Gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe zëdhënësi e saj, Toni Angllovski njoftuan se janë arrestuar pesë policë për dyshime për ryshfet në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’. Policia gjatë kontrollit mbrëmë ka gjetur, para, alkool, objekte të vlefshme që dyshohet se janë marrë si ryshfet.
Viktimat e policëve të korruptuar kryesisht janë agjencitë turistike dhe vozitësit e kamionëve. Ata paguajnë që të mos kontrollohen, apo për të heshtur për mungesë të dokumentacioneve.
Ky është rasti i tretë këtë javë ku policët merren me ryshfet, shitje të drogës dhe aktivitete tjera kriminale.
Deri tani kasafortat e mëdha të kontrollit të brendshëm në MPB i fshihnin të dhënat për pronën e policëve. Të gjithë policët kishin obligim të dorëzojnë listë të pronës, por asnjëherë nuk janë kontrolluar.
Por kontrolli i pasurisë së policëve ka qenë i ndërlikuar për autoritetet, kështu që me ligjin e ri të janarit u hoq detyrimi që policët ta paraqesin pronën.
Kasafortat që janë donacion nga jashtë do të mbeten të shmrazura, ndërsa GRECO kërkon të gjendet mënrë që të hetohet prona e policëve.
Spasovski paralajmëron veting apo kontroll të policëve, por te ne vetingu propozohet vetëm për policët, edhe pse ekspertët thonë se duhet të përfshijë të gjithë strukturat tjera që luftojnë krimin.