Në një seancë të jashtëzakonshme Parlamenti i Marokut hodhi poshtë dhe dënoi vendimin e SHBA-ve për njohjen e “Kudsit si kryeqytet të Izraelit”
RABAT (AA) – Në një seancë të jashtëzakonshme Parlamenti i Marokut hodhi poshtë dhe dënoi vendimin e SHBA-ve për njohjen e “Kudsit si kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy Dhomat e parlamentit maroken mbajtën seancë të jashtëzakonshme të përbashkët, ku u diskutua për vendimin presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Kudsin.
Në seancë ku morën pjesë kryeministri Sadeddin el-Osmani, ministrat dhe ambasadori i Palestinës në Rabat Xhemal esh-Shubki, u brohoritën slogane dhe ndërsa pati edhe pankarta kundër Trumpit.
Në deklaratën e përbashkët të parlamentit dënohet vendimi në fjalë. “Hedhim poshtë vendimin e presidentit të SHBA-ve për Kudsin meqë nuk ka asnjë bazë ligjore, etike apo politike”, thuhet në deklaratë.
Shefi i grupit parlamentar të partisë në pozitë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Azmi el-Idrisi gjatë fjailimit të tij në seancë tha: “U bëj thirrje të gjitha shteteve islame dhe arabe që t’i ndërprejnë të gjitha marrëdhëniet me këtë strukturë sioniste”. Idrisi kërkon miratimin sa më të shpejtë të ligjit, i cili njeh si vepër penale normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Projekt-ligji i cili është përgatitur nga katër parti politike në Marok, njeh si vepër penale normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, po pret për katër vite në parlament. Pritet që ky projekt-propozim të vijë sërish në rend të ditës pas zhvillimeve të fundit.
Kundër vendimit të Trumpit për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izralit” në qytete të ndryshme të Marokut janë mbajtur protesta në të cilat kanë marrë pjesë mijëra persona.