdhëniet BE-Turqi janë të rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit”

Më të lexuarat

“Marrëdhëniet BE-Turqi kanë shumë rëndësi për stabilitetin e rajonit. Tërheqja e Turqisë nga marrëveshja e refugjatëve do të reflektojë negativisht për paqen dhe stabilitetin”, tha Erjavec

ANKARA (AA) – MELTEM BULUR

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, tha se kalimi i refugjatëve i cili ndikonte në mënyrë efektive ndaj vendeve të Ballkanit ka përfunduar me marrëveshjen e refugjatëve të arritur mes Turqisë dhe BE-së.

“Marrëdhëniet BE-Turqi kanë shumë rëndësi për stabilitetin e rajonit. Tërheqja e Turqisë nga marrëveshja e refugjatëve do të reflektojë negativisht për paqen dhe stabilitetin. Për këtë arsye dialogu duhet të vazhdojë. BE-ja ka nevojë për Turqinë, edhe Turqia ka nevojë për BE-në”, ka thënë ai.

Erjavec, për gazetaren e Anadolu Agency (AA) ka bërë disa vlerësime në lidhje me çështje të tilla si për marrëdhëniet e Turqisë, politika BE-së për migracionin, anëtarësimin e Turqisë në BE.

Ministri slloven marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sllovenisë i ka cilësuar “në përgjithësi si marrëdhënie në nivel të lartë, të bazuara në miqësi dhe respekt dhe lidhur me këtë si një marrëdhënie ku vazhdohet dialogu politik. Pasi ka rikujtuar se Turqia 25 vite më parë ka njohur pavarësinë e Sllovenisë përpara Kombeve të Bashkuara (OKB) Erjavec tha se “Kur Turqia njohu Slloveninë ne ende nuk ishim anëtare e OKB-së. Kjo për ne është shumë e rëndësishme. Në këtë çështje i jemi mirënjohës Turqisë”.

Mes dy vendeve në vitin 2011 është nënshkruar partneriteti strategjik dhe më pas janë zhvilluar takimet e Komisionit të Përbashkët Ekonomik ka rikujtuar Erjavec duke shtuar se bashkëpunimi ekonomik vazhdon. Pasi ka tërhequr vëmendjen se në takimet e Komisionit të Përbashkët Ekonomik të cilat janë mbajtur ditën e djeshme për të 7-ën herë janë përpjekur të përcaktojnë kryesisht fusha të reja dhe mundësi të bashkëpunimit Erjavec, ka vënë theksin se janë dakordësuar kryesisht në çështjen e bashkëpunimit të turizmit dimëror ku Sllovenia ka një përvojë.

Ndër të tjera Erjavec ka nënvizuar se në bisedimet me kryeministrin Binali Yıldırım kanë diskutuar edhe për bashkëpunimet që mund të zhvillojnë në vendet e Ballkanit. Duke bërë të ditur se Sllovenia është shumë aktive në rajon kryesisht në kuptimin ekonomik, Erjavec tha se “Dëshirojmë të bashkojmë kapacitetet dhe përvojat e kompanive turke dhe sllovene në Ballkanin Perëndimor. Potenciali i bashkëpunimit në këtë rajon është shumë i madh”.

Politika e BE-së për migracionin

Ministri i Jashtëm slloven Erjavec duke vlerësuar politkën e BE-së për migracionin ka shpjeguar se BE-ja më parë nuk ka patur një politikë të tillë dhe për këtë arsye është gjetur e papërgatitur ndaj krizës së refugjatëve.

Më tej Erjavec shtoi se “Në periudhën e krizës përmes Ballkanit Perëndimor kanë kaluar 630 mijë refugjatë. Marrëveshja e refugjatëve Turqi-BE qe fundi i kësaj vale. Kemi respekt për Turqinë për kontributet e saj të rëndësishme në këtë çështje. Dëshirojmë që marrëveshja e refugjatëve të vazhdojë. BE-ja dhe Turqia të marrin përgjegjësitë për këtë çështje”.

Sipas tij, marrëdhëniet BE-Turqi kanë shumë rëndësi për stabilitetin e Ballkanit. “Tërheqja e Turqisë nga marrëveshja e refugjatëve do të reflektojë negativisht për paqen dhe stabilitetin. Për këtë arsye dialogu duhet të vazhdojë. BE-ja ka nevojë për Turqinë, edhe Turqia ka nevojë për BE-në. Për këtë arsye dëshirojmë dhe mbështesim vazhdimin e dialogut BE-Turqi. Në çështjen e anëtarësimit të plotë fillimisht duhet të sigurohen të gjitha kushtet”, tha ai.

“Për shkak të krizës financiare, krizës së refugjatëve dhe ngjarjeve të terrorizmit të ndodhura kohët e fundit në Europë nuk vërehet pozitivisht politika e zgjerimit jo vetëm për Turqinë por në të njëjtën kohë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shkaku i kësaj ishte që BE-ja nuk mundi ta menaxhonte krizën. Gjithashtu për këtë arsye në Europë ka patur një rritje edhe në nacionalizëm. Sipas mendimit tim sigurisht që anëtarësimi i Turqisë në BE është i rëndësishëm, por Turqia është një pjesë e Europës”, thotë Erjavec.

Prania e FETO-s në Slloveni

Erjavec, ka marrë informacione edhe rreth institucioneve të organizatës terroriste FETO në vendin e tij.

Pasi ka shprehur se gjatë aplikimit të një çerdheje në ministri si rezultat i inspektimeve të kryera në programin arsimor janë përcaktuar se mund të kishte lidhje me organizatën dhe për këtë arsye nuk kanë lejuar hapjen e çerdhes, Erjavec, ka theksuar më tej se me këtë rast do të bëjnë ndryshime në ligj me qëllim parandalimin e radikalizimit të institucioneve arsimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit