1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Maroku dhe Spanja operacion të përbashkët kundër personave të lidhur me ISIS

Më të lexuarat

Në operacionet e përbashkëta të ndërmarrë kundër organizatës ISIS nga forcat e sigurisë të Marokut dhe të Spanjës ndalohen 14 persona.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme e Marokut theksohet se: “Në operacionet e përbashkëta të ndërmarrë nga forcat e sigurisë të Marokut dhe të Spanjës në qytetet Kazablanka, Fes, Nador, Melilja dhe El-Husejma janë ndaluar 13 persona me dyshimin për furnizimin me militantë ndaj ISIS. Këto celula të lidhura me ISIS cënojnë interesat e Marokut dhe vendeve të tjera”.

Theksohet gjithashtu se në operacion në kryeqytetin Madrid të Spanjës është ndaluar edhe një person i cili kishte lidhje me ISIS.

Mbreti i 6-të i Marokut, Muhammed edhe më parë kishte marrë një sërë masash për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e vendit, dhe në kuadër të kësaj vendosi detyrimin për zbatimin e vizave ndaj qytetarëve të Sirisë dhe të Libisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit