Kristina Palten: “Nga muslimanët nuk kam vërejtur asnjë gjë tjetër përveçse miqësi, vëllazëri, njerëzi dhe mikpritje”
STOKHOLM (AA) – , duke vënë në dukje se lufton me paragjykimet dhe frikën kundër Islamit në botën perëndimore tha se “Nga muslimanët nuk kam vërejtur asnjë gjë tjetër përveçse miqësi, vëllazëri, njerëzi dhe mikpritje”, raporton Anadolu Agency (AA).
Palten e cila 2 vite më parë ka vrapuar 1.840 km nga Turqia në Turmenistan për të vërtetuar se janë pa vend paragjykimet dhe frika kundër Islamit në Evropë, ka ardhur sërish në rendin e ditës pas interesit ndaj pamjeve të saj të publikuara në faqen e internetit të një prej gazetave prestigjioze britanike “The Guardian”.
Maratonistja 45 vjeçare Palten duke folur për gazetarin e AA-së, ka vënë theksin se në vendet perëndimore ka paragjykime dhe frikë të ndryshme kundër muslimanëve. “Luftoj me paragjykimet dhe frikën kundër Islamit. Në botë ka 1.5 miliardë muslimanë, dhe kjo popullatë prej 1.5 miliardë nuk mund të jenë terroristë. Është e pamundur që të mos ndikohesh nga vlerësimet rreth vendeve muslimane të kryera nga rrjedha kryesore e mediave. Edhe unë kam menduar ‘çfarë bëhet sikur një grua të vrapojë e vetme në vendet muslimane?’. Shqetësimet që ndodhen tek një njeri në perëndim janë se; ‘një grua nuk mund të vrapojë e vetme në një vend musliman, qëllohet me gurë nëse një grua vrapon e vetme, e përdhunojnë, e arrestojnë dhe e burgosin.’ Ndërsa unë nga muslimanët nuk kam vërejtur asnjë gjë tjetër përveçse miqësi, vëllazëri, njerëzi dhe mikpritje.”
Pasi ka theksuar se ka vërtetuar shumë herë se janë pa vend paragjykimet dhe frika kundër Islamit Palten është shprehur “Në vitin 2015 kam vrapuar plotësisht 1.144 km, ku duke u nisur nga Turqia, kalova Iranin dhe arrita në Turkmenistan. Në vrapimin i cili zgjati 58 ditë kam vrapuar mesatarisht 37 km në ditë. Në Iran jam njohur me 34 familje të ndryshme. Më kanë pritur me qerasje dhe në shumë vende nuk kam paguar para për qëndrimin dhe për disa gjëra të tjera. Kjo ishte një gjë e mahnitshme.”
“Turqit mikpritës”
“Në territorin turk kam vrapuar 270 km me një të njohur nga Finlanda. Populli turk me të vërtetë është shumë miqësor, mikpritës dhe human. Në Turqi pihet çaj në çdo vend. Njerëzit janë kuriozë dhe bujarë. Kamë kaluar një kohë jashtëzakonisht të bukur në Turqi. Para se të mbërrija në Turqi kisha lexuar librin e shkruar nga John Thierry Voiles i cili kryen turne botëror me biçikletë dhe shkruan libra rreth vendeve ku kalon. Në atë libër flitej se populli turk është miqësor.”
Duke i bërë thirrje njerëzve që të mos bëjnë diskriminime Palten tha se “Në vendet muslimane kam dalluar se; ‘Ne jemi të gjithë njerëz’. Muslimanët janë njerëz shumë të sjellshëm dhe bujar. Nuk mund të emërtohen të gjithë muslimanët duke iu referuar disa fanatikëve dhe ekstremistëve brenda muslimanëve. Edhe brenda të krishterëve ka fanatikë dhe ekstremistë. Po ashtu edhe brenda muslimanëve. Në që të dy grupet ka njerëz me besim, dhe njerëz që jetojnë normal. Nuk është e nevojshme të bëhen ndarje, që të gjithë jemi njerëz. Si rezultat kam vrapuar 1.144 km nga Turqia në Turkmenistan. Kam patur mundësinë të njoh nga afër popullin turk, arab, kurd dhe persian. Që të gjithë janë të mrekullueshëm dhe njerëz shumë të mirë. Nëse dëshirojmë ti lëmë një botë të mirë fëmijëve tanë duhet të rrënojmë duke mënjanuar kryesisht paragjykimet dhe frikën tonë kundrejt muslimanëve”./ AA