-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Maqedonia post-referendare, mes integrimit me lëshime dhe ‘identitetit’ të panegociueshëm

Më të lexuarat

Nga Bled Komini 

Maqedonia nuk ja doli që t’bënte hapin e parë të madh drejt integrimit dhe anëtarësimit në BE dhe NATO. Dështimi i referendumit fundjavën e kaluar, tregoi se brenda Maqedonisë janë krijuar dy fraksione që përkrahin përfytyrime identitare të ndryshmembi të ardhmen e vendit. Njërimbështet ndryshimet dhe anëtarësimine Maqedonisë në institucionet euro-atlantike pasi është marr vesh edhe me Greqinë për çështjen e emrit; ndërkohë që tjetrimbështetet tek ruajtja e identitetit kombëtar, përmes një nacionalizmi ekstrem, pa pranuar ndryshimin e emrit. Panorama e këtyre dy rrymave, fraksioneve me përfytyrime identitare jo të njëjta, është dhënë prej autorit me shumë detaje më poshtë.

Angela Merkel, Jens Stoltenberg, Jim Mattis, e shumë personalitete të tjerë shkuan vet në Shkup dhe përgëzuan zyrtarët e lartë maqedonas për ecurinë pozitive drejt reformave euro-atlantike, si dhe arritjeve të dukshme, disa ditë përpara referendumit. Ata bënë thirrje që Maqedonia dhe populli maqedonas të vazhdojë rrugën e nisur për anëtarësim në NATO dhe BE. Vizitat e tyre u deklaruan të suksesshme prej qeveritarëvevendas, duke mos hezituar të shprehin mbështetjen që ata po i jepnin Maqedonisë dhe maqedonasve në këto momente vendimtare.

Ndoshta për shumë veta pritshmëria për të pasur një rezultat pozitiv, në referendumin e fundjavës që lam pas në Maqedoni, ishte shumë e lartë. Mbase mendonin se maqedonasit do zgjidhnin njëherë e mirë të shkëputeshin prej së shkuarës dhe të ndiqnin një rrugë që do ti afronte me vendet e tjera të zhvilluara të Evropës dhe më gjerë. Ndoshta!

Për ata që kishin këtë lloj pritshmërie, dështimi ishte i pallogaritshëm. Të ngritur emocionalisht prej mbështetjes së liderëve që e vizituan Shkupin vetëm një apo dy javë përpara referendumit, ata mendonin se suksesi i tij ishte i garantuar. Ndonjëri mund të shtojë edhe se referendumi ishte konsultativ dhe se dështimi i tij s’do të thoshte asgjë. Kjo mirëkuptohet kur shprehet përmes këtyre fjalëve, por në realitet nuk është aspak e mirëkuptueshme. Vet vizitat e liderëve nga Brukseli, kryeqendrat e Evropës, dhe Uashingtoni, e treguan që referendumi ishtejo vetëm “konsultativ”.

Marrëveshja e Prespës e 17 qershorit të këtij viti vendosi një gurë themeli për Maqedoninë e Veriut, siç do të kishim mundësi ta quanim gjysmë-formalisht pas referendumit. Opozita maqedonase si dhe nacionalistët ekstremistë e cilësuan që në fillim si akt tradhëtie kombëtare marrëveshjen e arritur mes Zaevit dhe Tsiprasit në Prespë. Sipas tyre çdo arritje madhore e shtetit të IRJM do delegjitimohej nëse marrëveshja kalonte fillimisht në referendum e më pas në parlament.

Gjuha maqedonase, historia, e shkuara me “përplot” figura të“njohura” dhe çdo gjë tjetër do i përkisnin të kaluarës dhe s’do merrnin tashmë ndonjë vlerë nën emërtimin e ri. Për këtë arsye marrëveshja nuk duhej pranuar… Tradhëtarët nuk duheshin mbështetur!

Prej shumë kohe brenda Maqedonisë shihet sejanë krijuar dy fraksione politike, ideologjike dhe kulturore, që përkrahin përfytyrime identitare të ndryshme mbi të ardhmen e vendit. Ekzaltimet dhe anatemimet mes tyre vërehen edhe në terminologjinë e përdorur së fundmi: ‘patriotë’ vs ‘tradhëtarë’.

Fraksioni ideologjiko-politik apo rryma e parë, e përkrahur prej Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) dhe partive shqiptare si dhe organizmave të tjerë, mbështetet tek teza se ndryshimi dhe anëtarësimi i Maqedonisë në institucionet euro-atlantike, para dhepas bisedimeve me Greqinë përfshirë zgjidhjen e çështjes së emrit, nuk e dëmton historinë maqedonase, as gjuhën, kulturën dhe as të shkuarën e të ardhmen e saj.

Ndërkaq fraksioni tjetër i përkrahur prej VMRO-DPMNE dhe grupimeve nacionaliste, mbështetet tek ruajtja e identitetit kombëtar, përmes një nacionalizmi ekstrem, duke mos pranuar ndryshimin e emrit dhe as uljen në tryezë me Greqinë.

Kjo situatë vazhdoi derikurAthinai kërkoi Shkupit, të sqaronte pozicionin e vet, nëse ishte për: integrim në BE dhe NATO duke ceduar në disa aspekte, ku futet dhe çështja e emrit; apo të ruante identitetin maqedonas në mënyrë të panegociueshmeme pasojë bllokim të proceseve integruese.Në 17 qershor 2018, Zoran Zaev, si kryeministër i Maqedonisë, vendosi të nënshkruaj marrëveshjen me Athinën dhe të bjerë dakord për çështjen e emrit.

Pas firmosjes së marrëveshjes, një sërë vizitash mbështetëse prej personaliteteve të përmendura në fillim, u aktivizuan si një fazë paraprake, përpara votimit referendar të së dielës që lam pas. VMRO-DPMNE dhe të tjera subjekte politike dhejo politike, kuptuan se ta kundërshtoje hapur marrëveshjen e bekuar prej ShBA-ve dhe Brukselit do të thoshte t’u dilje kundër atyre. Për këtë shkak, taktikisht u shprehën se do ja linin popullit të bënte zgjedhjen e tij, pa influencuar përmes thirrjeve për mosvotim. Ndërkohë që nuk vepruan aspak kështu.

Nën zë, prej tyre, qarkullonte kudo se maqedonasit, patriotët e vërtet, nuk duhet të votonin. Nuk duheshin humbur arritjet e tërë këtyre viteve (por se për cilat arritje bëhej fjalë, zor se mund ta shpjegonte kush?!). Maqedonia që edhe ata vet zyrtarisht e pranojnë si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë,sipas tyre nuk mund të quhej, dhe as duhet të quhet Maqedonia e Veriut. Hollë-hollë pavarësisht kundërshtimit të tyre, marrëveshja e arritur, përball një Athine tepër agresive politikisht dhe dinakërisht diplomatike, qe arritja më e madhe dhe kompromisi më i arritur për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të disa dekadave.

Nga ana tjetër, për maqedonasit nacionalistë, duket se ekziston vetëm historia e shkruar sipas tyre. Kjo gjë ndodh rëndom edhe me grekët, serbët, shqiptarët, bullgarët etj. Pothuajse e njëjta gjë ndodh në tërë Ballkanin. Është shumë e vështirë që në historitë e këtyre vendeve të gjehen pikëtakime të zakonshme. E jashtëzakonshmja qendron se ata kanë një histori pa tjetrin, ose ku tjetri është armiku, jo fqinji me të cilin kanë ndarëtë shkuarën apo kanë jetuar brenda së njëjtës perandori.

Në këtë aspekt, një pjesë e maqedonasve të përpunuar hershëm prej historisë dhe historianëve që prodhonin artefakte historike për latimin e kryeqytetit me shtatore dhe buste madhështore, zgjodhën t’i thonë jo ndryshimit të emrit dhe pranimit të Maqedonisë (së Veriut) në BE dhe NATO, duke mos u paraqitur në votim.

Përmes një përllogaritje të thjeshtë, del se ata që kanë votuar ditën e dielë, në një masë të konsiderueshme përbëjnë elektoratin e Lidhjes Social-Demokrate të Zaevit dhe partive politike shqiptare qëbesonin se këto ndryshime do reflektonin përmirësime të ndjeshme brenda Maqedonisë. 36-37% e votuesve në vetvete, nëse do ta thjeshtonim përllogaritjen, janëmbështetësit e qeverisë aktuale,d.m.th. maqedonasit dheshqiptarët që nuk ranë pre e thirrjeve nën zë të Mickovskit me shokë. Pjesa e munguar e elektoratit që mund të shkonte të votonte 25-30% (duke ju referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare 2016, në Maqedoni votoi rreth 66.88% e votuesve të shpallur), përbëhet në masën më të madhe prej mbështetësve maqedonastë VMRO-DPMNEqë nuk pranuan të dilnin e votonin.

Pavarësisht votimit, treguesit politik, bashkë me ata social kulturor në Maqedoni, theksojnë se maqedonasit u treguan të gatshëm të ndjekin rrugën e vështirë, ndryshe nga ajo e ofruar prej institucioneve euro-atlantike dhe qeverisë së tyre. Ata zgjodhën të ndjekin rrugën enacionalizmit, të të panegociueshmes.

Prej dekadash nacionalizmi ka qenë buka e popujve ballkanas, pjata e vetme ku ata mund të gatuanin ç’të donin. Nën petkun e nacionalizmit dhe “mos-sakrifikimit të historisë”, prej vitesh janë dhunuar dhe përçmuar shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Atyre u janë mohuar të drejtat më themelore, dhe kjo situatënë vitin 2001 mbërriti që të përshkallëzohej deri në luftë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

E përmenda jo më kotë luftën e vitit 2001, për të treguar se Maqedonia sado e përgatitur politikisht për të ndjekur rrugën euro-atlantike, tashmë nuk mund tëzhbëj çorbën e nacionalizmit të gatuar ndër dekada. Kosto e kësaj çorbe, duket se do e shpjerë vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi kryeministriZaev e ka të vështirë të sigurojë në një kohë të shkurtër votat që i duhen në parlament, për të siguruar 2/3 dhe për të kaluar ndryshimet kushtetuese.

Duke analizuar tashmë situatën post-referendare, për shqiptarët brenda maqedonisë si dhe për ata jashtë saj, pesë pika marrin rëndësi thelbësore:

1. Ata analistë e politikanë që mendojnë se duke kaluar Maqedonia në krizë, ekziston mundësia për t’i bashkuar shqiptarët e saj me pjesën tjetër, jo vetëm që gabojnë por harrojnë që në asnjë ndarje territoriale prej vitit 1878 shqiptarët nuk kanë arritur të përfitojnë ndonjë gjë përballë grekëve, serbëve, bullgarëve dhe popujve të tjerë në Ballkan. E ç’ka i bën të mendojnë se do fitojnë sot? Aq më tepër kur Rusia e ka rritur ndikimin (duke mos qenë më ajo e viteve ‘90) dhe Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën pas dhjetë vitesh pavarësi.

2. Shqiptarët nuk duhet ta humbin sensin e mbështetjes së tyre për ShBA-të, pasi momenti historik që po kalojmë është i lidhur ngushtësisht me NATO-n dhe BE-në. Larg tyre, shqiptarët do ishin vulnerabël dhe do shiheshin gjithnjë si element i dobët e i cënueshëm në Ballkan. Nga ana tjetër, ShBA-tëduhet të jenë më të kujdesshme në rajon, sidomos karshi elementit shqiptar, i cili ka treguar dhe vazhdon të tregojë se nuk e “shet” miqësinë me Uashingtonin për Moskën.

3. Maqedonasit (si dhe serbët) nëse vijojnë të mbeten tek tezat nacionaliste të së shkuarës, nuk do arrijnë të formojnë një identitet evropian për të ardhmen e tyre, vetëm nëse kuptojnë se e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara. Nga kjo duhet të përfitojnë shqiptarët, të cilët nuk duhet ta humbin asnjëherë busullën e tyre euro-atlantike. E ardhmja e tyre brenda Maqedonisë merr kuptim vetëm nëse kjo e fundit u siguron shqiptarëve siguri dhe të drejta të barabarta dhe këto arrihen vetëm duke pasur si objektiv angazhimin e qeverisë maqedonase për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

4. Me së shumti prej stanjacionit identitar serbo-sllav, si dhe maqedonas në rastin e fundit, dëmtohen shqiptarët.

5. Duhen zgjedhje parlamentare të reja në Maqedoni; fitorja bindese e Zaevit dhe largimi i Ivanovit si president do ndikojnë në zgjidhjen e shumë problemeve që pengojnë të ardhmen e vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit