1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Maqedoni, shqiptarët jetojnë nën kërrcënimin e huliganëve

Më të lexuarat

Shqiptarët që jetojnë në disa qytete të Maqedonisë qëndrore po përjetojnë tmerr. Musli Ahmedov, bashkë me familjen është detyruar të braktisë shtëpinë e tij në qytetin e Velesit nga kërcënimet e huliganëve maqedonas.

Ai thotë se disa persona, ish reservist të ushtrisë maqedonase që në vitin 2001 kanë luftuar kundër UCK-së, një kohë të gjatë po e malltretojnë atë dhe familjen e tij duke i kërkuar që ta braktis shtëpinë pasi në këtë qytet nuk ka vend për shqiptarë.
“Vijnë maqedonasit dhe bërtasin se shqiptarët duhet ta lëshojnë Velesin, nuk duam të shohim shqiptarë këtu. Pastaj një ditë kur nuk kam qenë në shtëpi, maqedonasit i janë kërcënuar bashkëshortes time e cila në atë moment ka qenë vetëm me fëmijët e vegjel në shtëpi. Maqedonasit kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe kanë kërcënuar se do të hedhin bomba, do t’i vrasim shqiptarët se ata nuk kanë të drejta këtu. Bashkëshortja ka njoftuar policinë, por edhe pse ka ardhur policia, maqedonasit kanë ofenduar familjen time, ndërsa policia nuk ka marrë masa”, tha Musli Ahmedov, shqiptar nga Velesi.
Nga Ministria e Punëve të Brendëshme në Shkup konfirmojnë se janë të njoftuar për këtë rast duke thënë se policia e Velesit ka ndërmarrë masa dhe i ka paralajmëruar personat e denoncuar se do të sanksionohen nëse vazhdojnë të kërcënojnë Musliun. Por, këto masa të policisë duket se nuk mjaftojnë që Musliu të kthehet në shtëpinë e tij.
“Kam frikë të kthehem në shtëpi. Si të shkoj kur më thonë se do të hedhim bomba, do të vrasim, do t’i presim fëmijët. I vetmi shqiptar jam në atë lagje, me cfarë të mbrohem”, theksoi Musli Ahmedov, shqiptar nga Velesi.
Në qytetin e Velesit jetojnë dhejtëra familje shqiptare. Musli Ahmedov, thotë se nuk është vetëm familja e tij që kërcënohet. Që nga dita e mërkurë kur ka braktisur shtëpinë bashkë me familjen është strehuar përkohësisht tek një familjar i tij në Shkup.
“Tani jam duke jetuar tek kunati im në një lagje të Shkupit edhe ai jeton me qera dhe i ka kushtet e vështira dhe nëse në të ardhmen nuk do të kem vend do të dal në rrugë bashkë me fëmijët. Dua shteti dhe partitë shqiptare që i kemi votuar për të qenë në pushtet ta pastrojnë këtë rast”, shtoi Musli Ahmadov.
Me rastin e Musliut janë njoftuar edhe politikanët shqiptarë dhe Avokati i Popullit. Musliu, javën tjetër do t’i drejtohet edhe ambasadës së Shqipërisë dhe asaj të SHBA-së në Shkup për të kërkuar ndihmë./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit