0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedonia kthehet nën monitorimin e KE

Më të lexuarat

Evrodeputeti britanik Robert Valter po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, në cilësinë e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialogun paramonitorues me Maqedoninë.

Valter gjatë vizitës së tij treditore do të njihet me plotësimin e Rezolutës së KE-së 1213 të vitit 2000 që ka të bëjë me plotësimin e detyrimeve nga Maqedonia si anëtare e Këshillit të Evropës. Valter do të njihet me ndryshimet që kanë ndodhur në vend pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2011, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në nivel lokal, ndikimi i incidenteve ndëretnike, reformat në administratë dhe gjendjen në media.

Një pjesë e këtyre fushave ishin tërhequr nga monitorimi që nga viti 2000, kur ishte hequr edhe plotësisht monitorimi, por për shkak të zhvillimeve të fundit në Maqedoni, vlerësimi i këtyre fushave është kthyer në agjendën e Këshillit të Evropës në Strasburg.

Evrodeputeti britanik do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, si dhe ministra të kabinetit qeveritar, përfshirë ministrinë e brendshme. Zyrtari i lartë i PE do të takohet edhe me përfaqësues të nivelit lokal në Tetovë, Strugë dhe Vevçan. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit