2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Maqedonia me të madhe po merr nuse në Shqipëri

Më të lexuarat

Mbi dy mijë mushka janë eksportuar viteve të fundit në nga Maqedonia në Shqipëri, ndërsa në këmbim të kësaj kanë ardhur në Maqedoni mbi dy mijë gra shqiptare.

Kështu raporton e përditshmja maqedonase “Vest” në një shkrim special, ku theksohet se shqiptarët japin vajzat e tyre për mushkat nga Maqedonia, të cilat janë të rralla në Shqipëri, transmeton INA.

Një mushkë në Shqipëri shitet prej 200 – 400 euro, ndërsa një grua shqiptare nga zonat e thella verilindore shitet për 1.000 euro e më lartë.

Sipas gazetës, ky biznes tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe se janë ndërmjetësuesit që kryejnë shërbimet e shitjes së mushkave dhe blerjen e nuseve shqiptare për maqedonasit, kryesisht të moshuar të zonave të thella malore në Maqedoni.

“Vest” shkruan se shumë fshatra të braktisura në Maqedoni dhe Serbi po ringjallen duke sjellë nuse nga Shqipëria, të cilat njihen si amvise dhe punëtore të mira.

Në fund të shkrimit parashtrohet një pyetje logjike se fëmijët që do të lindin nga këto martesa vallë a do të jenë shqiptarë, maqedonas apo një nacionalitet i ri. Ky skandal i tillë i përshkruar nga gazeta maqedonase, duhet të nxisë reagimin e mediave dhe opinionit shqiptar. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit