Autoritetet në Marok thonë se 42 njerëz janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në aksidentin e autobusit në juglindje të vendit.
Të gjitha viktimat thuhet të jenë shtetas marokenë.
Autobusi, i cili udhëtonte nga Zagora në Marakeç, ka rënë në një thellësi prej 150 metrash.
Shkaku i aksidentit nuk është bërë i ditur, ndërkohë që është themeluar komisioni për hetime./BS/kohaislame