0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

MARINSAT TALLEN ME VENDASIT

Më të lexuarat

Një video e postuar në internet tregon disa marinsa të ushtrisë amerikane të vendosur në Afganistan dhe Irak, që tallen me disa civilë vendas.

Pamjet janë xhiruar mes viteve 2004-2006, por janë transmetuar online vetëm së fundmi, për të treguar ushtarët që nuk ndodhen më në ato vende.

“Pamje argëtuese që ushtarët kanë xhiruar vetëm për të vënë në lojë steriotipet e shumta të Amerikës. Një mënyrë për të mbijetuar në turne me orë të gjata dhe të mërzitshme”, ka komentuar përdoruesi që ka postuar videon.

Nuk është hera e parë që marinsat amerikanë bëhen protagonistë të të tilla veprimeve të turpshme për reputacionin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Ndër skandalet më të rënda të zbuluara së fundmi ka qenë ai i ushtarëve në Afganistan, që pasi vrisnin talebanët përdhosnin trupat e tyre duke u urinuar sipër.

Ndërsa një rast tjetër ishte ai i zbuluar më herët, kur marinsat pasi vrisnin rebelët e armatosur u prisnin atyre gishtat dhe i përdornin si suvenire.

Disa prej ushtarëve protagonistë të këtyre skandaleve janë ndëshkuar nga gjykatat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, por duket se dënimet janë të pamjaftueshme.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit