-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mark Zuckerberg humb 16 milionë dollarë në orë

Më të lexuarat

U deshën vetëm më pak se dy javë kohë që Mark Zuckerberg të bie nga lista e 40 miliarderëve më të pasur në botë.

Aksionet e Facebook dje ranë në 28.18 dollarë, për dallim nga 18 maji që kishin një vlerë prej 38 dollarësh, dhe lirisht mund të konkludohet se ky është dështimi më i madh për një IPO të kësaj natyre në dekadën e fundit.

Zuckerberg, për hisen e tij, është duke humb 16 milionë dollarë në orë nga pasuria e tij, që tashmë ka rënë në 14.4 miliardë dollarë. Natyrisht, Zuckerberg është ende shumë i pasur dhe nuk nevojë të ankohet, por pasuria e tij është zvogëluar dukshëm në javën e fundit në një shifër që është e barabartë me GDP-në vjetore të më shumë se 20 shteteve të botës.

Facebook, si kompani nisi me vlerën prej 104 miliardë dollarësh por pas dështimit me IPO tani ka një vlerë prej 61 miliardë dollarësh, vlerë kjo që për shumicën e njerëzve është e arsyeshme për gjigantin e rrjetit social. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit