1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Marrëdhënie intime nga harresa duke qenë agjërueshëm

Më të lexuarat

Pyetje: ”Çfarë duhet të bëjë personi që hanë ose pinë gjatë agjërimit vullnetar? Dhe cili është gjykimi që njeriu nga harresa të ketë marrëdhënie gjatë agjërimit të detyrueshëm?”

Përgjigje: ”Për atë që pinë apo hanë nga harresa, nuk ka asnjë dallim mes agjërimit vullnetar dhe të detyrueshme. Profeti alejhi selam ka thënë në lidhje me atë han ose pinë nga harresa gjatë Ramazanit:

“Le ta plotësojë agjërimin e tij, se vërtet Allahu i ofroi atij ushqim dhe pije.”

Në lidhje me atë që njeriu të ketë marrëdhënie nga harresa, unë nuk mund ta imagjinoj diçka të tillë. Unë mund ta imagjinoj se njëri prej tyre harron nga pakujdesia, por që të dy të harrojnë? Prandaj, unë jam i detyruar të dyshojë se kjo ka të bëjë vetëm me një bashkëshort. Bazuar në këtë themi: Nëse njëri prej tyre harron, ndërsa tjetri shfrytëzon këtë harresë të tjetrit, gjykimi për atë që harron është i njëjtë si për personin i cili han dhe pinë nga harresa. Ndërsa personi i cili vepron këtë me vetëdije, detyrohet të paguaj edhe shpagimin për këtë vepër.”

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: el-Asaleh, nr. 7

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit